BOTA

"Shumë arrestime!" Sulm kundër një pjese të rrjetit francez të fibrave optike

M.B. Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 22:43
"Shumë arrestime!" Sulm kundër një pjese të
Foto ilustruese

FRANCA- Persona të panjohur kanë dëmtuar rrjetet e fibrave optike në disa rajone të Francës gjatë natës. Sipas raportimeve të mediave, janë prekur 6 nga 101 departamentet franceze. Parisi, ku zhvillohen Lojërat Olimpike, nuk është një prej tyre.

Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet digjitale, Marina Ferrari, shkroi në Platformën X se dëmi gjatë natës kishte pasur ndikim tek operatorët e telekomunikacionit. Sipas Sekretares së Shtetit, është prekur qasja në telefoninë kabllore, fikse dhe celulare në nivel lokal. Riparimi i plotë i shërbimeve është në proces. Ferrari shkroi: "I dënoj në mënyrën më të ashpër këto akte frikacake dhe të papërgjegjshme”.

Gazeta "Le Parisien" raportoi se janë prekur operatorët Bouygues, Free dhe SFR. Kjo do të ketë pasoja në rrjetin fiks dhe celular - duke përfshirë operatorët e huaj që përdorin rrjetin SFR. Sipas gazetës, ende nuk dihet se sa persona janë prekur nga ngjarja. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për dëmet.

Të premten e kaluar, persona të panjohur kryen sulme në rrjetin hekurudhor të SNCF, duke shkaktuar ndërprerje masive në trafikun hekurudhor pak para hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Ministri i Transportit Patrice Vergriete deklaroi në RTL se për 100.000 vetë nga rreth 800.000 vetë që kishin dashur të udhëtonin me tren këtë fundjavë, qenë anuluar udhëtimet me tren. Paraditen e së hënës (29.07.), ministri i Transporteve bëri të ditur se të gjithë trenat po funksionojnë sërish normalisht.

Nuk dihet ende nëse ka lidhje mes këtij incidenti të ri dhe sulmit ndaj sistemit hekurudhor. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se mendohet se pas sulmeve qëndrojnë anëtarët e grupeve të së majtës ekstreme. Në këtë kuadër u arrestua një ekstremist i majtë dhe u identifikuan profilet e disa personave.

Bëhen shumë arrestime

Ministri Darmanin tha për kanalin France 2 se dhjetëra njerëz ishin arrestuar tashmë në Francë, sepse kishin dashur të prishnin Lojërat Olimpike. Ata kishin dashur gjatë garave të para olimpike të kryenin "aksione sabotuese ose radikale proteste". Por i kishin penguar ta bëjnë këtë. Gazeta "Le Parisien" raportoi se ishin arrestuar 45 anëtarë të lëvizjes radikale mjedisore Extinction Rebellion. Me aksionet e planifikuara ata kishin dashur të protestonin kundër pasojave sociale dhe mjedisore të Lojërave Olimpike./ DW

franca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë