BOTA

Sirianët të zemëruar bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad

n.f Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 15:44
Sirianët të zemëruar bëjnë thirrje për ekzekutimin
Foto ilustruese

SIRI- Zemërimi në kryeqytetin sirian është i dukshëm ndërsa familjet kërkojnë për të dashurit e tyre, që rezultojnë të zhdukur, ose kanë vdekur në sistemin e egër të burgjeve të qeverisë së rënë. Siç njofton nga Damasku, korrespodentja e e Zërit të Amerikës Heather Murdock, gjatë një tubimi në kryeqytetin sirian, pjesëmarrësit bënë thirrje për ekzekutimin e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Në Damask zemërimi i thellë është i pranishëm kudo. Gjatë funeralit të një viktime të torturës në burg, të pranishmit bëjnë thirrje për ekzekutimin e presidentit Bashar al-Assad, më pak se një javë pasi ai u largua nga vendi. Ata me të cilët foli Zëri i Amerikës, tregojnë se kanë humbur dikë në sistemin e egër të burgjeve që ra bashkë me regjimin.

“O Zot, ku është djali im? Dua ta shoh, ta mbaj dhe të ndjej aromën e tij. Nuk e di ku është. E morën nga unë. Shpresoj që Zoti t'i marrë ata", shprehet e ëma e një të burgosuri.

I riu që po varrosej, Mazen al-Hamada, vdiq në burg pasi foli publikisht se ishte torturuar. Në këtë spital familjet po kërkojnë për trupat e njerëzve që besohet se kanë vdekur së fundmi. Fotografitë e trupave varen në muret jashtë. Na thuhet, se shumë prej tyre, kanë plagë që duket se janë pasojë e torturave. Brenda spitalit, dhjetëra trupa nuk janë identifikuar ende. Por shumica e familjeve që kanë ardhur këtu nuk po i gjejnë të afërmit e tyre.

“Djemtë e mi janë arrestuar në vitin 2014, na dhanë certifikatat e vdekjes, por ne nuk e dimë se çfarë ndodhi me ta. Skena këtu është e papërshkrueshme. Të zemëron shumë”, tregon Majda Abu al-Omani, djemtë e së cilës rezultojnë të zhdukur.

Në burgun famëkeq Sednaya, të tjera familje kërkojnë të dhëna që mund t'i ndihmojnë të gjejnë të dashurit e tyre të humbur. Shumë besojnë se ka të burgosur të zhdukur që janë ende gjallë dhe gjenden në objekte sekrete.

“Ka shpirtra të gjallë nën këtë tokë. Dhe jo vetëm një apo dy. U bë katër ose pesë ditë që jemi këtu në Sednaya dhe deri më tani, asgjë”, tregon Khamis el-Ibrahim, i cili kërkon vëllanë e tij të zhdukur.

Gazetarja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, në Damask, tregon se që kur gjendjet atje, shume njerëz i janë afruar për të shprehur zemërimin dhe trishtimin që ndjejnë, njëri prej tyre ishte shprehur se “bota e ka ditur për dekada se çfarë po ndodh këtu”, duke pyetur më pas se “përse mediat perëndimore po vijnë tani?/ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë