BOTA

Shumë banorë kanë humbur punën dhe të ardhurat prej luftës me Rusinë, punonjësit humanitarë rrezikojnë jetën për të ngrohur banorët e Khrakivit

r.ll Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2025, 22:42
Shumë banorë kanë humbur punën dhe të ardhurat prej
foto ilustruese

UKRAINË- Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF dhe agjencitë e tjera të ndihmave po ndihmojnë komunitetet në rajonin lindor të Ukrainës, që të përgatiten për stinën e ftohtë. Shumë banorë vendas kanë humbur vendet e tyre të punës dhe të ardhurat e qëndrueshme për shkak të luftës dhe nuk kanë mundësi të paguajnë për ngrohje. Korrespondentja Anna Kosstutschenko e Zërit të Amerikës na sjell nga Kharkivi rrëfimin e familjes Malakey, që ka dy fëmijë me nevoja të veçanta.

“Më duhen dy kova me dru për të ngrohur shtëpinë. E ndez sobën në mëngjes dhe zgjat deri në mbrëmje”.

Në shtëpinë e Iryna Malakeyt, kjo sobë e vogël është i vetmi burim i ngrohjes. Për ta mbajtur ndezur, ajo duhet të mbushet vazhdimisht me dru.

Iryna jeton me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët në qytetin Derhachi, në pjesën lindore të Ukrainës, në rajonin e Kharkivit, të dëmtuar rëndë nga lufta.

Vajza e saj 8 vjeçare Anzhelika ka zhvillim të vonuar. Djali i saj 13 vjeçar Sviatoslav u diagnostikua me diabet në verën e vitit 2023.

“Për shkak të luftës, ilaçet po shpenzohen ose kemi vështirësi t’i gjejmë ato. Këtë verë, u detyruam të shkojmë në Kurpiansk për të gjetur ilaçet ngaqë nuk kishte askund tjetër nëpër Ukrainë,” thotë Iryna.

Bashkëshorti i saj punon për të mbajtur tërë familjen. Ai instalon pllaka dhe angazhohet sa herë që gjen punë, ndërsa ajo, rrobaqepëse me profesion, po përpiqet të gjejë punë.

“Punoj nga shtëpia sa herë që mundem, por nuk ka shumë porosi. Kur njerëzit e kuptojnë që jetoj në Derhachi, frikësohen. Më thonë, ‘me gjithë ato bombardime që ndodhin atje, nuk mund të rrezikojmë të vijmë deri atje’”.

Në vitin 2023, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, i dha ndihmë financiare dhe paketa higjienike kësaj familjeje. Këtë vit, kjo organizatë po ndihmon me përgatitjet për dimrin në rajonin e Kharkivit, thotë Pavlo Pershyn, oficer i emergjencave pranë UNICEF-it.

“Fillimisht planifikojmë t’u japim asistencë familjeve me fëmijë që banojnë në një perimetër deri në 30 kilometra. Megjithatë, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë, shumica e familjeve me fëmijë që jetojnë në disa zona specifike, siç janë Kupenska dhe Borivska, u detyruan të evakuohen”, thotë ai.

Punonjësit e fondacionit bamirës ‘Parajsa e Qetë e Kharkivit” ka ndihmuar në shpërndarjen e pakove me qymyr tek këto komunitete përkundër rrezikut të vazhdueshëm nga bombardimet, thotë menaxheri Volodymyr Akshentsev.

“Ka patur raste kur, fatkeqësisht, punonjësit tanë janë goditur. Jemi detyruar t’i kushtojmë më shumë vëmendje sigurisë. Ndonjëherë e bëjmë planin, e gjejmë rrugën, por duhet ta anulojmë për shkaqe sigurie”, thotë ai.

Sipas zotit Akshentsev, së fundmi punonjësit e ndihmave në rajonin e Kharkivit u vranë nga një dron rus.

“U sulmuan nga një dron. Ata ishin me një makinë të bardhë me shenja të qarta se bëhej fjalë për ndihmat humanitare. Ishte e pamundur të mos dallohej që nuk ishte automjet ushtarak”, thotë ai.

Përkundër rreziqeve të përditshme, organizata “Parajsa e Qetë” vazhdon të bëjë shpërndarjen e qymyrit, ndërkohë që ndihmat e UNICEF-it për dimër mbulojnë 16,000 familje në rajonin e Kharkivit, prej të cilave 9 mijë po marrin asistencë financiare dhe rreth 3 mijë të tjera tashmë morën qymyr për ngrohje gjatë këtij dimri./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë