BOTA

Shumë importe, pak eksport, deficiti tregtar i Kosovës rritet me 7,5%

n.f Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 18:37
Shumë importe, pak eksport, deficiti tregtar i Kosovës rritet me 7,5%
Foto ilustruese

TIRANË-Deficiti tregtar i Kosovës shënoi një rritje prej 17,5% në dhjetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet e mallrave arritën në vetëm 69,6 milionë euro. Kurse, importet u rritën ndjeshëm, duke arritur në 631,1 milionë euro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi treguesit e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2024, ku është evidentuar një deficit tregtar prej 17,5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar për dhjetor 2024 ka arritur në 561,5 milionë euro, duke shënuar rritje nga 477,7 milionë euro që ishte në dhjetor 2023. Eksporti mbulon importin me vetëm 11,0%.

Eksportet e mallrave arritën në vetëm 69,6 milionë euro, duke mbuluar importet në masën minimale prej 11,0%. Në të kundërt, importet u rritën ndjeshëm, duke arritur në 631,1 milionë euro, me një rritje prej 16,2% krahasuar me vitin e kaluar. Ky është një sinjal i qartë se ekonomia po përballet me një mungesë të thelluar të kapaciteteve prodhuese dhe konkurruese përballë tregjeve ndërkombëtare.

Të dhënat tregojnë një mungesë diversifikimi në strukturën e eksporteve dhe dominimin e disa sektorëve: Eksportet përbëheshin kryesisht nga metale bazë (20,3%), ushqime të përgatitura, pije dhe duhan (14,9%), si dhe plastika dhe goma (11,5%).

Importet, nga ana tjetër, ishin të përqendruara në produktet minerale (16,6%), makineri dhe pajisje mekanike/elektrike (13,1%) dhe ushqime të përgatitura (12,7%). Kjo strukturë tregon varësinë e lartë të ekonomisë nga importet, sidomos për mallra me vlerë të shtuar, ndërsa eksportet mbeten kryesisht produkte me përpunim të ulët.

Eksportet drejt vendeve të BE-së shënuan një rritje prej 26,6%, duke arritur në 23,6 milionë euro, ndërsa importet nga këto vende arritën në 269,8 milionë euro (+5,7%). Partnerët kryesorë për eksport ishin Gjermania (10,0%) dhe Austria (5,0%).

Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s arritën në 33,2 milionë euro (+19,0%), ndërsa importet shënuan një rritje alarmante prej 44,1%, duke arritur në 99,6 milionë euro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin partnerët kryesorë.

Eksportet me këto vende shënuan 12,7 milionë euro (18,3%), me Zvicrën dhe SHBA-në si partnerë kryesorë. Ndërsa, importet nga Turqia dhe Kina përbënin pjesën më të madhe të këtij grupi.

Rritja e importit dhe deficiti tregtar në rritje tregojnë për dobësinë strukturore të ekonomisë së Kosovës, e cila mbetet e varur nga mallrat e importit dhe ka kapacitete të kufizuara për prodhim dhe eksport.

Shifrat e tregtisë nxjerrin në pah mungesën e një strategjie të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik, investimet e ulëta në teknologji dhe përpunim, si dhe një klimë jo të favorshme për prodhuesit vendas.

Sipas të dhënave të ASK-së, grupet kryesore të eksporteve janë: Metalet bazë dhe artikujt prej tyre – 20,3%. Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani – 14,9%. Plastika, goma dhe artikujt prej tyre – 11,5%. Artikujt e ndryshëm të prodhuar – 7,3%. Produktet minerale – 59,8%./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë