BOTA

Sllovaki: Qeveria e Robert Ficos lufton në të gjitha frontet

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 09:08
Sllovaki: Qeveria e Robert Ficos lufton në të gjitha frontet

Rreth 10,000 vetë u mblodhën në Sheshin e Lirisë në Bratislavë këtë javë për të protestuar kundër politikave të qeverisë së Kryeministrit Robert Fico. Tubime u mbajtën edhe në disa qytete të tjera në të gjithë Sllovakinë.

Pjesëmarrja ishte më e vogël se javën e kaluar, kur 16,000 njerëz u mblodhën në kryeqytet. Me atë rast, demonstruesit dëgjuan edhe një njoftim nga katër parti liberale të opozitës se do të arrinin një marrëveshje bashkëpunimi.

Protestat janë vazhdim i një serie demonstratash, që filluan pasi Fico u rikthye në postin e kryeministrit në fund të vitit 2023. Ato duhet t'i shtohen listës në rritje të sfidave - si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare - me të cilat përballet kryeministri sllovak.

Kritika ndërkombëtare

Në nivel ndërkombëtar, vëmendja vazhdon të përqendrohet në marrëdhëniet e ngushta të Ficos me Rusinë dhe Kinën, të cilat shkaktuan protestat e para.

Fronti evropian u shqetësua më tej nga takimi i Ficos me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin kinez Xi Jinping në fillim të shtatorit, si dhe nga refuzimi i tij për të ndaluar blerjet e energjisë ruse, dhe përpjekja e tij për të zbatuar ndryshime kushtetuese që do t'i jepnin ligjit sllovak përparësi ndaj ligjit të BE-së.

E gjithë kjo, së bashku me kufizimet autoritare ndaj mediave dhe OJQ-ve, thuhet se e bindën Partinë e Socialistëve Evropianë (PES) që ta përjashtojë përgjithmonë nga grupi i saj parlamentar i BE-së partinë e Ficos, e cila njihet si parti e krahut të majtë, Smer.

Michal Shemeçka, kreu i partisë liberale opozitare Sllovakia Progresive (PS), i tha DW se ky veprim, të cilin PES pritet ta konfirmojë në mes të tetorit, "do të ishte një goditje e rëndësishme për reputacionin e Robert Ficos".

Çështjet e brendshme më të rëndësishme për sllovakët

Megjithatë, analistët thonë se polarizimi i thellë politik i Sllovakisë do të thotë që çështjet ndërkombëtare aktualisht kanë pak ndikim në vend. Radoslav Shtefançik i Universitetit të Ekonomisë në Bratislavë i thotë DW, se veprimi i PES "as nuk do të vihet re nga votuesit e Smer".

Çështjet e brendshme janë qartësisht fusha kryesore e betejës në Sllovaki. Demonstratat e fundit të opozitës, të organizuara nën sloganin "Protesta kundër varfërimit!", kanë synuar drejtpërdrejt politikat ekonomike të Ficos.

Ato janë një përgjigje ndaj paketës së konsolidimit të shpallur nga qeveria, grupi i tretë i masave shtrënguese që kur ajo mori pushtetin.

Paketa, e miratuar nga parlamenti sllovak të mërkurën në mbrëmje 24.09.2025), është një përpjekje për të frenuar krizën ekonomike të vendit, e cila po përkeqësohet më tej nga tarifat e SHBA-së ndaj industrisë së automobilëve, një industri kyçe në vend.

Ajo synon të zvogëlojë deficitin buxhetor me 2.7 miliardë euro për vitin 2026. Ndërsa askush nuk e kundërshton nevojën për masat, theksi në rritjen e taksave dhe sigurimeve shoqërore, shkurtimet e pagave dhe vendeve të punës në sektorin publik, si dhe shkurtimet e mirëqenies sociale po shkakton pakënaqësi.

Kritikët argumentojnë se paketa do të godasë qytetarët e zakonshëm, duke kursyer oligarkët e lidhur me Smer. Grupet e biznesit ankohen se do të dobësojë konkurrueshmërinë. Zyra e shtypit e qeverisë sllovake nuk iu përgjigj kërkesës së DW për koment.

Paqëndrueshmëria qeveritare

Disa besojnë se zemërimi i përhapur për planin e konsolidimit ekonomik mund të ringjallë paqëndrueshmërinë që ka ndjekur koalicionin qeverisës tripartiak që kur erdhi në pushtet gati dy vjet më parë.

Pasi humbi përkohësisht shumicën e tij parlamentare në fillim të këtij viti, ndërsa ligjvënësit rebelë kërkuan të zbatonin kërkesat e tyre, Fico ka rifituar besnikërinë e tyre në postet ministrore dhe qeveria e tij tani komandon 79 nga 150 vendet në Parlament.

Adrius Tursa i firmës konsulente Teneo Intelligence me seli në Londër tha, se pret që debati parlamentar mbi paketën ekonomike të "verë në provë shumicën e brishtë parlamentare të Ficos".

Opozita dëshiron të rrëzojë qeverinë

Opozita dëshiron ta përdorë situatën aktuale për të ndihmuar në rrëzimin e koalicionit qeverisës. Por kjo nuk do të jetë e lehtë.

Edhe pse, siç thotë kreu i PS-së, "përfaqësuesit e secilës parti tani po diskutojnë publikisht një paketë konsolidimi", partnerët më të vegjël të koalicionit të Ficos - partia e qendrës së majtë Hlas dhe Partia Kombëtare Sllovake e së djathtës radikale - nuk po rrezikojnë, të vetëdijshëm se mbështetja e tyre ka qenë në rënie që nga zgjedhjet e fundit.

Asnjëri prej tyre "nuk dëshiron një përsëritje të situatës nga 2020-2023, kur ishin në opozitë", shton Radoslav Shtefançik.

A do t'i mbështesin votuesit liberalët?

Në të njëjtën kohë, votuesit nuk i kanë harruar atot tre vite kur një koalicion në konflikt, i përbërë nga partitë liberale, shkaktoi kaos.

Kur u pyet se si mund t'i bindte qytetarët e vendit se marrëveshja e sapo shpallur për bashkëpunim midis tri partive do të ishte e ndryshme, Shimeçka theksoi se anëtarët e partisë së tij të Sllovakisë Progresive (PS) po "vizitojnë rajonet ... dhe po flasin me njerëz të zhgënjyer që votuan për koalicionin e Ficos".

Megjithatë, analistët besojnë se këta votues - kryesisht nga prejardhje më të varfra - do të jenë ata që do të ndiejnë më shumë pasojat ekonomike të paketës dhe se, në vend të liberalëve, ata do të kenë më shumë gjasa të votojnë për parti të tilla si partia e ekstremit të djathtë Republika.

Disa në opozitën liberale po përpiqen të shfrytëzojnë orientimin pro-rus të Ficos për të bërë një paralele midis polemikave mbi paketën e masave për të konsoliduar ekonominë dhe "Revolucionit" të vitit 1989. Ndoshta pjesa më e diskutueshme e paketës është propozimi për të shfuqizuar dy festa zyrtare, përfshirë 17 nëntorin - Ditën e Kryengritjes që shënoi fillimin e rënies së regjimit komunist në Çekosllovaki. Disa parti opozitare kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme atë ditë, siç ndodhi 36 vjet më parë.

Veprimet e opozitës

Por të tjerë në opozitë kanë frikë se kjo mund të jetë një zhgënjim i turpshëm dhe jashtëzakonisht i kushtueshëm. Shimeçka thekson se partia e tij PS do të mbetet e matur, duke këmbëngulur se është "e gatshme ta sfidojë Ficon në një duel në zgjedhjet e ardhshme, pas dy vitesh apo nesër”.

Por vëzhguesit vlerësojnë se zgjedhjet ka shumë të ngjarë të mos zhvillohen deri në vitin 2027. Kryeministri sllovak u detyrua të largohet nga pushteti një herë - në vitin 2018 - pas vrasjes së gazetarit Jan Kucijak, i cili po hetonte korrupsionin dhe lidhjet e mundshme midis autoriteteve sllovake dhe mafies.

Ky ishte gati rrënim politik për Ficon, pasi ai u përball me aktakuza dhe një hetim. "Këtë herë ai nuk do të largohet pa një betejë të madhe”, përfundon Matishak./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë