
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena.
Sipas sondazhit të publikuar të dielën, Trump është një për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet.
Megjithëse fushata e zotit Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.
Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për zotin Trump janë kryesisht të përcaktuara.
Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për zotin Trump.
Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.
Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur zonja Harris zëvendësoi zotin Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat.
Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
8 Shtator17:25
SHBA beson se Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi
IRAN- Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët se besojnë se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi n&...
E.D
BOTA
8 Shtator17:24
Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë...
E.D
BOTA
8 Shtator17:23
10 foto që tregojnë fuqinë shkatërruese të tajfunit vdekjeprurës Yagi
AZI- Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme që ka goditur Azinë këtë vit, arriti të premten në brigjet e provincës Hainan ...
E.D
BOTA
8 Shtator17:23
Sulm me armë në vendkalimin kufitar Bregu Perëndimor-Jordani, vriten 3 izraelitë
IZRAEL- Zyrtarët izraelitë thanë se tre persona u qëlluan për vdekje në pikën kufitare midis Bregut Perëndimor dhe Jor...
E.D
BOTA
8 Shtator15:56
VIDEO/ U vdes vajza në operacion, familjarët dhunojnë mjekët në itali
ITALI- Një video është publikuar nga mediat italiane nga sulmi që ndodhi dje ndaj stafit mjekësor në spitalin e Policlinico...
E.D
BOTA
8 Shtator15:27
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Vritet komandanti i Hamasit, dhe katër anëtarë të familjes së tij
GAZA- Zëvendësdrejtori i Shërbimit të Emergjencave Civile në Gaza dhe katër anëtarë të familjes së tij jan&e...
E.D
BOTA
8 Shtator15:16
FOTO/ Përleshje masive në Turqi, shishe qelqi e gurë, pushuesit largohen të tmerruar
TURQI- Një përleshje mes bandave në Turqi ka detyruar qindra pushues britanikë të largohen nga një rrip popullor. Gjithashtu nga...
E.D
BOTA
8 Shtator14:57
Rumania ngre alarmin: Një dron rus ka shkelur hapësirën tonë ajrore!
RUMANI- Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrain...
E.D
BOTA
8 Shtator14:52
Masakra në SHBA, nëna e autorit 14-vjeçar kishte paralajmëruar shkollën për të shtënat
SHAB- Nëna e Colt Grey, 14-vjeçari që vrau katër persona në shkollën e mesme Apalachee në SHAB, tha se kishte lajmër...
E.D
BOTA
8 Shtator14:44
Ukraina e vazhdon trysninë për armët me rreze të gjata, për t’i ndalur sulmet ajrore ruse
UKRAINA- Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë...