Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Prej gati një muaji Mali i Zi është tronditur nga skandali që ka përfshirë zyrtarë shtetërore, pas publikimit të disa videove me përmbajtje intime. Pas këtij skandali seksual, nisën edhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.
Disa video të Mirjana Pajkoviçit, në atë kohë, sekretare e Ministrisë së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Mal të Zi, u publikuan në fillim të vitit, duke tronditur vendin dhe skenën politike. Skandali çoi në dorëheqje, akuza e përfshirje të autoriteteve.
Pajkoviç u dorëhoq nga posti i saj, gjithashtu edhe Dejan Vukshiç ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANS) dhe këshilltar i sigurisë i presidentit të Malit të Zi, u dorëhoq.
Në videot e publikuara, Pajkoviç shfaqet në momente intime me një burrë, dhe akuzat janë ngritur se është Vukshiç. Po ashtu në mediat online janë publikuar fotografi të saj.
Funksionet publike dhe prania në media sociale
Pajkoviç, pos rolit institucional, ishte tejet e pranishme dhe me emër në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, ku ndante jetën private e profesionale, dhe jepte komente personale mbi figura publike.
Në vazhdimësi ajo ka bërë thirrje se gratë në politikë shpesh përballen me presion “për të qenë të padukshme” e se pamja e tyre interpretohet padrejtësisht si mungesë e seriozitetit.
Ajo besonte se paraqitja publike është pjesë e përgjegjësisë zyrtare, ka shkruar Slobodna.
Deklaratat e saj vazhdimisht merrnin vëmendje publike.
Pas skandalit, asaj iu rikthye një video e 2022-tës. Në maj të atij viti, kur ajo ishte pyetur për udhëheqësin e preferuar të Malit të Zi, ishte shprehur Dejan Vukshiç.
Atë kohë, Vukshiç nuk ishte gjerësisht i njohur për publikun. Më pas ai u bë drejtor i ANS-së dhe më vonë edhe këshilltar i presidentit. Ndaj tij, Pajkoviç bëri tri padi në fund të vitit 2025.
Ajo ishte ankuar në Polici për shpërndarje të paautorizuar të materialeve intime, kërcënime e shantazh, duke thënë se i është ekspozuar për kohë të gjatë presionit. E ka përshkruar publikimin e videove si formë të dhunës dhe shkeljes serioze të të drejtave të njeriut.
Si pjesë të dokumenteve, ajo pati dorëzuar edhe një audioincizim në të cilin thotë se është zëri i Vukshiqit duke e kërcënuar se “për të më nuk ka jetë në Mal të Zi”. Po ashtu ajo ka thënë se ka marrë kërcënime se mund t’i shkatërrohet karriera.
Prokuroria Shtetërore në Podgoricë ka iniciuar dy raste bazuar në kallëzimet penale të paraqitura nga Pajkoviç. Procedurat janë në fazën e hetimeve.
Botërori “FIFA2026” pritet të jetë unik, të paktën ky është premtimi i Gianni Infantos dhe Donald Trump. Fakt ...
Mali i Zi rrezikon të përballet me mungesa karburanti për shkak të protestave në të gjithë rajonin dhe bllokadës s&eum...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka dënuar sulmin me dron rus ndaj një treni pasagjerësh duke e quajtur akt terrorist. Nga ky sulm hum...
Një dëshmi lidhur me shkaqet e aksidentit fatal në Rumani, nga një prej të plagosurve, u transmetua për televizionin grek ERT ng...
Britania e Madhe mund të përdorë naftën e sekuestruar nga cisternat e flotës hije ruse për të financuar përpjekjet e l...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të “ulë tensionet” në Minnesota, pas vrasje...
Në Beograd mijëra vetë protestuan kundër neglizhencës së qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universite...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar gati dy milionë viktima ushtarake – të vrarë, të plagosur ose të zhdukur &ndash...
Udhëheqësi i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar përsëri mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet presi...
Një udhëtim që duhej të ishte festë për futbollin u kthye në një nga tragjeditë më të rënda të...