BOTA

Tarifat doganare të Trump për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika/ DW: BE nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në!

b.z Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 11:03
Tarifat doganare të Trump për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika/ DW:
Shefja e politikës së jashtme të BE-së

GJERMANI - Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në takimin joformal të BE-së në Bruksel se Bashkimi Evropian mund t'u "përgjigjet politikave doganore me politika doganore" duke shtuar se "ne duhet dhe do ta bëjmë këtë."

Megjithatë BE-ja ka si qëllim të parë të merret vesh me presidentin Trump, sepse sipas Olaf Scholz-it, në fund të fundit, si SHBA edhe Evropa, do të përfitonin nga shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve.

"Nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për SHBA-në, keq për Evropën." - tha kancelari Scholz.

Tone luftarake nga Franca dhe Luksemburgu

As Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk i përjashtoi kundërmasat: nëse BE-ja "do të sulmohet në çështjet tregtare, Evropa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë", tha ai.

Jashtëzakonisht luftarak u shpreh kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden. "Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë", tha 61-vjeçari. Por në të njëjtën kohë ai theksoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira. "Konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija," tha luksemburgasi.

Kallas bën thirrje për maturi

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: "Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. "Në luftërat tregtare nuk ka fitues" - tha Kallas.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se BE-ja duhet "të bëjë gjithçka për të shmangur këto barriera tarifore krejtësisht të panevojshme dhe të marra, ose luftëra tregtare".

Presidenti i SHBA-s, Donald Trump shpalli të shtunën (01.02.) një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze. Trumpi i kërcënoi sërish evropianët me masa të ngjashme. I pyetur në një konferencë shtypi për tarifat tregtare për vendet e Bashkimit Evropian, Trumpi tha: "Kjo do të ndodhë patjetër". Nuk kemi ende një plan kohor, por do të ndodhë "shumë shpejt".

Gjermania do të goditej rëndë  

Pavarësisht nga kjo retorikë e ashpër ende mbetet e paqartë nëse SHBA-ja do të vendosë vërtet tarifa doganore ndëshkuese kundër BE-së. Nëse kjo do të ndodhë, tarifat doganore mund ta dëmtojnë rëndë Gjermaninë, sidomos industrinë e automobilave.

Si pasojë e vendosjes së tarifave doganore ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës çmimet e aksioneve të BMW-së dhe të Mercedes-it ranë me gati katër për qind, ndërsa aksionet e Volkswagen-it ranë madje më shumë se pesë për qind. Shoqata gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA) u shpreh se këto tarifa do të ishin "një goditje e fortë dhe hap prapa për tregtinë botërore të bazuar në rregulla"./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë