BOTA

"Sistem që shkel parimet humanitare!" Analiza: Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

M.B. Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 07:52

"Sistem që shkel parimet humanitare!" Analiza: Cili

LINDJE E MESEM- Një grup, i mbështetur nga Uashingtoni, që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se ka nisur operacionet, pavarësisht kundërshtimit nga Kombet e Bashkuara dhe shumica e grupeve humanitare dhe pavarësisht dorëheqjes së papritur të një nga drejtorëve të tij ekzekutiv.

Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF) është një pikë kyçe për sistemin e ri të ndihmave që do të largonte shpërndarjen e ndihmave nga grupet bamirëse të udhëhequra nga OKB-ja, të cilat kanë zhvilluar një operacion të madh të dërgimit të ushqimeve, ilaçeve, karburanteve, çadrave dhe furnizimeve të tjera në Gazë që nga nisja e luftës në tetor të vitit 2023.

Mekanizmi i ri e kufizon shpërndarjen e ushqimeve në një numër të vogël qendrash të mbikëqyrura nga kontraktorë të armatosur, ku njerëzit duhet të shkojnë vetë për t’i marrë ndihmat. Aktualisht po vendosen katër qendra të tilla, të gjitha pranë pozicioneve ushtarake izraelite. Tre prej tyre ndodhen në skajin jugor të Gazës, ku ka shumë pak palestinezë.

GHF-ja tha se të hënën ka nisur kamionët me ushqime drejt qendrave të veta dhe ka nisur shpërndarjen, pa dhënë detaje për sasinë e ndihmave të shpërndara. Fondacioni ka deklaruar se fluksi i furnizimeve “do të rritet çdo ditë”. GHF-ja tha po ashtu se planifikon të dërgojë ndihma për më shumë se 1 milion palestinezë deri në fund të javës. Rripi i Gazës ka një popullsi prej afër 2.3 milionë banorësh.

Jake Wood, amerikani që e ka udhëhequr këtë përpjekje, tha të dielën në mbrëmje se po jepte dorëheqje pasi ishte e qartë se organizata nuk do të lejohet të operojë në mënyrë të pavarur. Izraeli ka kërkuar një plan alternativ sepse e akuzon Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – se po i devijon ndihmat. OKB-ja dhe grupet e tjera të ndihmës kanë mohuar se ka devijim të madh të ndihmave. Ata kundërshtojnë mekanizmin e ri, duke thënë se ai i lejon Izraelit që të përdorë ushqimin si armë, shkel parimet humanitare dhe nuk do të jetë efektiv.

Izraeli e kishte bllokuar hyrjen e ushqimeve, karburantit, ilaçeve dhe çdo lloj ndihme tjetër në Gaza për gati tre muaj, duke e çuar territorin drejt urisë. Javën e kaluar, ai lejoi një sasi minimale furnizimesh, duke deklaruar se do t’ia linte OKB-së shpërndarjen vetëm derisa GHF-ja të bëhej funksionale. Ministria e Brendshme, e udhëhequr nga Hamasi, të hënën ka paralajmëruar palestinezët në Gazë kundër ndërveprimit me GHF-në.

Por, si do të funksionojë ky plan, kush qëndron pas tij dhe pse po kundërshtohet nga grupet e ndihmës? Publikisht, GHF-ja u lansua më herët gjatë këtij viti dhe udhëhiqet nga një grup i kontraktorëve amerikanë të sigurisë, ish-oficerë ushtarakë dhe zyrtarë të ndihmës humanitare. Fondacioni ka mbështetjen e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Deri në dorëheqjen e tij, Jake Wood ishte fytyra e fondacionit. Wood është veteran i ushtrisë amerikane dhe bashkëthemelues i grupit për ndihmë gjatë fatkeqësive të quajtur Ekipi Rubikon. Tani është e paqartë se kush e udhëheq GHF-në. Një propozim që është shpërndarë nga grupi në fillim të këtij muaji, të cilin e ka siguruar agjencia AP, përfshinte disa emra, përfshirë edhe ish-drejtorin e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley. As Beasley dhe as GHF-ja nuk e kanë konfirmuar përfshirjen e tij.

Po ashtu, mbetet e paqartë se kush po e financon GHF-në. Fondacioni pretendon se ka marrë më shumë se 100 milionë dollarë nga një qeveri e Bashkimit Evropian, por nuk ka zbuluar emrin e donatorit. SHBA-ja dhe Izraeli kanë deklaruar se nuk e financojnë. Plani i GHF-së për të përqendruar shpërndarjen përmes qendrave është i ngjashëm me një plan të dizajnuar nga Izraeli.

Grupi thotë se katër qendrat e para do të shërbejë vakte për afër 300.000 njerëz. Sipas fondacionit, me kohë ai do të jetë në gjendje të plotësojë nevojat e 2 milionë njerëzve. Po ashtu, ka deklaruar se do të krijojë qendra të tjera brenda 30 ditësh, përfshirë në veri, por nuk ka treguar se ku saktësisht do të ndërtohën këto qendra.

Ndihmat do të transportohen me ndihmën e nënkontraktorëve privatë, të cilët do t’i dërgojnë furnizimet me automjete të blinduara nga kufiri i Gazës deri në qendrat e ndihmës dhe ata do të ofrojnë edhe siguri. Qëllimi, sipas fondacionit, është të pengohet përfshirja e bandave kriminale ose militantëve në devijimin e ndihmave.

Imazhet satelitore të realizuara më 10 maj, të cilat i ka siguruar AP-ja, kanë treguar se ka nisur ndërtimi i qendrave. Fotografitë kanë treguar një qendër në Gazën qendrore, afër Korridorit Netzarim, një rrip toke që mbahet nga trupat izraelite. Tre të tjera janë në zonën e Rafahut, në jug të Korridorit Morag, një tjetër rrip që mbahet nga ushtria.

Pothuajse e gjithë popullsia aktualisht është në veri të Gazës – ku aktualisht nuk ka asnjë qendër – apo në Gazën qendrore. Ata do të duhet të kalojnë nëpër vija ushtarake izraelite për të arritur në qendrat afër Rafahut. Pak para dorëheqjes së tij, Wood foli për disa përshtatje të planit, por nuk është e qartë nëse Izraeli është pajtuar me këto ndryshime.

Në një letër dërguar zyrtarëve izraelitë, të cilën e ka parë AP-ja, Wood tha se derisa të jenë funksionale të paktën tetë qendra, sistemi ekzistues i udhëhequr nga OKB-ja do të vazhdojë të ofrojë ushqim paralelisht me GHF-në. Ai shtoi se edhe në të ardhmen, sistemi i udhëhequr nga OKB-ja do të vazhdojë të shpërndajë të gjitha ndihmat humanitare joushqimore – përfshirë furnizimet mjekësore, produktet higjienike dhe materialet për strehim. Wood e pranoi se GHF-ja nuk është në gjendje t’i menaxhojë këto ndihma.

Në letrën e dërguar trupit ushtarak izraelit përgjegjëse për koordinimin e ndihmës në Gaza, COGAT, Wood tha se GHF-ja dhe Izraeli kishin rënë dakord për këto kushte. Megjithatë, COGAT-i nuk e ka konfirmuar këtë gjë. OKB-ja dhe organizatat e ndihmës thonë se ky plan do ta përdorte ndihmën si “armë” për qëllime ushtarake dhe politike të Izraelit.

Sipas tyre, Izraeli do të kishte kontrollin për të përcaktuar se kush do të marrë ndihmë dhe për të detyruar popullsinë të zhvendoset në zonat ku shpërndahet ajo, duke zbrazur kështu pjesë të mëdha të territorit. Kjo do të përbënte, potencialisht, shkelje të ligjeve ndërkombëtare që ndalojnë zhvendosjen me forcë.

“Nuk mund të marrim pjesë në një sistem që shkel parimet humanitare dhe rrezikon të na përfshijë në shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare”, tha Shaina Low, këshilltare për komunikimin në Këshillin Norvegjez për Refugjatët, një nga organizatat kryesore të ndihmës që operojnë në Gazë.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sipas këtij mekanizmi të ndihmës, popullsia e Gazës do të zhvendosej përfundimisht në një “zonë sterile” në skajin jugor të Gazës. Ai deklaroi se kjo bëhet për mbrojtjen e tyre, ndërsa forcat izraelite luftojnë Hamasin në pjesë të tjera të enklavës palestineze. Netanyahu shtoi gjithashtu se pasi palestinezët të futen në atë zonë, “nuk është e thënë që të kthehen më”.

Izraeli gjithashtu thotë se pasi Hamasi të mposhtet do të zbatojë një plan të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur popullsinë e territorit jashtë Gazës, megjithëse e paraqet largimin si “vullnetar”. Palestinezët, së bashku me pothuajse gjithë komunitetin ndërkombëtar, e kanë refuzuar këtë ide.

GHF-ja tha në një deklaratë se është një organizatë e pavarur dhe apolitike dhe nuk do të bëhet pjesë e asnjë zhvendosjeje masive. Ky fondacion theksoi se sistemi i tij është plotësisht në përputhje me parimet humanitare, përfshirë paanshmërinë dhe pavarësinë.

Izraeli u kishte thënë më herët organizatave të ndihmës se synon të verifikojë përfituesit e ndihmës dhe do të përdorë teknologjinë për njohjen e fytyrës. GHF-ja ka deklaruar se ushqimi do të shpërndahet sipas nevojës, pa kërkesa për përzgjedhje. Megjithatë, organizatat e ndihmës thonë se përfituesit do të duhet të kalojnë afër ose përmes pozicioneve ushtarake izraelite për të arritur në pikat e shpërndarjes, duke i ekspozuar ndaj procesit të verifikimit.

OKB-ja dhe organizatat e ndihmës gjithashtu thonë se plani i GHF-së nuk mund të përmbushë nevojat e mëdha të popullsisë së Gazës. Planet për shpërndarjen e ndihmës joushqimore mbeten të pasigurta. Po ashtu, GHF-ja ka deklaruar se çdo vakt që shpërndan do të ketë 1.750 kalori. Kjo është nën standardin prej 2.100 kalorish në ditë për vakte në situata emergjente, që përdoret nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së, UNICEF-i dhe Programi Botëror i Ushqimit. Punonjësit e ndihmës thonë se ky ndryshim thjesht nuk është i nevojshëm.

OKB-ja dhe organizatat e tjera të ndihmës “kanë treguar qartësisht se mund të përmbushin nevojat e kësaj popullsie kur u lejohet”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. “Na duhet thjesht të rikthehemi tek ajo që funksionon”./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë