BOTA

"S’ka as çarçafë", kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë, ja si paraqitet gjendja në sistemin shëndetësor në Kosovë

M.B. Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 13:20
"S’ka as çarçafë", kimioterapi në
Foto ilustruese

KOSOVA- Në mungesë të hapësirave në Hematologji, pacientët me kancer janë zhvendosur në katin përdhesë të ndërtesës, përkatësisht në sallë të destinuar për ushtrime dhe ligjërata të studentëve. Vetëm ata që duhet të marrin kimioterapi më gjatë se disa orë në ditë, shtrihen në repartin e klinikës. Aty ku jepet terapia ditore, janë 12 shtretër.

“Tash për tash jemi këtu. E dimë që ka mungesa të shumta, por këto janë kushtet tona”, thotë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi, për Radion Evropa e Lirë.

“Tash ka nisur ndërtimi i objektit të ri të klinikës dhe derisa të kryhet, do të jemi këtu”, shton ajo.

Në muajin maj, në oborrin e QKUK-së është vënë gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë. Se kur do të përfundojë, nuk është e qartë. REL-i e kontaktoi Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për këtë temë, por udhëheqës të tij nuk ishin të qasshëm. Sipas një përshkrimi nga Klinika Mayo në SHBA, kimioterapia mund të shkaktojë edhe efekte të konsiderueshme anësore dhe jepet kryesisht në njësi kimioterapie ambulatore.

Situata në Hematologji në QKUK është kështu me muaj të tërë. Në pesë të fundit e përjetoi edhe Y.M. Kjo grua nga Prizreni është duke u trajtuar për një lloj të kancerit në gjak dhe gati çdo javë i duhet të udhëtojë afro 90 kilometra për të arritur në Prishtinë. Të gjithë pacientët që kanë nevojë për kimioterapi referohen në QKUK, pasi është i vetmi institucion shëndetësor në Kosovë që e ofron këtë shërbim.

“Të gjithë mbiemrat që janë më të këqij, mund t’i përdorësh për kushtet këtu [në Hematologji]. Është tmerr”, thotë Y.M.

“Nuk ka ajër të pastër, nuk ka kondicioner. Temperaturat janë të larta, e shpesh duhet të qëndroj pesë orë”, tregon ajo.

Në ditën kur ekipi i REL-it vizitoi këtë klinikë, javën e fundit të qershorit, pa se disa pacientë merrnin kimioterapi edhe ulur në karrige, për shkak të mungesës së shtretërve të lirë. Arsim Podrimja nga Drenasi, rreth 40 kilometra larg Prishtinës, kishte sjellë atë ditë në spital nënën tij, për të marrë dozën e gjashtë të kimioterapisë kundër kancerit. Tha se përveç kushteve të rënda, edhe pritjet janë shumë të gjata.

“Në orën 7:30 kemi ardhur këtu e deri në 9:30 nuk kanë nisur t’ia japin terapinë. Por, duhet ta zëmë vendin. Para orës 14:30 nuk do të mund të dalim nga këtu”, tha ai.

Pavarësisht vështirësive, shërbimet vazhdojnë.

“Jemi në shërbim të pacientëve aq sa kemi mundësi”, thotë ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi.

Sipas të dhënave të kësaj klinike, vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 203 raste të reja me kancer. Mesatarisht në muaj, shërbime marrin mbi 270 pacientë. Në maj të këtij viti është përuruar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen vetëm pacientë me lloje të ndryshme të kancerit. Por, me vetëm 60 shtretër, edhe aty ka shpesh pritje të gjata. Me sfidat e pritjes përballen edhe pacientë të klinikave të tjera të QKUK-së, ashtu si edhe me kushte të rënda.

“Nuk kemi se çka të bëjmë ne si staf. Ne e japim maksimumin për t’i ndihmuar pacientët”, thotë një infermiere në Hematologji, e cila kujdeset për rreth dhjetë pacientë në ditë./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë