BOTA

“Tani vetëm shteti u kushton vëmendjen atyre", Bjellorusia shton kampet “patriotiko-ushtarake” për jetimët dhe fëmijët e tjerë

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shtator 2024, 16:19

“Tani vetëm shteti u kushton vëmendjen atyre", Bjellorusia

BJELLORUSIA- Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi më 2020, Qeveria nisi një luftë të pamëshirshme ndaj mospajtuesve, duke i burgosur aktivistët, mbyllur mediat e pavarura dhe duke e shkatërruar përgjithësisht shoqërinë civile. Në mesin e atyre që mbetën më të izoluarit ishin mijëra jetimë dhe fëmijë prindërve të të cilëve iu mohua kujdestaria.

“Në të kaluarën, ka pasur organizata të cilat ofronin alternativa për integrimin dhe socializmin e fëmijëve të tillë”, tha për Current Time Volha Vyalichka, psikologe bjelloruse e fëmijëve dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila iku në Poloni pasi strehimorja e saj për fëmijë në Hrodno u mbyll verën e vitit 2021.

“Tani vetëm shteti u kushton vëmendjen atyre, dhe shteti e ka agjendën e vet”, shtoi ajo.

Ajo ka agjendë është përqendruar dukshëm në aktivitete patriotike dhe ushtarake, në veçanti prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022. Jetimët nga shteti dhe nga institucionet e Kishës Ortodokse Bjelloruse janë dërguar në kampe në qendrat ushtarake, janë stërvitur ushtarakisht dhe për përdorimin e armëve nga mercenarët e grupit famëkeq të Rusisë, Wagner, dhe kanë pasur për detyrë t’u shkruajnë letra motivuese ushtarakë rusë në pjesët e okupuara të Ukrainës.

Aktivitetet arsimore “patriotike” të shtetit udhëhiqen bashkërisht nga ministrive të Arsimit, Mbrojtjes, Emergjencave dhe Punëve të Brendshme. Megjithëse kampe të tilla për fëmijë të cenueshëm veprojnë prej vitit 2007, lufta në Ukrainë dhe sundimi autoritar në Bjellorusi e kanë bërë këtë prioritet qeveritar.

Në dhjetor 2020, për shembull, Ministria e Mbrojtjes dhe policia OMON e Minskut pritën një grup të jetimëve gjatë shfaqjes së armëve dhe automjeteve. Sipas një raporti shtetëror, një 12-vjeçar veshi një jelek antiplumb dhe një helmet, duke e provokuar një fëmijë tjetër të bërtasë se ai dukej si një “kolonel i vërtetë!”

Shefi i njësitit Minsk OMON u citua të ketë thënë se ata kishin bërë gjithçka “për t’i bërë fëmijët të ndiheshin sikur të ishin në një atmosfetë të ngrohtë familjare”.

Ngjarje të tilla janë bërë të zakonshme. Në prill, Ministria e Arsimit raportoi për një sërë ngjarjesh që përfshinin më shumë se 100 fëmijë me nevoja të veçanta dhe jetimë, të cilët u takuan me parashutistët dhe u inkurajuan t'u shkruanin letra ushtarëve. Sipas raportit, "parashutistët folën me fëmijët, i njoftuan ata me armët moderne dhe bënë fotografi" në kuadër të projektit të quajtur Kindness+Courage.

Numri i kampeve për jetimët dhe fëmijët e tjerë të pafavorizuar, të pritur nga njësitë ushtarake, është rritur në mënyrë të qëndrueshme prej vitit 2020. Në vitet 2021 dhe 2022 kishte rreth 480 sosh, raportuan mediat shtetërore. Ndërsa, në vitin 2023 u organizuan 583 kampe të tilla me pjesëmarrjen e “gati 6000 fëmijëve”.

Për vitin 2024, Qeveria bjelloruse planifikoi t’i mirëpresë 14.000 fëmijë - duke përfshirë shumë jetimë dhe fëmijë të tjerë nga sistemi i shërbimeve sociale të Qeverisë - në kampet verore "në bazat e strukturave dhe njësive të forcave të armatosura", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Kampet drejtohen nga veteranë, mercenarë dhe personeli në detyrë. Në korrik 2023, Ksenia Lebedeva, komentatore në televizionin shtetëror, postoi një video në Telegram, e cila shfaqte mercenarët e Wagnerit duke e udhëzuar një grup fëmijësh të vegjël në një "klub ushtarako-patriotik".

"Kjo nuk është Mary Poppins, ju e dini," shkroi Lebedeva. “Fëmijët tanë po zgjedhin lodrat e duhura dhe mësuesit e duhur.”

Universiteti i Ministrisë së Emergjencave drejton një shkollë të mesme për jetimët, fëmijët e pafavorizuar dhe fëmijët nga familjet me probleme. Këtë vit, 93 për qind e të diplomuarve nga kjo shkollë planifikonin të studionin në institutet ushtarako-teknike.

"Ka pasur një ndryshim në konceptin e patriotizmit," tha Katsyaryna Deikalo gjatë një tryeze të rrumbullakët për të drejtat e fëmijëve në Bjellorusi, e cila u organizua nga legjislatura kombëtare e Lituanisë.

“Tani nuk ka të bëjë me dashurinë për Bjellorusinë, por para së gjithash, ka të bëjë me besnikërinë ndaj qeverisë aktuale”, shtoi ajo.

Deikalo theksoi në veçanti pjesëmarrjen aktive të ushtrisë dhe Kishës Ortodokse Bjelloruse, të lidhur me Moskën, në procesin arsimor. Faqja e lajmeve Mediazona raportoi në vitin 2023 se kisha po drejtonte rreth 20 klube ushtarako-patriotike në të gjithë vendin. Në maj, Ministria e Arsimit autorizoi manastiret ortodokse të hapin strehimore për fëmijët në nevojë.

Prej se Rusia filloi të nxiste një kryengritje separatiste në pjesë të Ukrainës lindore në vitin 2014, disa klube ushtarako-patriotike bjelloruse kanë dërguar fëmijë në kampe paralele në Rusi, ku ata u udhëzuan për "praktikat ushtarake" nga mercenarët rusë nga konflikti në Donbas të Ukrainës, raportoi televizioni shtetëror bjellorus më 2016. Psikologia e fëmijëve Vyalichka tha se jetimëve dhe fëmijëve të pafavorizuar u mungojnë modele të të rriturve për t'i ndihmuar ata ta kuptojnë mjedisin e ideologjizuar dhe të militarizuar në të cilin gjenden.

“Edhe pse fëmijët me prindër shpesh mund ta përballojnë këtë, edukimi ushtarak-patriotik është shumë më i lehtë me jetimët”, tha ajo.

Për më tepër, kufizimet e rrepta në internet dhe qasja në informacion në jetimore bëjnë që këta fëmijë të jenë edhe më të cenueshëm.

“Jetimët janë fëmijë të traumatizuar që kanë humbur lidhjen e tyre kryesore mbështetëse”, shtoi Vyalichka.

“Prandaj çdo i rritur që u jep ndonjë karamele ose thotë disa fjalë të mira, shihet si një lloj mbrojtjeje. Ata do të perceptohen nga këta fëmijë si hero pozitiv dhe shembull”, sipas saj.

Në një seancë të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në mars 2023, Shoqata Ndërkombëtare për Pajtim (IFOR) shprehu alarmin për "programet bjelloruse për trajnimin ushtarak të fëmijëve", duke thënë se më shumë se 1.,000 fëmijë "deri në moshën 6-vjeçare" kishin kaluar nëpër trajnime - që përfshinin përdorimin e armëve të zjarrit - në vitin 2022./ REL

bjellorusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë