BOTA

Takimi me Maduro-n, Grenell njofton lirimin e 6 amerikanëve! Qeveria venezueliane: Janë diskutuar çështje të ndryshme me interes për të dy vendet

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 08:15

Takimi me Maduro-n, Grenell njofton lirimin e 6 amerikanëve! Qeveria

VENEZUELA- I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro patën një diskutim të respektueshëm mbi çështjet e emigracionit, sanksioneve dhe amerikanëve të ndaluar në vendin e Amerikës së Jugut, thuhet në një deklaratë të qeverisë venezueliane të lëshuar pas takimit të premten në Karakas. Takimi në pallatin presidencial të kryeqytetit të Venezuelës vjen mes shtimit të përpjekjeve të administratës së Presidentit Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm me të kaluar kriminale, që ka shkaktuar reagime në Amerikën Latine.

Pas takimit me Maduron, diplomati amerikan Richard Grenell tha se po kthehen në Shtetet e Bashkuara me gjashtë amerikan të liruar nga autoritetet e Venezuelës. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara kohët e fundit për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Karakasit dhe akuzave për grusht shteti. Por dy vendet kanë interesa të përbashkëta për disa çështje, duke përfshirë një licencë që lejon kompaninë amerikane të naftës Chevron CVX.N të operojë në Venezuelë.

“Takimi u zhvillua me respekt të ndërsjellë dhe gjatë tij u diskutuan çështje të ndryshme me interes për të dy vendet: emigracioni, ndikimi negativ i sanksioneve ekonomike ndaj Venezuelës, qytetarët amerikanë të përfshirë në krime brenda territorit (venezuelian) dhe integriteti i sistemit politik venezuelian”, tha qeveria venezueliane, duke shtuar se në takim ishte rënë dakord për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vizita e zotit Grenell nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara e njohin Maduro-n si udhëheqës legjitim të Venezuelës, tha më herët të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt. Ajo tha se zoti Grenell ishte i përqëndruar në sigurimin e kthimit të 400 anëtarëve të ndaluar të bandës “Tren de Aragua” në Venezuelë dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve amerikanë në Venezuelë.

Grenell, i dërguari i Presidentit Trump për misione speciale, është shprehur më herët se kishte biseduar me disa zyrtarë të ndryshëm venezuelianë dhe se do të fillonte takimet, disa ditë pasi administrata e kaluar e Presidentit Biden vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë Maduro.

“Diplomacia është rikthyer”, tha zoti Grenell në një postim në rrjetin X, ndërsa njoftoi për bisedimet me zyrtarët venezuelianë. “Bisedat janë një taktikë”.

Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump e quajti diktator zotin Maduro. Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump ndërmori një fushatë të “trysnisë maksimale” ndaj zotit Maduro, përfshirë sanksione të ashpra ndaj Venezuelës dhe industrisë së naftës së atij vendi.

Pas marrjes së pushtetit, Presidenti Biden hoqi disa nga kufizimet e vëna nga administrata e Presidentit Trump pas premtimeve elektorale nga zoti Maduro, por më pas i rivendosi ato, duke thënë se udhëheqësi i Venezuelës nuk iu përmbajt premtimeve për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Gazeta “Financial Times” njoftoi të premten se kompania “Chevron” po përpiqet të mbrojë licencën speciale amerikane që e lejon atë të operojë në Venezuelë. Shefi ekzekutiv i kompanisë së naftës, Mike Wirth, i tha gazetës se “Chevron” do të angazhohej me Shtëpinë e Bardhë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se licenca duhet të rishikohet.

Nëse firma “Chevron” detyrohet të largohet, Kina dhe Rusia do të kenë ndikim në vendin anëtar të organizatës së OPEC-ut, tha zoti Wirth. Vitin e kaluar eksporti i naftës venezuelase drejt Shteteve të Bashkuara u rrit me 64% ose rreth 220,000 fuçi në ditë, duke e bërë Amerikën tregun e dytë më të madh të eksportit pas Kinës, e cila importon 351,000 fuçi në ditë, 18% më pak se një vit më parë./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë