BOTA

Skandal në Norvegji! Gjinekologu akuzohet për përdhunimin e 87 grave në mbi 20 vjet

E.D Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2024, 11:03

Skandal në Norvegji! Gjinekologu akuzohet për përdhunimin e 87

NORVEGJI- Një skandal i madh ka ndodhur në Norvegji, ku raportohet se një gjinekolog akuzohet për përdhunimin e 87 grave. Ky rast po cilësohet si skandali më i madh i abuzimit seksual në historinë e Norvegjisë. Siç raportohet nga mediat e huaja Arne Bye, 55 vjeç, i cili ka punuar për shumë vite në klinikën komunale në qytetin e vogël Frosta, akuzohet se ka përdhunuar 87 gra dhe ka regjistruar në video sulmet seksuale që ndodhën në klinikën e tij dhe shtëpitë e viktimave të tij.

Gjithashtu 55-vjeçari përballet me akuzat për shpërdorim të pozicionit të tij për të arritur kontakt seksual me gjithsej 94 gra, duke përfshirë dy vajza të mitura. Po ashtu bëhet e ditur se viktima e tij më e madhe ishte 67 vjeç, ndërsa viktimat më të reja ishin 14 dhe 15 vjeç. Daily Mail bën të ditur se Bye është fajtor për tre akuza për përdhunim dhe 35 akuza për shpërdorim të pozitës dhe përballet me 21 vjet burg.

Policia ka sekuestruar më shumë se 6000 orë filmime, shumica e të cilave janë të ekzaminimeve gjinekologjike të regjistruara pa dijeninë e pacientëve. Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur objekte të tilla si një “deodorant”, një “shishe” dhe një objekt cilindrik të paspecifikuar gjatë këtyre ekzaminimeve, pa arsyetim mjekësor. Në dëshminë e saj në gjykatën në Trøndelag, një grua e përshkroi përvojën e saj si jashtëzakonisht të dhimbshme, duke thënë se ajo mendonte se do të vdiste. 

Ndërsa një grua tjetër, e cilësuar si viktima 18 në padi, dëshmoi të mërkurën e kaluar se kishte vizituar mjekun për një dhimbje të fytit, por përfundoi duke bërë një ekzaminim gjinekologjik, edhe pse nuk kishte simptoma që të justifikonin një të tillë. Frosta, një qytet i vogël me vetëm 2600 banorë, është tronditur nga ky rast, pasi Bye ishte për shumë vite një figurë e spikatur në komunitetin lokal dhe një mjek për shumë banorë. Gjatë gjykimit, si provë u paraqitën video rrëqethëse të detajuara të bëra nga vetë gjinekologu, ku prokurori Richard Haugen Lyng theksoi se janë pikërisht këto regjistrime të sulmeve që e bëjnë rastin kaq të veçantë.

Bye pretendoi në gjykatë se ai regjistroi nga frika e padive nga pacientët dhe se ai kurrë nuk i kishte parë pamjet para se t’i kërkohej përfundimisht ta bënte këtë për qëllimet e gjyqit. Sipas mediave lokale, videoja që ka të bëjë me “viktimën 18” tregon mjekun duke instaluar kamera përpara se të ekzaminojë gruan. Ankesa e parë për sjellje të papërshtatshme të mjekut gjinekolog u bë në vitin 2006 nga një mjek tjetër në spitalin Levanger, i cili ishte vizituar nga një ish-pacient i 55-vjeçarit për të kërkuar ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Gruaja i kishte treguar mjekut të saj të mëvonshëm se Bye i kishte masazhuar organet gjenitale gjatë ekzaminimit të saj. Pavarësisht pretendimeve të saj se kishte edhe gra të tjera me përvoja të ngjashme, Bye mohoi gjithçka dhe nuk pësoi asnjë sanksion. Policia nisi hetimet për veprimet e gjinekologut në vitin 2022, pas ankesave të reja të bëra përmes shërbimeve shëndetësore. Bye vazhdoi të punonte normalisht derisa u akuzua në vitin 2023. Pavarësisht akuzave të rënda me të cilat përballet Bye, ai nuk është arrestuar, me autoritetet që thonë se po monitorojnë situatën dhe aktualisht nuk ka asnjë arsye për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë