BOTA

"Synon t'i përdorë në luftime kundër forcave ukrainase!" Pentagoni: 10 mijë trupa koreane janë dislokuar në Rusi

M.B. Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 08:01

"Synon t'i përdorë në luftime kundër forcave

SHBA- Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DPRK-ja ka dërguar rreth 10,000 ushtarë për t'u trajnuar në Rusinë lindore", u tha gazetarëve të hënën zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh, duke iu referuar inicialeve të emrit zyrtar të Koresë së Veriut.

"Një pjesë e ushtarëve tashmë janë zhvendosur më afër Ukrainës dhe ne jemi përherë e më të shqetësuar se Rusia synon t'i përdorë ata në luftime ose për të mbështetur operacionet luftarake kundër forcave ukrainase në rajonin rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën", shtoi ajo.

Më herët, NATO-ja konfirmoi se trupa koreano-veriore janë dërguar në Rusi për të ndihmuar Moskën në luftën kundër Ukrainës dhe se një pjesë e tyre është dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat e Kievit ndërmorën një sulm të befasishëm në gusht dhe ku ende mbajnë nën kontroll një pjesë të territorit.

"Thellimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut përbën kërcënim për sigurinë e Indo-Paqësorit dhe atë Euro-Atlantike," u tha gazetarëve në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, pasi zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s u informuan nga një delegacion i zbulimit i Koresë së Jugut, si edhe nga zyrtarë ushtarakë.

Zoti Rutte tha se vendosja e 3,000 trupave të Koresë së Veriut përfaqësonte "një përshkallëzim të ndjeshëm" të angazhimit të Phenianit në "luftën e paligjshme të Rusisë" në Ukrainë, një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një "zgjerim të rrezikshëm" të luftës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se dërgimi i trupave të Koresë së Veriut ishte një shenjë e "dëshpërimit në rritje" nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

“Mbi 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e Putinit dhe ai nuk është në gjendje ta përballojë agresionin ndaj Ukrainës pa mbështetje të huaj”, tha zoti Rutte.

Pentagoni nuk dha më shumë hollësi mbi trupat apo pajisjet që Koreja e Veriut ka dërguar bashkë me trupat. Kur u pyet nga Zëri i Amerikës se çfarë aftësish shtetesë kanë trupat, zonja Singh tha se “ishin forca shtesë në fushën e betejës”.

"Nëse shohim trupat e DPRK-së që lëvizin në dhe drejt vijës së frontit, ata janë bashkëluftëtarë në luftë", paralajmëroi ajo.

Kremlini i kishte hedhur poshtë njoftimet për trupat e Koresë së Veriut si "lajm të rremë". Por Presidenti Putin nuk e mohoi javën e kaluar që trupat e Koresë së Veriut ndodheshin aktualisht në Rusi dhe tha se i takon Moskës të vendosë se si t'i dislokonte ato si pjesë e një pakti sigurie të mbrojtjes reciproke që ai ka nënshkruar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në qershor.

Në kundërshtim me komentet e presidentit rus, një përfaqësues i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork i karakterizoi javën e kaluar njoftimet për vendosjen e trupave të Phenianit në Rusi si "thashetheme të pabaza".

Në frontin e betejës, ushtria e Ukrainës tha të hënën se forcat ruse sulmuan gjatë natës me 100 dronë duke vënë në shënjestër zona në të gjithë vendin.

Forcat ajrore ukrainase thanë se rrëzuan 66 dronë, shumica mbi rajonet Cherkasy, Khmelnytskyi dhe Kiev. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi gjithashtu dronë mbi Chernihiv, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Kirovohrad, Mykolaiv, Poltava, Rivne, Ternopil dhe Zhytomyr.

Guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin tha në Telegram se sulmet ruse goditën ndërtesat e banimit në qytetin Kherson, duke vrarë të paktën dy persona.

Në Kharkiv, zyrtarët njoftuan për sulme me bomba dhe granata ruse, përfshirë sulme që dëmtuan një ndërtesë apartamentesh dhe një shtëpi.

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha në Telegram se të paktën 13 persona u plagosën në sulmet ndaj tre lagjeve të qytetit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të hënën se shkatërroi 21 dronë ukrainas. Ministria tha se mbrojtja ajrore ruse shkatërroi 13 dronë mbi rajonin Belgorod, gjashtë mbi Byransk, një mbi Voronezh dhe një mbi Kursk. Guvernatori i Voronezhit Alexander Gusev tha se dronët dëmtuan dy biznese dhe plagosën dy persona./ VOA

ukraina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë