BOTA

Stuhia më e fortë në vend në 90 vite, qindra persona kanë humbur jetën pasi cikloni Chido goditit Mayotte

r.ll Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 09:29
Stuhia më e fortë në vend në 90 vite, qindra persona
foto nga shkaterrimet

FRANCË- Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Mayotte pasi territori francez i Oqeanit Indian u godit nga një ciklon i fuqishëm. Vendbanime të tëra u rrafshuan kur cikloni Chido solli shpejtësi të erës prej më shumë se 225 km/h (140 mph). Parashikuesi Meteo-France tha se Chido ishte stuhia më e fortë që goditi ishujt në më shumë se 90 vjet.

Ndërkohë punonjësit e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë përforcime nga Franca, po kontrollojnë në shkatërrimet e lëna pas në kërkim të të mbijetuarve. Dëmtimi i gjerë i infrastrukturës, me linja të rrëzuara të energjisë dhe rrugë të pakalueshme, po pengon rëndë operacionet e emergjencës. 

Një pjesë nga popullsia prej 320,000 banorësh të Mayotte kanë thënë se po luftojnë me mungesa të mëdha ushqimi, uji dhe strehimi. Një banor i kryeqytetit, Mamoudzou, duke pritur në një radhë për furnizime tha: "Ne kemi tre ditë që nuk kemi ujë, kështu që ka filluar të jetë shumë. Po përpiqemi të marrim minimumin për të jetuar, sepse nuk e dimë se kur do të kthehet uji."

Një tjetër banor i Mamoudzou, John Balloz, tha se ishte i befasuar që nuk vdiq kur goditi cikloni. Mohamed Ismael, i cili gjithashtu jeton në kryeqytet, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se situata atje ishte "një tragjedi" dhe tha: "Ndjehemi sikur jemi pas një lufte bërthamore... Pashë një lagje të tërë që u zhduk."

Komunitetet e varfëra të Mayotte, duke përfshirë emigrantët pa dokumente që kanë udhëtuar në territorin francez në përpjekje për të kërkuar azil, mendohet se janë goditur veçanërisht rëndë për shkak të natyrës së pambrojtur të strehimit të tyre. Popullsia e saj është shumë e varur nga ndihma financiare franceze dhe ka luftuar prej kohësh me varfërinë, papunësinë dhe paqëndrueshmërinë politike. Rreth 75% e popullsisë jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë dhe një në 3 persona është i papunë, shkruan BBC.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendimet e tij ishin me bashkatdhetarët tanë në Mayotte, të cilët kanë kaluar orët më të tmerrshme dhe që për disa kanë humbur gjithçka, mes tyre kanë humbur jetën.  Francois-Xavier Bieuville, prefekti i ishullit, tha për mediat lokale se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi dëmi të vlerësohet plotësisht. Ai paralajmëroi se do të jetë patjetër disa qindra dhe mund të arrijë mijëra.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau, i cili është planifikuar të vizitojë ishullin për të vlerësuar dëmet dhe për të koordinuar përpjekjet e mëtejshme të ndihmës, pranoi ashpërsinë e jashtëzakonshme të ciklonit dhe siguroi se përpjekjet për të ndihmuar popullsinë po rriteshin.

Cikloni Chido ra në tokë edhe në Mozambik, ku solli përmbytje të shpejta, shkuli pemë dhe dëmtoi ndërtesa rreth 25 milje (40 km) në jug të qytetit verior të Pembas. Cikloni shkaktoi dëme strukturore dhe ndërprerje të energjisë në provincat veriore bregdetare të Nampula dhe Cabo Delgado mëngjesin e së shtunës, njoftuan autoritetet lokale.

cikloni chido mayotte

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë