BOTA

Si po e paraqesin mediat e Kremlinit ndryshimin diplomatik SHBA-Rusi?

r.ll Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 08:10
Si po e paraqesin mediat e Kremlinit ndryshimin diplomatik SHBA-Rusi?
foto ilustruese

RUSI- Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po përmirësojnë raportohet në frontit diplomatik: Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i Fondit rus për Investime Direkte, tani është në Uashington për të avancuar bisedimet për Ukrainën. Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë rus ka vizituar kryeqytetin amerikan, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Por, situata që po ndryshon me shpejtësi ka krijuar disonancë në Moskë. Zemërimi i presidentit amerikan, Donald Trump, me përparimin e bisedimeve për paqe në Ukrainë tani është shfaqur publikisht dhe udhëheqësi amerikan papritur ka ndryshuar retorikën e tij kundër Putinit.

Më 30 mars, Trump telefonoi Kristen Welker të NBC News për të shprehur zemërimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë Welkerit se ishte “shumë, shumë i zemëruar” me shefin e Kremlinit që ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha gjatë një konference për media më 1 prill se Trumpi “është i zemëruar me udhëheqësit e të dy palëve të kësaj lufte”. Megjithatë, deklaratat e presidentit amerikan përbëjnë një ndryshim të madh të qëndrimit.

Trump – i cili rrallë flet për Putinin në kontekst negativ – fillimisht kishte shprehur zemërim për presidentin ukrainas, të cilin e ka quajtur “diktator” dhe është përplasur me të publikisht në Zyrën Ovale.

Ndërkaq, një pjesë e transmetuar më 31 mars gjatë një programi informativ në televizionin shtetëror rus, Rossiya-1, sugjeroi se kishte një agjendë të fshehur politike nga NBC News sa i përket raportimit për deklaratat e Trumpit.

“Në mënyrë që disi të balancohet presioni i madh për Ukrainën, kanali televiziv NBC News, që mbështet Zelenskyn, madje arriti të nxirrte një deklaratë nga Trumpi lidhur me zemërimin e tij të pretenduar karshi Putinit”, tha prezantuesi i këtij programi rus.

Prezantuesi televiziv dhe propagandisti, Yevgeny Popov, pati një qasje pak më të ndryshe, duke sugjeruar se Trumpi thjesht ka devijuar vëmendjen brenda shtetit të tij nga zhurma e krijuar për shkak të rrjedhjes së informacioneve lidhur me planet e një sulmi gjatë një bisede në aplikacionin Signal, ku ishte përfshirë gabimisht edhe një gazetar.

“Kjo nuk është befasi”, tha Popov.

“Banori i Shtëpisë së Bardhë po tenton të mbulojë skandalin sa i përket rrjedhjes së informacioneve lidhur me sulmet ndaj rebelëve Huthi përmes aplikacionit të mesazheve, Signal”.

Megjithatë, ky mesazh është një largim prej retorikës festive në televizionin rus që pasuan përplasjen në Zyrën Ovale të Trumpit me Zelenskyn. Po ashtu, premtimet e Trumpit se do të ndërmarrë një qëndrim më të ashpër ndaj Putinit nëse Rusia dështon të përmbushë premtimet e saj mund të ulin disa pritshmëri lidhur me një riafrim të madh me SHBA-në.

Për t’u siguruar, analizimi i deklaratave i bërë në mediat shtetërore ruse është një mënyrë e pasaktë për të matur perspektivat për raportet SHBA-Rusi apo gatishmërinë e Putinit për të arritur një marrëveshje me Trumpin. Mediat shtetërore ruse zakonisht merren si një barometër i besueshëm i asaj se çfarë mendon Putini dhe përcjellin pikëpamjet e Kremlinit për publikun rus, por vetë Putini është në krye të një aparati të mbyllur të vendimmarrjes.

Ndoshta më treguese sesa manipulimet që bëhen për Trumpin në televizionin shtetëror rus, është paraqitja e deklaratave nxitëse që propagandistët kryesorë të Kremlinit po i bëjnë për Evropën, veçmas kur shtetet evropiane po bashkohen.

Në deklaratat që pasuan marrëveshjen SHBA-Rusi për ndalimin e forcës ushtarake në Detin e Zi, prezantuesi televiziv dhe propagandisti Vladimir Solovyov, u mburr duke thënë se evropianët nuk kishin vend në bisedimet në Riad.

“Për Trumpin, Putini është krejtësisht i kuptueshëm: udhëheqës i një shteti që ka vlerat themelore të ngjashme me të tij dhe një grup vlerash themelore. Kush po e kundërshton atë?”, tha Solovyov.

“Për Trumpin, Evropa është armikja”.

Në një intervistë dhënë së voni në CNN, nacionalisti rus, Aleksandr Dugin, po ashtu sulmoi Evropën, duke spekuluar:

“Nëse, për shembull, Trump do të tërhiqte SHBA-në nga lufta jonë në Ukrainë, mund të ketë një situatë ku ne luftojmë kundër globalistëve evropianë, liberalëve evropianë në Ukrainë, pa Amerikën”.

Dikush mund të vë në pikëpyetje mençurinë e dhënies së një platforme për një njeri të njohur për retorikën e tij gjenocidale (v.j. autori ka punuar më parë për CNN), por mesazhi ishte i qartë.

Propaganda ruse e ka pasqyruar Evropën si kërcënim, veçmas për shkak të bisedimeve për “koalicionin e vullnetit” për mbështetjen e Ukrainës, e madje me mundësi që në Ukrainë të dërgohen trupa paqeruajtëse.

Fraza “hapja e shampanjës në Moskë” është bërë e famshme dhe përdoret me vendimet politike të SHBA-së që duket se janë në favor të Putinit.

Ndoshta kjo është një referencë e pavetëdijshme për momentin kur ultranacionalisti rus, Vladimir Zhirinovsky, bëri gëzuar për të festuar fitoren në zgjedhje të Trumpit më 2016.

Por, ende nuk ka asnjë ngjarje që televizioni rus të mos e shfrytëzojë për të shpjeguar sinjalet kundërthënëse nga Uashingtoni./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë