BOTA

"Takim prej 5 orës!" Analiza: Çfarë dihet nga bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?

M.B. Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2025, 14:47

"Takim prej 5 orës!" Analiza: Çfarë dihet nga

ARABIA- Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë përfunduar bisedimet e tyre të para lidhur me luftën në Ukrainë, derisa Moska ka paraqitur kërkesa të reja për zhvillimin e negociatave të gjera për t’i dhënë fund konfliktit gati trevjeçar. Takimi prej gati pesë orësh në Riad është pjesë e një përpjekjeje të madhe diplomatike nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës dhe u përshkrua nga zyrtarët amerikanë si diskutime eksploruese që mund të hapin rrugën për një takim të mundshëm ballë për ballë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas përfundimit të bisedimeve në kryeqytetin saudit, zyrtarët rusë u thanë gazetarëve se diskutimet ishin një hap i parë i mirëpritur. Këshilltari kryesor për politikën e jashtme i Rusisë, Yury Ushakov, i cili ishte pjesë e delegacionit të vendit, tha se takimi “shkoi mirë.” Ushakov, gjithashtu, tha se të dyja palët ranë dakord që negociatorët të diskutojnë për Ukrainën dhe se përmendën shkurtimisht kushtet e nevojshme për një samit Putin-Trump. Ai shtoi se vendimi për të nisur bisedime më të thella me Shtetet e Bashkuara rreth Ukrainës në fund të fundit do t’i takojë vetë Putinit.

“Ne jemi të gatshëm për këtë, por ende është e vështirë të flasim për një datë specifike për takimin e dy liderëve”, tha Ushakov, i cituar nga Associated Press.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se delegacionet nga të dyja vendet janë pajtuar të “adresojnë çështjet e ndjeshme” në marrëdhëniet e tyre me qëllimin e normalizimit të lidhjeve diplomatike pas viteve të tensioneve. Zëdhënësja Tammy Bruce tha në një deklaratë se Moska dhe Uashingtoni gjithashtu ranë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë për bisedimet rreth Ukrainës, “duke punuar për një rrugë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur në një mënyrë që është e qëndrueshme, e vazhdueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët”.

Ajo shtoi se të dyja vendet do të eksplorojnë “bashkëpunimin e ardhshëm,” por paralajmëroi se një afat i saktë mbetet ende i paqartë, duke vënë në dukje se “një telefonatë e ndjekur nga një takim nuk është e mjaftueshme për të vendosur një paqe të qëndrueshme,” derisa theksoi se bisedimet në Riad janë një hap i hershëm në një proces më të gjatë./ REL

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë