Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë. Zoti Stoltenberg foli gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, ku po mbahet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën të mbrohet. Vetëmbrojtja është e sanksionuar në Kartën e OKB-së, vetëmbrojtja sanksionohet në ligjin ndërkombëtar. Pra, Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga sulmi rus. Ne kemi të drejtën si vende aleate në NATO që ta ndihmojmë Ukrainën të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje”, tha zoti Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjithashtu tha se qeveritë e vendeve të NATO-s duhet të rishikojnë kufizimet që i kanë vendosur Ukrainës për përdorimin e armatimeve që i dërgojnë.
“Disa nga aleatët i kanë hequr kufizimet, të tjerët jo. Mesazhi im është se mendoj që duhet t’i rishqyrtojmë këto kufizime, pasi duke patur kufizime të tepruara po ua lidhim njërën dorë forcave ukrainase. Kufizimet ulin kapacitetet që të mbrohen. Sërish, këto janë vendime të vendeve anëtare dhe jo të NATO-s dhe ka kufizime të ndryshme për lloje të ndryshme armësh. Nuk them se nuk duhet të ketë fare kufizime në të ardhmen, por them se duhet t’i rishqyrtojmë kufizimet në veçanti duke patur parasysh luftimet që po bëhen tani në rajonin Kharkiv, ku rusët mbrohen duke qëndruar pas vijës së kufirit që është pothuajse i njëjti me vijën e frontit”, tha zoti Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjendet ndërkaq në një vizitë në Spanjë. Ky vend do të angazhohet nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe sigurie që ta furnizojë Ukrainën me armatime me vlerë 1.23 miliardë dollarë.
Zoti Zelensky u bëri thirrje më herët vendeve partnere që dënimi ndërkombëtar i sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Kharkiv të sjellë edhe pasojat e duhura për forcat ruse.
“Është e rëndësishme që partnerët tanë të kenë vendosmërinë e duhur për mbrojtje parandaluese ndaj terroristëve rusë, njësoj siç do të godisnin çdo terrorist tjetër – duke i shkatërruar përpara se të fillojnë të marrin jetë njerëzish”, tha ai.
Presidenti ukrainas duket se iu referua kufizimeve të vendosura nga vende aleate si Shtetet e Bashkuara, që ia ndalojnë Ukrainës përdorimin e armëve amerikane për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë./VOA
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se emri i Netanyahut do të hyjë në histori si ai i Hitlerit, Millosheviçit, Karaxhi...
BELGJIKË- Ministrja belge e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Caroline Gennez tha se Autoriteti Palestinez meriton mbështetje për zhvillimin e ...
Gordon Black RUSI- Rreshteri i ushtrisë amerikane, Gordon Black - i cili u arrestua në qytetin Vladivostok në fillim të majit nën ...
Vuçiç KOSOVË- Këshilltarja shkencore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë, Ivana Stradner është shpre...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrai...
pamje nga sulmi GAZA- Një sulm ajror izraelit shkaktoi një zjarr masiv duke vrarë 45 njerëz në qytetin Rafah të Gazës r...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare ...
Foto ilustruese KOSOVA- Asambleja Parlamentare e NATO-s është themeluar në 1955 si një forum i cili mbledh të gjithë deputet&...
Asambleja Parlamentare e NATO-s SOFJE- Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit...
Foto ilustruese BRUKSEL-Nëse sondazhet dalin të sakta, zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë rritje të mb&eu...