BOTA

Slogani nazist si moto e maturës në Gjermani, provokim apo qëndrim i ekstremit të djathtë?

M.B. Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 08:53

Slogani nazist si moto e maturës në Gjermani, provokim apo

GJERMANIA- Në rastin më të mirë, motoja e diplomës së maturës është një slogan që e mban mend gjithë jetën. Ajo zbukuron bluzat e klasës së fundit, shërben si frymëzim për shumë festime të maturës dhe shpesh është titulli i gazetës së maturës me të cilën 18 dhe 19-vjeçarët e përfundojnë solemnisht periudhën e tyre në shkollë.

Për disa studentë në gjimnazin Liebig në Gießen, landi i Hessenit, motoja e maturës është diçka që ata do të preferonin ta harronin më mirë sot sesa nesër. Ose siç i tha revistës "Spiegel” përfaqësuesja e nxënësve Nicole Kracke: "Ne jemi tani ata që damkosemi me vulën naziste. Kjo të dhemb.”

"Matura të bën të lirë" (Abi macht frei)(si referim ndaj parullës "Puna të bën të lirë" (Arbeit macht frei) mbi portat e kampeve naziste të përqendrimit, "Abi-Akbar - eksploziv përmes maturës (Explosiv durchs Abi" (duke iu referuar sulmeve terroriste islamiste) dhe "NSDABI-digjeni (fjalorin) Duden" (gjerm.NSDABI - Verbrennt den Duden" (duke iu referuar partisë naziste NSDAP, librave të djegur nga nazistët dhe hebrenjve) ishin emrat e propozuar në një votim anonim online për moton e maturës 2026.

Disa studentë reaguan shpejt dhe e raportuan incidentin në administratën e shkollës. Hyrja në portal u bllokua, e gjithë klasa u thirr dhe u përgatit një deklaratë: "Racizmi, antisemitizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në komunitetin tonë shkollor. Ne qëndrojmë së bashku për ta siguruar këtë!" Policia po heton dyshimin fillestar për nxitje të urrejtjes.

Provokim apo qëndrim i ekstremit të djathtë?

Vetëm një provokim dhe një gabim nga disa të diplomuar të papjekur të shkollave të mesme, një shaka e një djali budalla, apo ndoshta dëshmi përfundimtare e ndikimit të ekstremit të djathtë mbi një numër në rritje të të rinjve? Sidoqoftë, sloganet naziste të përdorura si moto e maturës kanë shkaktuar një trazirë të tillë në Gjermani, saqë edhe Ministrja e re e Arsimit, Karin Prien (CDU) foli hapur. Ajo bëri thirrje që vizitat në memorialet e kampeve të përqendrimit të bëhen të detyrueshme për të gjitha shkollat ​​në Gjermani.

A është incidenti i Giessenit vetëm maja e ajsbergut?

Përpara kampit të shfarosjes në Aushvic, ku nazistët vranë më shumë se një milion njerëz, nxënësit e klasës së nëntë në Görlitz të Saksonisë, bënë një përshëndetje neonaziste. Në Oelsnitz, gjithashtu në landin e Saksonisë, një mësuese e shkollës së mesme u transferua, sepse u kërcënua nga ekstremistët e krahut të djathtë. Dhe në Wiesbaden, landi i Hessenit, studentët duartrokitën për vrasjen e miliona hebrenjve në një film mësimor.

Prandaj, Tina Dürr nuk u habit shumë kur mësoi për incidentin në Giessen. Ajo është zëvendësdrejtoreshë e Qendrës së Hessenit për Demokraci, e cila ndihmon dhe këshillon shkollat, bashkitë dhe shoqatat në luftën kundër ekstremizmit të të djathtë. "Provokimet dhe retorika ekstremiste e krahut të djathtë, siç është slogani i maturës, janë rritur përgjithësisht në shkolla, po e dëgjojmë gjithnjë e më shumë këtë," i tha ajo DW. "Këto janë grafite të ekstremit të djathtë, përshëndetje të Hitlerit, këngë raciste ose të ekstremit të djathtë që këndohen gjatë ekskursioneve shkollore."

Presioni i djathtë: shkollat ​​si pasqyrim i shoqërisë

Landet  nuk i regjistrojnë në veçanërisht krimet e motivuara nga ekstremistët e krahut të djathtë në shkolla, por një anketë e "Zeit" e ministrive të brendshme të landece zbuloi një pamje shqetësuese: Sipas anketës, incidentet e ekstremistëve të djathtë u rritën me të paktën 30 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin e kaluar. Shkollat ​​janë pasqyrim i shoqërisë, ku pozicione dhe provokime të tilla janë gjithnjë e më të pranueshme. Dürr e di gjithashtu se si trajtohen të rinjtë.

"Meshkujt e rinj janë të parapolitizuar në mënyrë të vetëdijshme përmes arteve marciale, me qëllim që të fitojnë, me ideale toksike të maskulinitetit."

Në mediat sociale, është kryesisht AfD-ja, disa prej anëtarëve të së cilës janë të ekstremit të djathtë, që po përqendrohet këtu. "Zhvlerësimi i grave dhe kthimi në një imazh klasik dhe tradicional të roleve gjinore, dy elementë të ekstremizmit të krahut të djathtë, po përjetojnë një konjukturë të re”.

Kjo përfaqëson mbi të gjitha një sfidë të madhe për mësuesit. Dy vjet më parë, rasti i dy mësuesve në Brandenburg shkaktoi bujë në të gjithë Gjermaninë: Ata bënë publike incidente ekstremiste të krahut të djathtë në shkollën e tyre, më pas iu nënshtruan armiqësisë masive dhe përfundimisht u larguan nga shkolla të acaruar.

Një përgjigje nga mësuesit është më e nevojshme se kurrë, përndryshe provokimet ekstremiste të krahut të djathtë dhe raciste do të bëhen të pranueshme, shpjegon Tina Dürr e Qendrës Demokratike të Hessenit. "Nëse nuk ndërhyjmë në incidentet ekstremiste të djathta dhe i lëmë autorët të vazhdojnë, po u sugjerojmë studentëve se kjo është normale, kjo është problematike. Pika kyçe: ne duhet t'i mbështesim ata që guxojnë të mbrojnë vlerat demokratike dhe ta etiketojnë ekstremizmin si problem."

Holokausti i largët për gjithnjë e më shumë nxënës

Stefan Düll e njeh shumë mirë këtë temë dhe e ka përjetuar atë nga afër. Presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë është edhe drejtor i një shkolle të mesme në Neusäß, Bavari.

"Nuk mund t'i fshehim krimet dhe të themi se do të kemi një qasje personale, dhe kaq. Edhe nëse autori i krimit është vetëm 13 vjeç, ne duhet ta raportojmë në polici. Dhe nëse policia shkon në shtëpinë e autorit të krimit dhe flet me të, kjo është një cilësi tjetër përtej masave të lidhura me shkollën që duhet të vendosen shtesë", shpjegon ai për DW.

Düll mbështet thirrjen e Ministres Federale të Arsimit Prien që vizita në memorialin e një kampi përqendrimi të bëhet e detyrueshme, pasi 90 përqind e shkollave e bëjnë tashmë këtë gjithsesi. Sipas kreut të Shoqatës së Mësuesve Gjermanë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për institucionet arsimore të ruajnë kujtimin e Holokaustit.

Sipas një studimi të Konferencës së Kërkesave Hebraike, rreth 40 përqind e gjermanëve të anketuar midis moshës 18 dhe 29 vjeç nuk ishin në dijeni se afërsisht gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë epokës naziste. Dëshmitarët e kohës që vizitojnë shkollat, si e ndjera Margot Friedländer, së shpejti do të zhduken. Dhe distanca kohore po rritet, studentët jetojnë këtu dhe tani, sipas Stefan Düll.

"Incidentet e ekstremistëve të krahut të djathtë në shkolla po shtohen, sepse lidhja e drejtpërdrejtë, përfshirë edhe me familjen e dikujt, nuk ekziston më. Nga njëra anë, kemi nxënës, prindërit dhe gjyshërit e të cilëve nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Rajhun e Tretë, sepse nuk jetonin fare këtu. Dhe kemi të tjerë, prindërit dhe gjyshërit e të cilëve kanë lindur vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore."/ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë