BOTA

Si mund të parandalohen sulmet me thikë?

n.f Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 09:45

Si mund të parandalohen sulmet me thikë?

GJERMANI- Numri i sulmeve të dhunshme me thikë është duke u rritur. Masat (parandaluese) kundër kësaj forme dhune po shtohen. Çfarë masassh duhet ndërmarrë?

Që nga tetori i vitit të kaluar, në Gjermanika hyrë në fuqi një ligj më i rreptë për mbajtjen e armëve. Qëllimi i ligjit ishte të krijohen zona në hapësirat publike ku ndalohet mbajtja ethikave. Këto përfshijnë vendet ku mbahen festime publike, tregjet, stacionet e trenave, por edhe autobusët dhe trenat. Kjo pavarësisht nga lloji i thikës në fjalë, ose sa e gjatë është ajo.

Nëse policia kap ndonjë person me thikë gjatë një kontrolli, për shembull në një stacion treni, personi përballet me një gjobë dhe thika konfiskohet.

Mbajtja e paligjshme e një thike

Falë legjislacionit të ri, autoritetet mund të krijojnë zona të veçanta ku ndalohetmbajtja e armëve më shpejt dhe më lehtë. Në këtë rast policët mund të veprojnë në mënyrë parandaluese duke konfiskuar thikat ose duke vendosur gjoba, me qëllim frikësimin e shkelësve të mundshëm të ligjit. Zona të tilla ekzistojnë në një numër gjithnjë e më të madh në Gjermani.

Në marrëveshjen e koalicionit të partive tëUnionit(CDU/CSU) dhe SPD, është edhe një paragraf i shkurtër kushtuar krimit të lidhur me thikat. Qeveria e re, siç është njoftuar, dëshiron të shqyrtojë nëse është e mundur të shtrëngohen më tej dënimet që sanksionojnë dhunën që përfshin përdorimin e thikave.

Kriminologia Britta Bannenberg nga Universiteti Justus Liebig në Gießen beson se zonat pa thika janë një masë kuptimplote: "Kontrollet duhet të shtohen sidomos në pikat e nxehta të krimit në hapësirat publike, ku lëvizin shumë njerëz, ku takohen shumë të rinj për t'u argëtuar, ku ka një potencial të shtuar për përshkallëzim."

Megjithatë, Bannenberg shton se është e bindur se ndalime të tilla ndoshta nuk do t'i frikësojnë ata njerëz që llogarisin me dhunën, për shembull në fushën e krimit të organizuar ose që lidhen me drogën.

Megjithatë, ligjet dhe kontrollet nuk garantojnë siguri të plotë. "Papritmas ky burrë u shfaq para meje dhe më goditi me thikë pa thënë asgjë", thotë Liliana F. Kjo grua 19-vjeçare u sulmua në shkurt në një stacion të një qyteti të vogël në Saksoninë e Poshtme, ku pësoi lëndime të rënda dhe jeta e saj ishte në rrezik. Sulmuesi ishte një burrë me probleme mendore, i njohur më parë nga policia. Ai kishte një thikë, e cila ishte e ndaluar në atë vend. Në Saksoninë e Poshtme, sipas statistikave të policisë, regjistrohen mesatarisht tetë sulme me thikë në ditë. Në Berlin - dhjetë.

Më shumë sulme me thikë?

Rreth 29.000sulme me thikë u regjistruan nga autoritetet gjermane në të gjithë vendin gjatë vitit të kaluar 2024. Në statistika janë regjistruar edhe kërcënimet si dhe përpjekjet për sulme me thika, si "sulme".

Në rreth 10.000 raste të lëndimeve të rrezikshme trupore, thikat ishin armë në duart e autorëve, e kjo shënon rreth dhjetë për qind më shumë sesa në vitin 2023.  Kriminologu Dirk Baier nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Cyrih thotë se është optimist i matur dhe beson se numri i sulmeve me thikë mund të ketë arritur kulmin: "Kur krimet e dhunshme arrijnë një nivel që një shoqëri nuk e pranon më, atëherë e dimë se trendi mund të ndryshojë".

Aktorët e shoqërisë civile, punonjësit socialë në shkolla dhe institucionet policore që përqendrohen në këto tema në punën e tyre mund të kontribuojnë në uljen e numrit të krimeve. Por të dhënat statistikore nuk janë ende mjaftueshëm të sakta.

Për momentin, projektet kërkimore që merren me dhunën e lidhur me përdorimin e thikave janë të rralla. Saksonia e Poshtme dëshiron të nisë një projekt të tillë këtë vit. Edhe Britta Bannenberg është e përfshirë në kërkimet për përdorimin e dhunës me thika: "Ne duam të zbulojmë se kush mban ose përdor një thikë dhe për çfarë arsyesh, në mënyrë që të mundësojmë futjen e masave parandaluese të synuara."

Çështje mashkullore?

Mbajtja e thikës dhe dhuna e lidhur me thikat është një çështje kryesisht mashkullore. "Burrat janë më të dhunshëm se gratë. Ky është një zbulim i zakonshëm kriminologjik", thotë Bannenberg. Edhe Dirk Baier shton: "Kjo ka të bëjë edhe me idenë e maskulinitetit. Me mbajtjen e një thike ata duan të tregojnë: Unë jam një djalë i rrezikshëm." Sidomos burrat e rinj, nën moshën 40 vjeç, kanë tendencë më shpesh drejt dhunës. Shifrat janë më se të qarta për këtë çështje.

Çfarë roli luan origjina?

Ekspertja Bannenberg thotë se ka emigrantë nga vende ku rritja e dhunshme e fëmijëve dhe përvoja e dhunës në lëkurën e tyre është shumë më e theksuar sesa në Gjermani. Por origjina është vetëm një nga shumë faktorë, sepse çështja është shumë më komplekse.

Sipas Dirk Baier, duhet të merren parasysh edhe rrethanat: përvojat traumatike të ikjes nga vendi i origjinës, perspektivat e pamjaftueshme në Gjermani, si dhe integrimi i pamjaftueshëm, që mund të ndikojnë në sjelljen e dhunshme të këtyre njerëzve.

Baier mbështet miratimin e një plani kombëtar veprimi. Ai thotë se nevojiten më shumë para për punë sociale, më shumë këshillim dhe kujdes për autorët e krimit, nevojiten fushata kundër dhunës - dhe më shumë vëmendje ndaj viktimave./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë