Nga dosjet e reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që arrijnë në mijëra paund pas daljes nga burgu në vitin 2009, drejt burrit të Peter Mandelson, Reinaldo Avila da Silva.
Këto dokumente të fundit ngrenë pyetje të reja në lidhje me marrëdhënien e Epstein me Mandelson, i cili u shkarkua nga posti i ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Washington pasi dolën në pah detaje mbi mbështetje financiaren që ai kishte ofruar për Epstein-in.
Seti i fundit i të dhënave të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë tregon se da Silva kishte kontaktuar Epstein më 7 shtator 2009, rreth dy muaj pas daljes së tij nga burgu, pas dënimit me 13 muaj burg për prostitucion me një minorene. Mandelson, në atë kohë Sekretar i Biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, ishte në një marrëdhënie me da Silva, të cilët më vonë do të martoheshin në vitin 2023 pas 27 vitesh bashkëjetese.
Në emailin e tij, da Silva i kërkonte Epstein-it financim për një kurs osteopatie dhe shpenzime të tjera, duke shkruar: “I kam dërguar disa email-e javën e kaluar për shpenzimet e kursit tim të osteopatisë, përfshirë tarifën, modelet anatomike, dhe laptopin, nëse mund të më ndihmosh. Shpresoj të keni marrë ato.”
Epstein i përgjigjej menjëherë duke thënë: “Do të dërgoj shumën e huasë menjëherë.”
Ditën tjetër, da Silva i dërgoi një tjetër email Epstein-it për të pyetur nëse një pagese prej £10,000 ishte përfshirë në tarifat e tij shkollore, apo ishte transferuar drejtpërdrejt në shkollë. Epstein i përgjigjej: “Po, është përfshirë.”
Një email tjetër nga Mandelson, më vonë në atë muaj, i kujton Epstein-it që kjo shumë të ishte huatë për të shmangur pagesën e taksës së dhuratës. Da Silva konfirmoi më pas marrjen e parave, duke i shkruar Epstein-it: “Faleminderit për paratë që mbërritën në llogarinë time këtë mëngjes.”
Në prill të vitit 2010, da Silva dërgoi detajet e tij bankare dhe kërkoi më shumë fonde. Sipas raportimeve të Financial Times, Epstein i kishte kërkuar kontabilistit të tij të dërgonte 13,000 dollarë, dhe më vonë 2,000 dollarë çdo muaj për da Silva-n.
Një email tjetër nga Epstein për Mandelson, datuar 19 korrik 2009, sugjeron se Epstein kishte takuar da Silva-n ndërsa ishte ende në burg, duke shfrytëzuar një program pune-lirimi që e lejonte të linte burgun gjatë ditës dhe të kthehej mbrëmjeve.
Mandelson ka kërkuar ndjesë më parë për lidhjen e tij me Epstein dhe ka deklaruar: “Ishte gabimi im që besova Epstein pas dënimit të tij dhe vazhdova të mbaja marrëdhënie me të. I kërkoj falje pa kushte për këtë ndaj grave dhe vajzave që vuajtën.”
Ai shtoi: “Nuk kam qenë kurrë përgjegjës ose bashkëpunues në krimet e tij. Si të gjithë të tjerët, unë mësova të vërtetën vetëm pas vdekjes së tij.”
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Janar23:12
Ish-ministri gjerman: Nevojitet një bombë atomike evropiane
Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti bërthamor të përbashkët europian...
BOTA
30 Janar22:51
Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sëmundje seksualisht të transmetueshme! Çfarë i kërkoi Epstein
Bill Gates u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar ...
BOTA
30 Janar22:49
Djali 12-vjeçar që pozonte me armë në internet qëllohet për vdekje nga policia pas ndjekjes me shpejtësi të lartë
Një djalë paraadoleshent i cili postoi foto në internet duke pozuar me armë dhe motoçikleta është qëlluar për vde...
BOTA
30 Janar22:08
EMRAT+FOTOT/ Përplasën për vdekje kirurgun 63-vjeçar, dy shqiptarë dalin para Gjykatës britanike
BRITANI E MADHE- Një shqiptar do të përballet me gjyqin pasi mohoi vrasjen e një 63-vjeçari në Britaninë e Madhe, teksa p...
BOTA
30 Janar21:47
Kuba akuzon Trump: Urdhri për tarifat ndaj naftës synon paralizë të rrjetit elektrik
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të enjten me tarifa të reja për vendet që furnizojnë Kubën me naft&eum...
BOTA
30 Janar21:20
Zbardhen bisedat mes Musk dhe Epstein: Kur do të vij në ishullin tënd?
Dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë nxjerrë në dritë emaile të shkëmbyera...
BOTA
30 Janar21:09
Polonia sistem të ri anti dronë prej 3.6 miliardë eurove
Polonia ka vënë në funksion një sistem të ri dhe të avancuar mbrojtjeje kundër dronëve, me qëllim forcimin e siguri...
BOTA
30 Janar20:47
Video skandali seksual i zyrtares në Mal të zi, Pajković: Ja si reaguan dy fëmijët e mi! (Pamje +18)
Detaje të reja nga skandali i madh politik që ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përf...
BOTA
30 Janar20:47
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar këtë të premte një pjesë të re të dokumenteve të lidhura me h...
BOTA
30 Janar20:38
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë 70 mijë palestinezë
Në një ndryshim të rëndësishëm të politikës, ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të p...