
HUNGARI- Presidenti francez Emmanuel Macron foli për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe tha se ka ardhur koha që evropianët të marrin proceset politike në duart e tyre. Gjatë një fjalimi në Samitin e komunitetit politik në Budapest, presidenti francez tha se evropianët duhet të mbrojnë interesat e tyre.
“Ne nuk duhet t’ia delegojmë sigurinë Amerikës përgjithmonë. Lideri amerikan Donald Trump do të mbrojë në mënyrë legjitime interesat e popullit amerikan. A jemi gati të mbrojmë interesat e popujve evropianë?”, tha ai.
Lideri francez tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë është interesi më i mirë i Evropës.
“Interesi ynë është që Rusia të mos fitojë”, theksoi 46-vjeçari.
Ai tha gjithashtu se liderët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë forcën dhe vullnetin që ta shkruajnë vetë historinë. Gjithashtu Macron foli pak pasi u bë e ditur se republikani do të bëhej presidenti i 47-të i SHBA-së dhe e uroi për fitoren.
“Ne jemi gati të punojmë së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, përfundoi ai.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
7 Nëntor21:09
Osmani në Hungari: Nuk e shoh Trumpin kërcënim, ne u bëmë të pavarur kur republikanët ishin në pushtet, të lirë kur ishin demokratët
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Evropës dhe SHBA-s&...
ZH.LL
BOTA
7 Nëntor20:59
Sekretari amerikan i Shtetit Blinken: Deri në fund të mandatit do ‘luftoj’ për t’i dhënë fund luftërave në Lindjen e Mesme
Sekreatri amerikan i Shtetit Antony Blinken
UASHINGTON- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken planifikon të vazhdojë të punojë p&...
ZH.LL
BOTA
7 Nëntor20:46
Putin thyen heshtjen, uron Trump për fitoren e zgjedhjeve: Jemi gati të flasim
Donald Trump dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin uroi të enjten Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane, në...
e. d
BOTA
7 Nëntor19:26
Pamje që po bëhen virale/ Presidenti i Rumanisë zbret nga makina dhe i kthen shpinën kryeministrit hungarez (VIDEO)
HUNGARI- Disa pamje po bëhen virale nga një incident i pazakontë në samitin e KPE. Video e cila po qarkullon në rrjet sociale t...
E.D
BOTA
7 Nëntor19:06
Evropa e shqetësuar për lidhjet transatlantike pas fitores së Trump
SHBA- Aleatët e Amerikës në Evropë e uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht shqetësimev...
ZH.LL
BOTA
7 Nëntor19:05
Kremlini e quan pretendimin e Trump se ai mund t'i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një dite si një "ekzagjerim"
Donald Trump dhe Vladimir Putin
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se pretendimet e Donald Trump se ai mund të...
ZH.LL
BOTA
7 Nëntor18:34
Zgjedhjet në SHBA/ Biden e quan sistemin zgjedhor të drejtë dhe transparent: Mund të besohen!
Joe Biden
SHBA- Në komentet e tij të para publike që nga zgjedhjet, Biden theksoi gjithashtu integritetin e sistemit zgjedhor dhe kërko...
E.D
BOTA
7 Nëntor18:13
Biden flet pas fitores së Trump: E pranuam humbjen, por s'do heqim dorë
SHBA- Presidenti Joe Biden gjatë fjalimit tij pas fitores së Donald Trump u shpreh se humbjen e kanë pranuar, por nuk do të heqin dorë...
E.D
BOTA
7 Nëntor17:52
"Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton"/ Biden flet pas fitores së Trump: Kam përgëzuar Harris për fushatën!
SHBA- Presidenti Joe Biden iu drejtua kombit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Biden tha se ka folur me zëvdendëspresi...
E.D
BOTA
7 Nëntor17:52
Fitorja e Trump, Biden fjalim: Fola me të, do bëjmë tranzicion të qetë
SHBA- Presidenti Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij pas fitores së Donald Trump. Biden thotë se populli amerikan meriton një tranzicion p...