BOTA

"Skemë katërvjeçare për të shmangur pagimin e 1.4 mln dollarëve në taksa", Hunter Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal

M.B. Përditësimi i fundit 6 Shtator 2024, 07:54

"Skemë katërvjeçare për të shmangur pagimin e

SHBA- Hunter Biden pranoi fajësinë për akuzat për mospagim taksash, për të shmangur një tjetër gjyq, disa muaj pasi u shpall fajtor në një tjetër proces nën akuzat për shkelje të ligjit të armëmbajtjes. Djali i Presidentit Biden pranoi fajësinë disa orë para se të niste zgjedhja e jurisë që supozohej të shqyrtonte rastin në ngarkim të tij mbi akuza federale për një skemë katërvjeçare për të shmangur pagimin e të paktën 1.4 milionë dollarëve në taksa.

Ky proces zhvillohet në Los Anxhelos. Hunter Biden përballet me akuza federale për një skemë katërvjeçare për të shmangur pagimin e të paktën 1.4 milionë dollarëve në taksa, ndërkohë që ai paguhej miliona dollarë nga biznese të huaja. Ai ishte në sallën e gjyqit me bashkëshorten e tij, Melissa Cohen Biden dhe i rrethuar nga agjentë të Shërbimit Sekret.

Biden u shpreh “fajtor” kur gjykatësi lexoi të 9 akuzat. Masa e dënimit është caktuar të jepet në 16 dhjetor. Gjykatësi Mark Scarsi tha se ai rrezikon deri në 17 vjet burg dhe një gjobë deri në 450 mijë dollarë. Hunter Biden tashmë po përballet me burgim të mundshëm pasi një juri në shtetin Delauer e shpalli fajtor nën akuzat se ai kishte gënjyer në një formular federal të vitit 2018 për blerjen e një arme, që ai e mbajti për 11 ditë.

Fillimisht, ai ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për evazion fiskal nga viti 2016 deri në 2019 dhe avokatët e tij kishin thënë se do të argumentonin se ai nuk ka vepruar "me dashje" ose me qëllim për të shkelur ligjin, pjesërisht për shkak të varësisë nga droga dhe alkooli.

Vitin e kaluar dështoi një marrëveshje paragjyqësore e Hunter Bidenit me prokurorët, sipas së cilës, ai binte dakord të pranonte fajësinë për shmangie të pagimit të taksave, dhe Departamenti i Drejtësisë, në shkëmbim, nuk do ngrinte akuzën për armëmbajtje pa leje. Marrëveshja nuk u pranua nga gjykatësi, që vuri në dyshim disa aspekte të pazakonta të saj. Vendimi i tij për të ndryshuar deklarimin mbi çështjen e evazionit fiskal, erdhi pasi gjykatësi lëshoi disa vendime të pafavorshme paraprake për mbrojtjen, duke përfshirë refuzimin e dëshmisë nga një ekspert i mbrojtjes mbi varësinë nga droga dhe alkooli.

Gjykatësi Mark Scarsi, i cili u emërua nga ish-presidenti Donald Trump, vendosi disa kufizime mbi atë që anëtarët e jurisë do të lejoheshin të dëgjonin për ngjarjet traumatike që familja, miqtë dhe avokatët e Hunter Biden-it thonë se çuan në varësinë e tij nga droga. Gjykatësi i ndaloi avokatët të lidhnin varësinë e tij nga drogat me vdekjen e vëllait të tij Beau Biden në vitin 2015 nga kanceri, ose me aksidentin me makinë që i mori jetën nënës dhe motrës së tij, kur ai ishte i vogël.

Aktakuza pretendonte se zoti Hunter Biden bënte jetë luksoze duke shkelur ligjin e taksave, duke shpenzuar paratë e tij për të qëndruar në hotele luksoze dhe gjëra të tjera, “me pak fjalë, për gjithçka tjetër veç pagimit të taksave”. Avokatët e djalit të Presidentit Biden i kishin kërkuar gjyqtarit Scarsi që të mos lejonte prokurorët të nxjerrin në pah detaje të shpenzimeve të tij, duke përfshirë pagesat e bëra për faqe interneti me përmbajtje pornografike. Kjo sipas tyre do të shkatërronte imazhin e tij. Gjykatësi, përmes dokumenteve të gjykatës, njotoi se ai do t’i nën mbajë “kontroll të rreptë” paraqitjen e provave potencialisht të dëmshme.

Nëse do të lejoheshin, prokurorët mund të kishin paraqitur më shumë detaje të marrëveshjeve të zotit Hunter Biden jashtë shtetit. Këto marrëveshje kanë qenë në qendër të hetimeve republikane për familjen Biden. Republikanët shpesh, pa ofruar dëshmi, bëjnë përpjekje t’i lidhin këto marrëveshje me presidentin, duke e akuzuar familjen Biden për një skemë të dyshuar të shitjes së ndikimit në politikën amerikane.

Ekipi i prokurorit të posaçëm ka thënë se dëshiron t'u tregojë anëtarëve të jurisë për punën e zotit Hunter Biden për një biznesmen rumun, i cili sipas tyre, u përpoq të “ndikonte në politikën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara” ndërsa babai i tij Joe Biden ishte nënpresident. Mbrojtja thotë se prokurorët i publikuan detajet në lidhje me punën e Hunter Biden-it për rumunin para fillimit të gjyqit për të nxitur mbulimin mediatik dhe për të ndikuar tek anëtarët e jurisë. Dhënia e dënimit në gjyqin tjetër ndaj Hunter Bidenit, ku ai u shpall fajtor, është caktuar për më 13 nëntor. Ai mund të dënohet deri në 25 vjet burg, por meqë ky është rasti i parë i shkeljes së ligjit, ka të ngjarë që ai të dënohet me shumë më pak vite burg, ose ta shmangë plotësisht burgun./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë