BOTA

"Ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”, emetimet e karbonit po ulen me shpejtësi në Europë

M.B. Përditësimi i fundit 25 Maj 2024, 07:43
"Ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”,
Foto ilustruese

Europa- “Sfida jonë më e ngutshme është ta mbajmë planetin tonë të shëndetshëm”, deklaroi Ursula von der Leyen në ditën kur u zgjodh presidente e Komisionit Europian, në korrik 2019. Pesë vite më vonë, kjo duhet të jetë ende sfida më e ngutshme. Në vitin 2023, temperaturat e sipërfaqes së globit, ishin 1.48°C më të larta se nivelet para-industriale dhe viti 2024 pritet të jetë edhe më i nxehtë. Por lufta e Rusisë në Ukrainë dhe mundësia e një mandati tjetër presidencial të Donald Trump, janë shqetësime që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje këto ditë.

Lajmi i mirë është se politikat ekologjike të kontinentit po japin efekt. Emetimet ranë me 15.5% në vitin 2023, kryesisht falë pakësimit të karbonit që rrjedh nga prodhimi i energjisë elektrike dhe industritë. Shtetet e BE-së shtuan turbina të erës me një kapacitet prej 17 gigavat (GW) dhe panele të reja diellore me kapacitet 56 GW. (Për krahasim, kapaciteti i energjisë bërthamore në BE është afërsisht 100 GW, megjithëse mund të funksionojë 24 orë në ditë.) Zyrtarët mendojnë se viti 2024 do të jetë një vit tjetër rekord për burimet e ripërtëritshme.

Sipas parashikimeve të komisionit, politikat e tanishme pritet të ulin emetimet e përgjithshme të bllokut europian me 88% deri në vitin 2040, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Pas objektivit për uljen e emetimeve me 55% deri në vitin 2039, BE-ja duhet të jetë në gjendje të pajtohet për një objektiv prej 90% për vitin 2040. Synimi kryesor për arritjen e emetimeve zero deri në vitin 2050, ka mbetur i pandryshuar. Tre faktorë shpjegojnë synimin e ri dhe uljen e emetimeve. I pari ka të bëjë me arritjen më të madhe të Europës në fushën klimatike: çmimi i karbonit.

Deri në vitin 2023, sektorët e mbuluar nga sistemi i tregtimit të emetimeve të BE-së, si industria dhe prodhimi i energjisë elektrike, i kishin ulur emetimet me 47% krahasuar me vitin 2005 kur u nis skema (shih grafikun 1). Më e rëndësishmja, kjo skemë u ashpërsua në vitin 2023. Sektorët e mbuluar prej saj ende duhet të ulin shumë emetimet deri në vitin 2030, çka do të thotë se që nga ky vit e tutje, numri i lejeve të emetimeve të lëshuara do të bjerë me 4.3% çdo vit, krahasuar me 2.2% në vitet e mëparshme. Pas vitit 2040, nuk do të jepen më fare leje të reja. Çmimi i një lejeje për të emetuar një ton dioksid karboni është rreth 70 euro (75 dollarë) për ton, krahasuar me rreth 20 euro për ton para pandemisë (shih grafikun 2). Tani tregjet i tregtojnë lejet për fillimin e viteve 2030, me mbi 80 euro për ton.

Vitin e kaluar, BE-ja krijoi një sistem të dytë të tregtimit të emetimeve (ETS2), për të përfshirë disa sektorë të përjashtuar më parë, si transporti rrugor dhe ngrohja e brendshme, deri në vitin 2027. Nga frika e një kundërpërgjigjeje politike, ky sistem ka një klauzolë për të mbajtur të pandryshuar çmimin e karbonit, nëse ky i fundit rritet mbi 45 euro për ton, në tre vitet e para. Megjithatë, synimi është që deri në vitin 2030, të pakësohen me 42% emetimet e këtyre sektorëve, krahasuar me vitin 2005, dhe të mos lëshohen leje të reja pas vitit 2044.

Këto masa për çmimet e karbonit duhet të jenë të mjaftueshme për të mundësuar uljen prej 90% të emetimeve të parashikuara për vitin 2040, me kusht që politikanët të kenë guximin të shmangin ndërhyrjet, nëse çmimet më të larta të karbonit do të bëhen shumë të dhimbshme për konsumatorët dhe industrinë. Faktori i dytë që mund të ndihmojë, është lufta e Rusisë në Ukrainë. Kur çmimet e gazit u rritën në vitin 2022, firmat u detyruan të ulnin përdorimin e energjisë ose të mbyllnin linjat e prodhimit. Kjo gjë uli emetimet nga industritë e mbuluara nga sistemi ET me 5% në vitin 2022 dhe me 7% shtesë në vitin 2023.

Edhe pse çmimet e gazit tani kanë rënë, disavantazhi i Europës në kostot e karburanteve fosile, krahasuar me Amerikën, do të vazhdojë t’i detyrojë firmat që të përshtaten, megjithëse kufiri tatimor i karbonit i BE-së (CBAM), do të zbatohet plotësisht duke filluar nga viti 2026. Kjo gjë do të mbrojë disi industrinë e BE-së, nëpërmjet taksimit të importeve duke u mbështetur në përmbajtjen e tyre të karbonit. Energjia e ripërtëritshme dhe zgjerimet e rrjetit janë bërë gjithashtu synime më të pëlqyera politike, pasi energjia e gjelbër mundëson që Europa të varet më pak nga shtetet autokrate që furnizojnë lëndë djegëse fosile.

Faktori i tretë janë furnizimet me kosto të ulët nga Kina, që do të lehtësojnë tranzicionin e energjisë. Në Spanjë, vendi më me diell në Europë, energjia elektrike është pothuajse falas gjatë ditës. Ndërsa rritet përdorimi i burimeve të ripërtëritshme, prodhimi i energjisë do të bëhet pa emetime shumë më shpejt sesa mendohej më parë. Në të njëjtën kohë, po hyjnë në treg automjetet elektrike të lira kineze, duke ulur kostot për shoferët e rinj. Por nëse gjërat po shkojnë kaq mirë, atëherë pse Europa po vazhdon të paraqesë një sërë politikash të reja klimatike? Një arsye është thjesht dëshira për të pasur rezerva.

Kjo nuk është një arsye e mirë. Marrim shembullin e makinave. Energjia diellore e lirë do ta bëjë drejtimin e automjeteve elektrike një mundësi shumë më të leverdishme nga ana ekonomike për një pjesë të madhe të shoferëve. Por, me sa duket, duke mos pasur besim në qëndrueshmërinë e çmimit të karbonit, lulëzimin e energjisë diellore apo përparimin teknologjik, BE-ja ka shtuar norma emetimesh për automjetet që do të ulin në zero emetimet deri në vitin 2035 dhe po mendon të bëjë diçka të ngjashme për kamionët. Këto rregulla nuk janë thjesht të panevojshme. Ato u hapin rrugën përpjekjeve dredharake, si mashtrimet me provat e emetimeve. Një studim zbuloi se 65% e fitimeve të hamendësuara ekonomike që do të vinin nga hyrja e standardeve të reja, rezultuan të rreme.

Një arsye më e mirë për paraqitjen e politikave të reja ekologjike, është nxitja e rrjetit. Më 13 prill, hyri në fuqi një rregullore për të siguruar që Europa të ketë një rrjet stacionesh me karikim të shpejtë. Rregullore të tilla mund të ndihmojnë tregun të funksionojë më mirë dhe të plotësojnë masat për çmimin e karbonit. Arsyeja e fundit për rregullat e reja të BE-së është përmirësimi i integrimit të tregut. Mënyra më e mirë për të dekarbonizuar është duke elektrizuar sa më shumë të jetë e mundur. Por pjesa që zë energjia elektrike në konsumin total të energjisë në Europë është rritur ngadalë në dekadën e fundit, duke arritur në rreth 21%, ndërsa në Kinë ka arritur në 27%.

Një sistem efikas i energjisë së ripërtëritshme kërkon një integrim të thellë europian. Energjia bërthamore franceze, energjia e erës daneze, energjia diellore spanjolle dhe hidrocentralet norvegjeze, funksionojnë më mirë nëse të gjitha ushqehen në një sistem të përbashkët europian. Përndryshe, çmimet spanjolle të energjisë elektrike do të jenë pothuajse zero për pjesën më të madhe të ditës, po ashtu edhe çmimet daneze të energjisë kur fryn shumë erë, ndërsa Franca do të ketë energji bërthamore të tepërt gjatë natës. Një treg europian i ndërlidhur i energjisë elektrike mund të ulë nevojat për investime për ruajtje dhe kapacitet rezervë me 20-30%, sipas studimeve të fundit të përmbledhura nga grupi Bruegel, me seli në Bruksel.

Një integrim i tillë kërkon politika të përbashkëta. Reforma e tregut të energjisë elektrike në BE, miratuar më 11 prill nga Parlamenti Europian është një përpjekje për të harmonizuar rregullat e lojës. Por vendet janë ende të lira të vendosin politikat që dëshirojnë në lidhje me këtë çështje, Nëse këto të fundit nuk janë të koordinuara, do ta bëjnë sistemin më pak efikas. Një problem tjetër është kostoja. Një sistem i energjisë së ripërtëritshme kërkon investime të mëdha në gjithë rrjetin: transport me tension të lartë në distanca të gjata, linja të forta rajonale të shpërndarjes dhe shpërndarje të zgjuar lokale.

Nga frika e qëndresës lokale, kabllot janë instaluar nëntokë, duke rritur shpenzimet. Tani që shumë shtete të Europës duhet të zvogëlojnë deficitet buxhetore, investimet në rrjete mund të ngecin. Ky do të ishte një gabim. Me një sistem efektiv të çmimit të karbonit, një treg i integruar i energjisë elektrike, ka një shans të mirë për të përmbushur edhe synimet e reja ambicioze. Kjo do të ishte vërtet e shëndetshme për planetin./ Monitor

emetimet e karbonit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë