Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan ekonomik kushtuar atyre. Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.
"Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin", shkroi ajo.
Në drekën e punës morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim.
Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë drekës u bisedua për planet e Komisionit të ri Evropian dhe për iniciativat strategjike, korridoret e gjelbra dhe rrugën evropiane.
Sipas tij, presidentja Von der Leyen kishte një qëndrim pozitiv ndaj zgjerimit. Në drekën e punës u diskutuan mbi agjendën reformuese që të gjitha vendet, përveç Bosnje e Hercegovinës, e dorëzuan me kohë në Bruksel.
Bëhet fjalë për reformat që lidhen, ndër të tjera, me sundimin e ligjit, demokracinë, reformat institucionale, parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit, si dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të siguruar që fondet të mos keqpërdoren.
Për të marrë fondet financiare nga Plani i Rritjes, çdo shtet nga Ballkani Perëndimor ishte i obliguar të dërgonte agjendën reformuese. Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.
Vuçiç tha se Serbia së shpejti do të marrë këstin e parë prej 112 milionë eurosh nga Plani i Rritjes. Vuçiç shtoi se, sa i përket kushteve “të gjithë kriteret nga agjenda reformuese, nga ndihma shtetërore, tenderët publikë, të gjitha i kemi përmbushur dhe i kemi nënshkruar”.
“Mendoj se vetëm një vend nuk ka ardhur me kriteret themelore të përmbushura. Një i tillë nuk do të mund të dëmtojë përparimin e të tjerëve, ky është një parim i mirë”, tha Vuçiç.
Radio Evropa e Lirë mësoi se dokumenti mbi Planin e Rritjes që Bosnja e Hercegovina i dorëzoi Brukselit nuk plotëson kriteret për të qenë i pranueshëm për Komisionin Evropian (KE). Siç merret vesh, Bosnja e Hercegovina ka dërguar një dokument të paplotë që nuk reflekton të gjitha rekomandimet e KE-së.
Bosnja dhe Hercegovina ka humbur kështu afatin për të dërguar në kohë agjendën reformuese që është e nevojshme për të marrë fonde financiare nga Plani i Rritjes për rajonin.
Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes.
Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja./REL
ITALI- Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Lido di Camaiore të Italisë...
LIBAN- Këto janë pamjet e shpërthimit të radiove në Liban. Në videon e publikuar nga BBC, dallohen retë e më...
POLONI-Qyteti i tretë më i madh i Polonisë, Wroclaw, po përgatitej për kulmin e ujërave të përmbytjeve të enjten,...
GJERMANI- Gjermania do të miratojë afro 400 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. Bëhet e ditur se Ministria e Financ...
FRANCË- Të paktën dy civilë u qëlluan për vdekje në përleshjet e reja midis vendasve të Kaledonisë së R...
IZRAEL- Izraeli ka arrestuar një nga shtetasit e tij me dyshimin për përfshirje në një komplot vrasjeje të mbështetur nga I...
EVROPË- Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Evropën Qendrore është rritur në të paktën 23, si...
SHBA- Valët nga rrjeti i satelitëve të Elon Musk po bllokojnë aftësinë e shkencëtarëve për të parë...
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e ka shpallur nisjen e një faze të re të luftës, teksa Izraeli ka zhvendosur vëmendjen drejt ...
SHKUP-Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka pranuar ditën e djeshme një mocion të paraqitur nga Komisioni Shtetëror Kund...