BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
SHBA - Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën për rikthimin e funksionimit normal të misioneve të ndërsjella diplomatike, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pas bisedimeve mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë që u mbajtën në Arabinë Saudite.
Vendimi u duk se ishte një sinjal domethënës në lehtësimin e kufizimeve ndaj misioneve diplomatike ruse, kufizime që ishin vendosur nga administratat e mëparshme, për shkak së sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës si edhe veprimeve të tjera ruse.
Bisedimet në Riad synonin të hidhnin një hap përpara drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë, pasi Presidenti Donald Trump, i cili mori detyrën muajin e kaluar, urdhëroi zyrtarët më të lartë që të nisnin bisedimet. Zoti Rubio tha se palët kishin rënë dakord që si hap të parë të caktonin ekipe zyrtarësh të cilët do të “punonin me shpejtësi për të rikthyer funksionimin e misioneve të ndërsjella diplomatike”.
Gjatë dekadës së fundit, dy vendet kanë dëbuar diplomatë dhe kanë kufizuar dërgimin e personelit të ri në misionet e ndërsjella diplomatike, në një seri vendimesh si kundërpërgjigje ndaj njëra-tjetrës, duke bërë që ambasadat të kenë pak personel.
Zoti Rubio tha se vendime të tilla kanë “tkurrur shumë aftësinë tonë për të operuar në Moskë” dhe se kjo vlente edhe misionin diplomatik të Rusisë në Uashington.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Associated Press zoti Rubio tha se është e nevojshme që misionet diplomatike të jenë gjendje të funksionojnë normalisht, por tha se nuk do të shprehej publikisht mbi hollësitë se si do të ndodhte kjo.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia Reuters mbi hollësi se si operon aktualisht ambasada amerikane në Rusi.
Ministria e Jashtme e Rusisë, tha se ministri Lavrov ngriti shqetësimin mbi funksionimin e misioneve diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara gjatë një bisede me homologun Rubio të shtunën, përpara se të mbaheshin bisedimet e sotme në Riad.
Edhe përpara sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, Shtetet e Bashkuara ishin shprehur se mund të mbanin vetëm një prani të ulët në Rusi, pasi Moska vuri kufizime mbi personelin në misionet amerikane, duke e detyruar Uashingtonin që të mbyllte dhe të pezullonte konsullatat në Vladivostok dhe Yekaterinburg./VOA
SUDAN- Më shumë se 200 civilë të paarmatosur janë vrarë në një grup fshatrash në Sudan gjatë tre ditëve...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për kufizimin e marzhës së fitimit pë...
Foto ilustruese GREQI - Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës rihter ka ndodhur pasditen e së martës (18/2) n&...
foto ilustruese BRUKSEL- Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” pë...
POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan mbi 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastruktur&eum...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë rritur fluturimet e fshehta me dron mbi Meksikë, me qëllim identifikimin e laboratorëve të drogës...
MAL I ZI- Grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të martën se do të ngrenë padi...
ARABIA SAUDITE- Tre amerikanë dhe dy rusë morën pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite që kanë theksuar fundin e i...
Foto ilustruese FRANCË- Pas samitit të mbajtur të hënën në Elysee në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron po p...
UKRAINË- Në një dhomë larg vijës së frontit në Ukrainën qendrore, një burrë kuban, i veshur me rr...