Foto ilustruese
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet dhe ankthi në të dy kahet, me sondazhet që parashikojnë një garë të ashër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidatëve.
Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë. Në zgjedhjet e gjashtëdhjeta presidenciale, amerikanët duhet të zgjedhin mes zëvendëspresidentes në detyrë, demokrates Kamala Harris, dhe ish-presidentit, republikanit Donald Trump.
Një ditë para zgjedhjeve, të hënën, Dollari u dobësua, ndërsa tregjet globale frenuan bastet e tyre për një fitore të kandidatit republikan Donald Trump në garën presidenciale të SHBA. Dollari ra me 0.6 për qind kundrejt një shporte valutash kryesore, duke shënuar një prej rënieve më të mëdha njëditore që nga shtatori. Euro ishte 0.6 për qind më e lartë kundrejt monedhës amerikane, duke u këmbyer në 1.09 dollarë.
Tregjet reaguan pasi pasi një sondazh gjatë fundjavës tregoi një rritje të papritur të mbështetjes për kandidaten demokrate Kamala Harris në Iowa, një shtet i dominuar më parë nga Trump, shkruan Financial Times.
Sondazhi, i drejtuar nga anketuesja jopartiake J Ann Selzer, konsiderohet si “standardi i artë” i sondazheve të opinionit në shtet. Më herët, pritjet në rritje për një fitore të Trump në zgjedhjet të martën, së bashku me të dhënat e papritura të forta ekonomike, e kishin çuar dollarin në fitimin e tij më të madh mujor që nga prilli 2022.
Sipas Financial Times, do të jenë fitoret me diferencë të vogël në disa shtete ku parashikimet ndryshojnë vazhdimisht, ato që do të përcaktojnë nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
Financial Times ka përdorur sondazhet më të fundit në nivel kombëtar dhe shtetëror për të vlerësuar gamën e rezultateve të mundshme në çdo shtet. Mesatarja kombëtare e sondazheve tregon se Kamala Harris ka një një epërsi të lehtë ndaj Donald Trump me afrimin e ditës së zgjedhjeve.
Megjithatë, në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhet kombëtare janë thjesht tregues, sepse fituesi i përgjithshëm vendoset duke përdorur kolegjin zgjedhor. Çdo shtet ka një numër votash në kolegjin zgjedhor të barabartë me shumën e senatorëve dhe përfaqësuesve të tij në Kongres. Kryeqyteti federal i Uashington DC, i cili nuk ka përfaqësues apo senatorë, ka edhe 3 vota të tjera të kolegjit zgjedhor.
Në të gjitha shtetet, përveçse në dy, përdoret një sistem fituesi-merr të gjitha, ku cilido kandidat që fiton më shumë vota në një shtet, fiton të gjitha votat e kolegjit elektoral në atë shtet. Për të fituar një shumicë të plotë në kolegjin zgjedhor, një kandidat duhet të arrijë 270 vota. Në rast të barazimit 269-269, delegacionet shtetërore në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë për të vendosur Presidentin.
Ndonëse në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e ardhshëm, këtë herë, gara e ngushtë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.
Washington Post shkruan se për të zbuluar se kush e fitoi presidencën mund të duhen ditë. Zyrtarët zgjedhorë në shtetet ku rezultati është më i paqartë po u bëjnë thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërojnë rezultatet, një proces që ndryshon nga shteti në shtet, sepse secili ka ligje të ndryshme për numërimin e votave. Sondazhet tregojnë një garë jashtëzakonisht të ngushtë presidenciale dhe sa më afër të jenë rezultatet, aq më shumë do të duhet për të ditur rezultatin.
BBC shkruan se fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime. Për shembull, në shtetin kryesor të Pensilvanisë, mund të kërkohet një rinumërim mbarëkombëtar nëse ka një ndryshim gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.
Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve, nga republikanët. Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit./ Monitor
kamala harris donald trump zgjedhjet ne shba 2024
Artikuj te sugjeruar
ZH.LL
BOTA
4 Nëntor22:38
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris përgatisin ekipet ligjore në rast të kontestimeve të rezultatit
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë...
E.D
BOTA
4 Nëntor22:21
“5 nëntori do të jetë Dita e Çlirimit në Amerikë”/ Trump: Ditën e parë në zyrë do të nis dëbimin e kriminelëve
SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump, ka nisur takimin e tij të dytë elektoral në ditën e fundit para zgjedhjeve presidenciale në...
E.D
BOTA
4 Nëntor22:16
Orët e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë! Joe Biden thirrje amerikanëve të votojnë: Kamala Harris mund ta mposhtë Donald Trump
SHBA- Një ditë para hapjes së qendrave të votimit në SHBA, Joe Biden u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të votoj...
ZH.LL
BOTA
4 Nëntor22:15
Presidenca e Hungarisë shpëton Rusinë nga sanksionet, Komisioni Evropian do të shpallë masat e reja në 2025-ën
Flamujt e BE-së dhe Rusisë
RUSI- Komisioni Evropian nuk ka gjasa të paraqesë ndonjë propozim për një paketë të...
E.D
BOTA
4 Nëntor22:04
Mbyllja e fushatës në SHBA/ Dalin sondazhet e fundit, kush kryeson mes Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi mbrapsht për hedhjen e votës. Qytetarët amerikanë ditë...
M.B.
BOTA
4 Nëntor21:56
Baerbock mbërrin në Ukrainë për një vizitë solidariteti: Gjermania qëndron fort pranë jush
UKRAINA- Tetë vizita në pothuajse një mijë ditë lufte: Ministrja e Jashtme gjermaneAnnalena Baerbock është së...
E.D
BOTA
4 Nëntor21:14
“Unë jam kancelari”/ Olaf Scholz shpërthen para partnerëve tij politikë, përpiqet të mbajë të bashkuar qeverinë: Duhet të kapërcejmë sfidat dhe të bëjmë më shumë
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e ka fshehur acarimin e tij për problemet e koalicionit qeverisës, duke u bërë ...
ZH.LL
BOTA
4 Nëntor21:03
"Deri në votën e fundit"/ Çfarë ndodh nëse ka një barazim në zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Trump dhe Harris
SHBA- Kamala Harris dhe Donald Trump po luftojnë deri në votën e fundit për të fituar epërsinë në ...
E.D
BOTA
4 Nëntor21:01
Mbyllja e fushatës në SHBA,mesazhet e kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
SHBA- Teksa kandidatët kanë mbyllur fushatën e tyre dhe nesër më 5 nëntor nis dita e zgjedhjeve, ku do votohet për presiden...