BOTA

Të paktën 19 të vrarë nga sulmi izraelit në kampin brenda zonës humanitare

e. d Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 17:00

Të paktën 19 të vrarë nga sulmi izraelit në kampin

PALESTINË- Zyrtarët palestinezë njoftuan sot se nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi tendash brenda zonës humanitare në Rripin e Gazës, ku po strehohen të zhvendosurit e luftës 11 mujore, la 19 palestinezë të vrarë dhe 60 të plagosur. Izraeli thotë se kishte vënë në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit.

Sulmi vjen ndërkohë që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell po viziton Egjiptin nga ku kritikoi Izraelin dhe Hamasin se nuk janë të interesuara të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Sulmi izraelit gjatë natës në një kamp të mbushur me refugjatë vrau të paktën 19 persona dhe la 60 të plagosur, sipas zyrtarëve palestinezë. Kampi në Muwasi është brenda zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli, ku po strehohen qindra mijëra refugjatë të zhvendosur nga luftimet në Rripin e Gazës.

Njoftimet e para të Mbrojtjes Civile të Gazës vinin në dukje se kishin gjetur 40 trupa pas sulmit. Izraeli i mohon këto shifra.

“Na thanë të largoheshim nga Rafahu dhe ne u zhvendosëm bashkë me të gjithë të tjerët. Na thanë të shkojmë në zonat e sigurta dhe erdhëm këtu. Dhe ja shikoni, kjo është ideja e tyre e zonës së sigurt. Izraelitët nuk po lënë gur pa goditur... Djali im ëahtë 4 muajsh. A është ai luftëtar? Kjo nuk është humane”, thotë i zhvendosuri nga Rafahu, Iyad Hamed Madi.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur militantët e Hamasit brenda një qendre komanduese që ishte vendosur në këtë zonë dhe identifikoi tre militantë, të cilët sipas zyrtarëve izraelitë, ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e 7 tetorit të grupit militant, i cili nxiti luftën e Izraelit në Gazë.

Lufta ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Gazë dhe ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës 2.3 milionëshe të territorit, shumica e të cilëve janë detyruar të lëvizin disa herë brenda këtyre 11 muajve dhe po përballen me uri dhe sëmundje ngjitëse. Sipas zyrtarëve palestinezë në Gazë, rreth 40,900 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë.

Përpjekjet për arritjen e një armëpushimi janë bllokuar vazhdimisht nga kërkesat e papranueshme të palëve.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili po viziton Egjiptin të martën krahas një delegacioni evropian, akuzoi Izraelin dhe Hamasin se po bllokojnë përpjekjet e ndërmjetëseve ndërkombëtarë për t’i dhënë fund luftës.

“U kemi dhënë përkrahjen tonë të plotë Egjiptit, Katarit, Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi, një armëpushim që është paralajmëruar shumë herë. Jemi pranë, por ende nuk kemi arritur tek ajo pikë. Përse? Thënë troç, sepse ata të cilët po luftojnë nuk janë të interesuar t’i japin fund. Prandaj ata po shtiren... ngaqë qëndrimi i tyre ekstrem po shoqërohet me mungesë ndëshkimi dhe veprimet e tyre nuk po kanë pasoja”, deklaroi ai

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të hënën se janë krijuar kushtet për të paktën një pezullim gjashtë javor të luftimeve, që do të përfshinte lirimin e shumë pengjeve që ende po mbahen në Gazë. Por ai nuk u zotua për një përfundim të luftës, që është edhe kërkesa kryesore e Hamasit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë