BOTA

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

E.D Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 08:10

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

GJERMANI- Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin duhanin, si dhe kolesterolin e tepërt dhe mbipeshën. Kjo ka efekt.

50-vjeçarët, që nuk pinë duhan, kanë presion normal të gjakut, nuk kanë kolesterol të lartë ose diabet dhe mbajnë një peshë trupore të shëndetshme, jo vetëm që jetojnë më gjatë, por janë të mbrojtur më gjatë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare. Këtë e zbuluan shkencëtarët e klinikës universitare Hamburg-Eppendorf (UKE) - së bashku me rreth 120 studiues në mbarë botën. Për studimin e tyre shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se dy milionë njerëzve nga 39 vende. Rezultatet u publikuan në numrin e fundit të revistës "New England Journal of Medicine”.

"Pesë faktorë klasikë të rrezikshmërisë"

"Pesë faktorët klasikë të rrezikut presioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, diabeti, nënpesha ose mbipesha apo obeziteti dhe nivelet e larta të kolesterolit janë përgjegjës për rreth gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare në mbarë botën”, thotë Christina Magnussen, autorja kryesore dhe zëvendësdrejtoresha e klinikës së kardiologjike në UKE. "Ne donim të dinim, se si mungesa ose kontrolli i këtyre faktorëve ndikon te jetëgjatësia.

Studimi tregon, se gratë që në moshën 50 vjeçare nuk kishin asnjë nga këta faktorë rreziku zhvilluan sëmundje kardiovaskulare 13,3 vjet më vonë dhe vdiqën 14,5 vjet më vonë se gratë me të pesë faktorët e rrezikut. Burrat pa këta faktorë rreziku jetuan 10.6 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare dhe vdiqën mesatarisht 11.8 vjet më vonë se burrat me faktorë rreziku. Gratë, që në moshën 50 vjeçare nuk pinë duhan, jetojnë 5,5 vjet më gjatë pa sëmundje kardiovaskulare; për meshkujt është 4,8 vjet.

Mbajtja nën kontoll e tensionit të gjakut

"Prandaj ia vlen që me moshë të ndryshoni sjelljen tuaj. Nga të pesë faktorët e rrezikut, kontrolli i presionit të gjakut është ai që ka lidhje me sasinë e viteve të tjera të shëndetshme", shpjegon Stefan Blankenberg, drejtor mjekësor i qendrës universitare për zemrën dhe enët e gjakut në UKE. Njerëzit, që e kontrollojnë presionin e lartë të gjakut ose e lënë duhanin në moshën 55-60 vjeç, jetojnë më gjatë dhe pa sëmundje kardiovaskulare sesa njerëzit, që nuk ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

1,4 milionë njerëz në Gjermani me demencë

Instituti Robert Koch (RKI) ka bërë publike të dhënat aktuale mbi sëmundjen e demencës në Gjermani. Sipas tij rreth 1,4 milionë njerëz këtu janë të prekur nga demenca. Në vitin 2022, 2,8 përqind e njerëzve mbi moshën 40 vjeç jetonin me diagnozën e demencës, njofton RKI në Berlin. Femrat janë më të prekura se meshkujt. Në përgjithësi me moshën rritet edhe shpeshtësia e sëmundjes – një diagnozë të tillë kishin 6,9 përqind e mbi 65 vjeçarëve.

Numri i rasteve të demencës në Gjermaninë lindore dhe në lindje të Bavarisë ishte më i lartë se në rajonet e tjera. Sipas studimit një rol të rëndësishëm mund të luajnë faktorët e rrezikshmërisë, si diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe obeziteti, që në dekadat e fundit kanë patur një shpërndarje të pabarabartë rajonale, por në Gjermaninë Lindore ishin më të zakonshme.

300.000 njerëz vuajnë nga parkinsoni

Studiuesit nga RKI dhe Instituti Shkencor i AOK (Wido) analizuan edhe të dhënat mbi shpeshtësinë e sëmundjes së parkinsonit. Në vitin 2022 në Gjermani, sipas të dhënave, jetonin gati 300.000 njerëz të diagnostikuar me parkinson. 0.61 për qind e 40-vjeçarëve, burrat ishin më shpesh të prekur se gratë. Prezenca e sëmundjes së parkinsonit rritet me moshën. Tek personat mbi 65 vjeç ishin të prekur 1.42 për qind.

Demenca dhe parkinsoni janë dy sëmundjet neurodegjenerative më të zakonshme. Demenca karakterizohet nga një përkeqësim progresiv, i pakthyeshëm i strukturave të trurit, që shoqërohet me një rënie të aftësive njohëse si kujtesa, gjuha, vëmendja dhe përqendrimi, por edhe nga ndryshime të personalitetit, emocioneve dhe aftësive sociale. Sëmundja zhvillohet ngadalë dhe është deri tani e pashërueshme.

Në sëmundjen e parkinsonit ndodh dëmtimi i qelizave nervore të trurit, që prodhojnë neurotransmetuesin dopamin. Si rezultat shfaqen pengesa, sidomos në aftësitë motorike. Ngurtësimi i muskujve ose dridhjet janë tipike. Mund të ketë edhe çrregullime të fshikëzës urinare dhe tretjes, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, depresion dhe rrëzime. Shifrat janë bazuar në të dhënat e të siguruarve në sigurimin shëndetësor AOK dhe janë publikuar në "Journal of Health Monitoring”./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë