BOTA

Stormy Daniels përballet me pyetje të tjera gjatë gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

e. d Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 21:31
Stormy Daniels përballet me pyetje të tjera gjatë gjyqit ndaj
foto ilustruese

SHBA- Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u përball me pyetje të reja të enjten gjatë gjyqit në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump, rreth pretendimit të saj për një marrëdhënie seksuale me të në vitin 2006. Zonja Daniels pretendon se zoti Trump i pagoi 130 mijë dollarë në vitin 2016 që të siguronte heshtjen e saj për këtë marrëdhënie, ndërsa votuesit përgatiteshin të jepnin verdiktin e tyre në zgjedhjet për president.

Gjatë dëshmisë të martën, zonja Daniels i tha jurisë prej 12 anëtarësh se e urren zotin Trump dhe se dëshiron që ai “të mbajë përgjegjësi” dhe të dërgohet në burg nëse gjendet fajtor.

Zoti Trump, ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale, ka refuzuar rrëfimin e zonjës Daniels për marrëdhënien seksuale. Ai gjithashtu nuk pranon të 34 akuzat e ngritura ndaj tij. Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet me kusht, ose deri në katër vite burgim.

Zoti Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit të Organizatës Trump, për të fshehur rimbursimin për pagesën prej 130 mijë dollarësh për zonjën Daniels nëpërmjet çeqeve mujore të lëshuara në vitin 2017 për ish-avokatin dhe ish-ndërmjetësin e tij politik Michael Cohen. Zoti Cohen pati bërë pagesën për zonjën Daniels duke vendosur si kolateral vlerën e shtëpisë së tij.

Zoti Trump pretendon se e ka rimbursuar zotin Cohen për punën e tij ligjore. Avokatët mbrojtës kanë sugjeruar se pagesat për zonjën Daniels synonin fshehjen e marrëdhënies nga bashkëshortja e zotit Trump, Melania, dhe se pagesat nuk synon të ndikonin rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.

Zonja Daniels pranoi se ajo nuk ka ndërmend t'i paguajë zotit Trump 560,000 dollarë që ajo i detyrohet për shpenzimet ligjore nga paditë për shpifje që një ish-avokat i saj pati ngritur kundër zoti Trump dhe të cilat i pati humbur.

Avokatja Necheles e akuzoi zonjën Daniels se po kërkonte të bënte para nga zoti Trump përmes marrëveshjes së pagesave për të mos folur.

"E rreme", iu përgjigj zonja Daniels.

"Kjo është ajo që bëre, apo jo?", pyeti përsëri avokatja Necheles.

"E rreme!", tha zonja Daniels, pothuajse duke bërtitur në sallën e gjyqit.

Avokati mbrojtës e akuzoi zonjën Daniels edhe për trillimin e një historie rreth një burri të paidentifikuar që kërcënoi atë dhe vajzën e saj të vogël në një parkim në Las Vegas në vitin 2011, duke i thënë asaj të mos fliste më për lidhjen e saj me zotin Trump.

"E gjithë historia ishte e sajuar, apo jo?", pyeti avokatja Necheles.

"Jo, asgjë nuk ishte e sajuar", tha prerazi zonja Daniels. Burri që zonja Daniels ka thënë se e kërcënoi, nuk u identifikua ndonjëherë.

Pasi avokatja Necheles të ketë mbaruar me pyetjet për zonjën Daniels, prokurorja Susan Hoffinger ka thënë se do të ketë pyetje të mëtejshme për të.

Zoti Trump, i ulur në tavolinën e palës mbrojtëse në një distancë të shkurtër nga banka e dëshmitarëve, ndonjëherë është shfaqur i zemëruar dukshëm me rrëfimin e zonjës Daniels.

Të martën, procesverbali i gjyqit tregoi se gjyqtari Juan Merchan, duke biseduar mënjanë me avokatin mbrojtës Todd Blanche dhe prokurorët dhe i tha zotit Blanche se: "Unë e kuptoj që klienti juaj është i mërzitur në këtë pikë, por ai po mallkon me zë dhe tund kokën dukshëm, dhe kjo është përçmuese; ka potencialin të frikësojë dëshmitaren, dhe juria e shikon këtë".

Avokati Blanche e siguroi gjyqtarin se do të fliste me zotin Trump që të ndalë së bëri komente nga tavolina e palës mbrojtëse./VOA

stormy daniels

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë