AKTUALITET

Stoku i dosjeve të prapambetura në gjykata deri në fund të vitit 2026 pritet të ulet deri 35%

n.f Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 15:00
Stoku i dosjeve të prapambetura në gjykata deri në fund të
Foto ilustruese

TIRANË- Problematika me stokun e dosjeve të prapambetura pritet të reduktohet për 2 vitet e ardhshme. Në vendimin për miratimin e “Strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2024–2030, të planit të veprimit dhe të pasaportës së treguesve” parashikohet që deri në fund të vitit 2026 të garantohet reduktimi progresiv i çështjeve të mbartura në gjykata.

Përkatësisht të reduktohet me 30% stoku i dosjeve për çështjet civile dhe tregtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm; 20% për çështjet penale; 25% për çështjet e gjykatës së apelit. Ndërsa për çështjet e Gjykatës Administrative stoku të reduktohet me 35%.

Po ashtu deri në fund të vitit 2030, krahasuar me vitin 2024, 30% me shumë e çështjeve të referuara nga gjykatat, do të zgjidhen me ndërmjetësim, duke forcuar kështu efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të ndërmjetësimit në trajtimin e çështjeve gjyqësore.

Në total numri i çështjeve në pritje të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në fund të vitit 2023 është 19,275 çështje sipas të dhënave të Strategjisë kombëtare e uljes së numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata (2024-2027) e hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Sipas raportit të KLGj-së, në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, çështjet civile po kontribuojnë më së shumti në volumin e çështjeve të prapambetura.

Në raport theksohet se kjo është shkaktuar nga fakti se, ndër vite ka pasur një rritje të kohëzgjatjes mesatare të një çështjeje civile. “Ndërsa para vitit 2013 duheshin 270 ditë për të zgjidhur një çështje civile, në 2023 kohëzgjatja ka arritur 1,250 ditë, apo ndryshe një rritje pothuajse katërfish e kohëzgjatjes së regjistruar në vitin 2013”, citohet në raport.

Në Gjykatën Administrative të Apelit, gjithashtu vërehet se, numri i çështjeve të prapambetura është rritur në mënyrë radikale me kalimin e viteve. Ndërsa në 2014 numri i çështjeve të prapambetura ishte afërsisht 6,000 çështje, në vitin 2023 shkoi në 23,056 çështje, duke shënuar një volum të lartë të çështjeve (të vjetra) të prapambetura.

“Bazuar në treguesit e mësipërm, për zgjidhjen e një çështjeje, tendenca është që, në kushtet aktuale, duhen mesatarisht 5,326 ditë (14.6 vjet)”, vërehet nga Kolegji i Lartë Gjyqësor.
Sipas raportit, të dhënat tregojnë se, një nga sfidat më të madha të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është lëshimi më i shpejtë i urdhrave të ekzekutimit, të cilët janë relativisht të thjeshtë nëse i krahasojmë me çështje të themelit.

“Kjo do të çonte në një ulje drastike të numrit të çështjeve të prapambetura dhe do të lejonte gjykatën të përqendrojë burimet në gjykimin e çështjeve të një natyre më komplekse brenda një afati të shpejtë duke rritur efikasitetin e saj. Veçanërisht çështjet e themelit janë problematike, pasi kohëzgjatja mesatare e tyre është rritur nga 100 në 300 ditë”, thuhet në raport.

Në raport rekomandohen një sërë masash që duhet të ndërmerren për uljen e stokut të dosjeve të prapambetura, si ngritjen e ekipeve për uljen e çështjeve, masat për menaxhimin e diferencuar të çështjeve, duke nisur që nga çështjet urgjente, ato të thjeshta apo kategori të tjera, rritja e numrit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit administrativ etj./ Monitor

stoku i dosjeve të prapambetura gjykate

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë