BOTA

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin zyrtarisht shtetin palestinez, nis procesin e njohjes edhe Sllovenia

r.ll Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 18:53
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin zyrtarisht shtetin palestinez, nis procesin
foto ilustruese

BRUKSEL- Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e kanë njohur të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Norvegjia e ka konsideruar 28 majin si “ditë speciale” - kur është zyrtarizuar njohja e shtetit palestinez.

Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, ka thënë përmes një deklarate që “për më shumë se 30 vjet, Norvegjia ka qenë ndër avokueset më të fuqishme për shtetin palestinez. Dita e sotme, kur Norvegjia e njeh zyrtarisht Palestinën si shtet, shënon një moment historik në mes të Norvegjisë dhe Palestinës”. Qeveria irlandeze e miratoi vendimin për njohjen e Palestinës gjatë një takimi të kabinetit të martën.

"Qeveria e njeh Palestinën si shtet sovran dhe të pavarur, si dhe është pajtuar për të vendosur marrëdhënie të plota diplomatike mes Dublinit dhe Ramallahut", tha Qeveria irlandeze në një komunikatë.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë në mëngjes se vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij. Ai ka thënë se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

“Njohja e shtetit të Palestinës është nevojë e domosdoshme, nëse të gjithë ne dëshirojmë të arrijmë paqen”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e ka kritikuar ashpër Spanjën, duke thënë se Qeveria e Sanchezit është “bashkëfajtore në nxitjen e gjenocidit kundër hebrenjve si dhe në krime të luftës”.

Kryeministri spanjoll ka thënë se vendimi i shtetit të tij ka të bëjë me ofrimin e mbështetjes për Autoritetin Kombëtar Palestinez, i cili ka humbur kontrollin politik në Gazë, kur Hamasi e ka marrë pushtetin. Ai e ka prezantuar vizionin e tij për një shtet të udhëhequr prej Autoritetit Kombëtar Palestinez, i cili duhet patjetër të lidhë Bregun Perëndimor dhe Gazën me Jerusalemin Lindor, përmes një korridori.

“Për më shumë, ky vendim reflekton refuzimin tonë absolut ndaj Hamasit, organizatës terroriste që është kundër zgjidhjes me dy shtete”, ka thënë Sanchez.

“Spanja e ka dënuar ashpër sulmin terrorist të 7 tetorit. Ky reagim i qartë tregon për përkushtimin tonë në luftën kundër terrorizmit. Dua të theksoj që duke nisur prej nesër, ne do të fokusohemi në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe në jetësimin e tij”.

Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin - grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian - që udhëheq Gazën. Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë.

Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Më 1991, dy palët janë ulur së bashku, për herë të parë ndonjëherë, në konferencën për paqe në Madrid, e cila më pas ua ka hapur rrugën të ashtuquajturave Marrëveshje të Oslos, të nënshkruara më 1993.

“Njohja e shtetit palestinez ka të bëjë me drejtësi për popullin palestinez”, ka thënë ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, të hënën në Bruksel.

Sipas tij, ky vendim përbën “garancinë më të mirë të sigurisë për Izraelin dhe është absolutisht thelbësore të arrihet paqja në rajon”. Planet për njohje të shtetit palestinez janë prezantuar javën e kaluar përmes një njoftimi të koordinuar në mes të tre kryeministrave.

Norvegjia e ka informuar kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa në fundjavë se vendimi për njohje të shtetësisë do të hyjë në fuqi të martën. Ndonëse Sllovenia ka nisur, po ashtu, procesin e njohjes së shtetit palestinez, ky rast ka nxitur mospajtime të thella brenda Bashkimin Evropian me 27 shtete anëtare. Spanja dhe Irlanda janë pjesë e bllokut evropian.

Për dekada, njohja formale e shtetësisë palestineze ka qenë pika ku kanë dështuar bisedimet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Uashingtoni dhe shumë shtete evropiane kanë thënë se janë të gatshme që një ditë të njohin shtetësinë palestineze, mirëpo jo para se të arrihet një marrëveshje për çështjet e ndjeshme sikurse statusi i Jerusalemit dhe përcaktimi i kufijve.

Mirëpo, përkeqësimi i situatës në Gazë ka shtuar thirrjet që palestinezët të kenë shtetin e tyre. Brenda BE-së, shtetet sikurse Franca besojnë se ende nuk ka ardhur koha për të vepruar ashtu, derisa Gjermania beson se njohja duhet të ndodhë pas negociatave që zhvillojnë dy palët.

Vendimi i së martës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të nënkuptojë që 145 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tani e njohin shtetin palestinez. Aty përfshihen shumë shtete të Lindjes së Mesme, të Afrikës dhe Azisë, por jo Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, shumica e vendeve të Evropës, Australia, Japonia dhe as Koreja e Jugut.

Më 2014, Suedia është bërë shteti i parë i BE-së që e ka njohur shtetësinë palestineze, duke vepruar njëjtë sikurse gjashtë shtete evropiane, të cilat e kanë marrë atë vendim para se t’i bashkoheshin bllokut evropian: Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Megjithatë, Republika Çeke ka thënë se fundmi se njohja që i ka bërë Çekosllovakia e dikurshme shtetësisë palestineze më 1988, nuk vlen më.

‘Shpërblim për Hamasin’

Vendimi i javës së kaluar nga Madridi, Dublini dhe Osloja, ka provokuar përgjigje të ashpër prej Izraelit. Të hënën, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se e ka njoftuar konsullatën e Spanjës në Jerusalem që të ndalojë ofrimin e shërbimeve konsullore për palestinezët në Bregun Perëndimor prej 1 qershorit, si "masë ndëshkuese preliminare".

“Ne nuk do të lejojmë dëmtimin e sovranitetit dhe sigurisë së Izraelit”, ka thënë ai, duke e përshkruar njohjen e shtetësisë palestineze si “shpërblim për Hamasin”, sulmet e të cilit, të kryera më 7 tetor të vitit të kaluar, kanë nxitur luftën në Gazë.

Militantët e grupit kanë hyrë në jug të Izraelit atë ditë dhe kanë kryer sulm që ka rezultuar me më shumë se 1.200 persona të vrarë, kryesisht civilë, dhe marrjen peng të rreth 250 të tjerëve. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Të shtunën, ministrja e Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles e ka akuzuar Izraelin për kryerje të “gjenocidit të vërtetë” në Gazë. Deri më tani, një gjuhë e tillë është dëgjuar vetëm prej ministrave të së majtës ekstreme në koalicionin qeverisës në Spanjë, por jo edhe prej Partisë Socialiste.

“Disa e kanë parë vendimin tonë për të njohur shtetin e Palestinës si shpërblim për terrorin. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa kjo”, ka thënë ministri i Jashtëm irlandez, Micheal Martin, të hënën. Me këtë vendim, Dublini, Madridi dhe Osloja dëshirojnë “të shohin marrëdhënie të normalizuara në të ardhmen në mes të dy popujve” dhe për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete, ka thënë ai./REL

irlande norvegji spanje palestine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë