Foto ilustruese
RUMANI- Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike. Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër i shtetit, duket se do të vazhdojë garën në rundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, parti e qendrës së djathtë.
Pas mbylljes së vendvotimeve, kompanitë e sondazheve e kanë renditur Ciolacun të parin me 25 për qind të votave, ndërsa Lasconin në vendin e dytë me 18 për qind. Kandidati i pavarur Caiin Georgescu dhe George Simion, lider I të djathtës ekstreme, duket se kanë fituar 14-16 për qind të votave.
Në garën për president të shtetit kanë qenë 13 kandidatë. Nëse asnjëri kandidat nuk fiton mbi 50 për qind të votave, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor, mes dy kandidatëve të parë. Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 8 dhjetor.
Ciolacu ka qenë vazhdimisht në krye të garës, edhe në sondazhet paraprake, për të zëvendësuar presidentin aktual të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.
Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se dalja në zgjedhje ka qenë 52.4 për qind, që do të thotë se rreth 9 milionë shtetas rumunë kanë votuar. Radhë të gjata janë raportuar nëpër qendrat e votimit në kryeqytetin rumun, Bukuresht, pak para mbylljes së vendvotimeve.
Lasconi ka qenë kandidatja e vetme për pozitën e presidentit që ka dalë kundër idesë që Ukraina t’i japë tokë Rusisë kur të diskutohet për paqe, me arsyetimin se një hap i tillë vetëm do të fuqizojë presidentin rus, Vladimir Putin.
“Nëse Ukraina dorëzon territor, Putin nuk do të ndalet”, ka thënë ajo.
Ne duhet t’i ndihmojmë Ukrainës që të fitojë këtë luftë”. Ciolacu njihet si pro-evropian.
“Ne do të mbështesim thellimin e integrimit evropian për të mirën e njerëzve dhe do të kemi rol më aktiv në procesin e vendimmarrjes në nivel evropian”, ka thënë ai.
Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën fqinje, pasi përveç ofrimit të ndihmës ushtarake, ajo ka luajtur rol kyç në transportimin e grurit ukrainas në tregjet globale. Meritat më të mëdha për qasjen kaq pro-ukrainase të Bukureshtit, i shkojnë presidentit aktual, Iohannis./ REL
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
24 Nëntor18:08
Refugjatët sirianë largohen nga Libani për shkak të bombardimeve
Foto ilustruese
LIBAN- Shumë nga mbi gjysmë milionë refugjatët që janë zhvendosur gjatë dy muajve të fundit nga Lib...
n.f
BOTA
24 Nëntor18:08
E rëndë në Prizren/ U plagos teksa po rinovonte një ndërtesë, ndërron jetë 25-vjeçari
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme. M...
n.f
BOTA
24 Nëntor18:07
Analiza e VOA: E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
Foto ilustruese
SHBA- Aleatët e NATO-s po përgatiten për marrëdhënie transatlantike potencialisht të trazuara pas fitores s&e...
n.f
BOTA
24 Nëntor18:05
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të makinave
Foto ilustruese
KOSOVË- Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Azia, Afrika e Australia... Përgja...
ZH.LL
BOTA
24 Nëntor15:05
Moti i keq përfshin edhe Turqinë/ Paralajmërime në 49 provinca, priten reshje të dendura bore dhe shiu
Foto ilustruese
TURQI- Turqia është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Drejtoria e Pë...
ZH.LL
BOTA
24 Nëntor14:53
Lufta në Ukrainë/ Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore: Është kritike!
Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nëntor se shtetit të tij “i duhen më shum...
r.ll
BOTA
24 Nëntor13:09
FOTOLAJM/ Stuhia "Bert" sjell përmbytje masive në Uells, rrugët dhe makinat të mbuluara nga uji
pamje nga permbytjet
BRITANI- Stuhia “Bert” prej ditës së djeshme ka shkaktuar probleme në mbarë Britaninë d...
ZH.LL
BOTA
24 Nëntor12:16
Vizita e parë zyrtare/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë të hënën Turqinë
Rutte dhe Erdogan
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të udhëtojë në Ankara të hënën p&eu...
ZH.LL
BOTA
24 Nëntor12:10
E rëndë në Peru/ Autobusi u përplas me një furgon dhe përfundoi në greminë, të paktën 7 të vdekur dhe 30 të plagosur
autobusi ne gremine
PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në rajonin e San Martin në veri të Perusë...