Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
SHBA - Firmat evropiane të mbrojtjes duket se do të përfitojnë nga investimi i Bashkimit Evropian për riarmatim, i nxitur nga ndryshimi i qasjes së Shteteve të Bashkuara lidhur me sigurinë e Evropës nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, plani Riarmatimi i Evropës prej 860 miliardë dollarësh përballet me kundërshtime nga Hungaria dhe Sllovakia.
Aksionet e disa firmave evropiane të mbrojtjes regjistruan rritje dyshifrore në javët e fundit, duke përmbysur frikën e përgjithshme në tregjet globale të aksioneve nga pasojat e një lufte të mundshme tregtare.
Evropa po angazhohet në forcimin e mbrojtjes së saj pasi Uashingtoni sinjalizoi se siguria evropiane nuk do të jetë më përparësi e tij.
“Tregu i aksioneve e ka kuptuar gjithashtu se Evropa duhet të mbrohet vetë në përputhje me rrethanat e reja, sepse duket se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol dytësor si një partner i besueshëm i saj”, thotë Tim Oechsner nga banka gjermane Steubing AG.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar prej kohësh që Evropa të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj, duke argumentuar se Uashingtoni nuk duhet të paguajë më për këtë.
Në takimin në Bruksel të enjten, krerët e Bashkimit Evropian, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, diskutuan “Planin Riarmatimi i Evropës” prej 860 miliardë dollarësh të financuar nga bonot e thesarit të BE-së dhe rregullat e lehtësuara për huamarrjen dhe shpenzimet.
“Paratë janë më pak problem sesa vendosmëria. Ne pamë pas pandemisë së koronavirusit se si Evropa dhe BE-ja ishin në gjendje të mobilizonin shpejt qindra miliarda euro”, thotë Mattia Nelles nga Byroja Gjermano-Ukrainase, një firmë konsulence me seli në Dyseldorf.
Vendet anëtare të BE-së po rrisin gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes. Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, u zotua të lehtësojë rregullat e ashpra gjermane të huamarrjes.
“Dua të jem shumë i qartë këtu. Çfarëdo që është e nevojshme duhet gjithashtu të shkojë për mbrojtjen tonë tani, duke patur parasysh kërcënimet ndaj lirisë sonë dhe paqes në kontinentin tonë", tha ai.
Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të kufizuar përdorimin e disa armëve të prodhuara nga Amerika ka nënvizuar dëshirën e Evropës për të forcuar aftësitë e veta ushtarake.
“Është e rëndësishme, që paratë që shpenzojmë, të paktën të qëndrojnë në Evropë. Ne nuk duhet të blejmë sisteme armësh amerikane me këto para”, thotë Robert Halver nga banka gjermane Baader Bank.
Udhëheqësit evropianë janë zotuar gjithashtu të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.
Por, a mundet Evropa të riarmatoset dhe njëkohësisht të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë?
“Ju nuk mund të ndërtoni një kompleks industrial të mbrojtjes brenda natës. Kjo nuk është diçka që do të shfaqet papritmas dhe sigurisht që nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi luftën në Ukrainë”, thotë eksperti britanike Mark Galeotti nga firma Mayak Intelligence.
Jo të gjithë evropianët janë dakord me këtë. Hungaria dhe Sllovakia kanë shprehur kundërshtime ndaj mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën.
“Vazhdimi i luftës është i gabuar dhe i rrezikshëm”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për luftën në Ukrainë.
Jashtë ndërtesës ku po mbahej samiti i BE-së, protestuesit bënë thirrje që Evropa të konfiskonte 200 miliardë dollarë të pasurive ruse të ngrira në bankat evropiane dhe t'i përdorte ato para për të mbrojtur Ukrainën./VOA
Marco Rubio SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërrin në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën për bi...
Foto ilustruese RUSIA - Forcat speciale ruse ecën për kilometra me radhë brenda një gazsjellësi për të goditur njës...
ITALI- Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, vdiq në spitalin e Udine. Pas nj&eum...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë se po merrte sh...
KANADA- Kanadaja pritet të ketë një kryeministër të ri ndërsa Partia Liberale në pushtet përgatitet të shpall&eum...
Foto ilustruese IZRAEL - Izraeli tha se do të dërgojë një delegacion në Katar të hënën “në përpjekj...
BRUKSEL- Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë së ndërprerjes s...
ROMË- Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku po tregon një përmisim gradual pas më shumë se tre javësh në spita...
Foto ilustruese KALIFORNI - Në një fitore për kompaninë X të miliarderit Elon Musk. Shteti i Kalifornisë nuk do t’u k&e...
SHBA- Miliarderi Elon Musk ka kërkuar daljen së SHBA-së nga NATO, duke thënë në platformën e tij të mediave sociale se...