BOTA

"Tensionet etnike në Bosnje mund të përshkallëzohen"/ DW: Sinjale alarmi nga Ballkani, a po përsëritet historia?

r.ll Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 08:45
"Tensionet etnike në Bosnje mund të
seanca ne okb

EVROPË- Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai "nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje". Dodik më tej: "Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur". E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.

Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.

Irrituese janë po ashtu spekulimet verbale të Milorad Dodik, se si duhet të veprojë me 150.000 të kthyerit boshnjakë, pra ata myslimanë boshnjakë që u dëbuan gjatë luftës në vitet 1992-1995 dhe pas luftës u rikthyen. Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opcioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina. "Njerëzit në Republikën Srpska janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë."

Mohimi i gjenocidit në repertorin e deklaratave të Dodikut

Deklarata e 25%-it e Dodikut të kujton në mënyrë shumë të qartë retorikën që u parapriu spastrimeve etnike në Bosnje-Hercegovinë. Krimet sistematike të planifikuara kishin si qëllim të eliminonin në pjesë të mëdha të Bosnje-Hercegovinës gjithçka jo serbe. Këto krime u dokumentuan nga Tribunali i Hagës, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe në rastin e Srebrenicës u cilësuan si gjenocid. Megjithëse ligji boshnjak e parasheh dënimin në rast të mohimit të gjenocidit, Dodik pikërisht këtë mohim e ka futur në repertorin e zakonshëm të deklaratave të tij. Në një tubim masiv së fundmi në mes të prillit në Banja Luka, në prani të mijëra serbëve dhe kryetares së parlamentit serb, Ana Brnabiç, ai përsëriti sërish mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Fjalimin e tij ai e mbylli me fjalët. "Rroftë Rusia."

Pak më vonë Dodik udhëtoi në Rusi me mikun e partisë së tij, Nenad Neshiç, ministër Sigurie në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, Dodik u takua edhe me sekretarin e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev. Dodik dhe Neshiq postuan një foto nga avioni i tyre, ku tregojnë përshëndetjen me tre gishta, simbol i etno-nacionalizmit serb. Në televizionin serb, Neshiq tha së fundmi, "Vendi im është Serbia. Vendi im është Republika Srpska. Pikë."

Ajo që të bie në sy është se megjithë shkeljet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në vitin 1995, roja i kësaj marrëveshjeje, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt hesht. Në vjeshtën e vitit 2023, Schmidt e kërcënoi Dodik me "pasoja serioze", nëse ai vazhdon të shkallëzojë gjendjen. E megjithëse Dodik vazhdon me përpjekjet separatiste, Schmidt vazhdon të heshtë.

Duhen përgatitje për skenarin më të keq

Trupat e EUFOR-it të vendosura nga BE e që sigurojnë Marrëveshjen e Dejtonit, do duhet të shtojnë patrullimet në zonat e të kthyerve, gjë që kërkon edhe rritjen e numrit të tyre. 150.000 viktimat potenciale, të cilat ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Lordi Paddy Ashdown që ka ndërruar jetë, i quajti "më të shkretët e të shkretëve", u është dashur të kalojnë njëherë nëpër ferr. Kërcënimi nga Dodi dhe ritraumatizimi është iminent. Perëndimi duhet të veprojë në mënyrë preventive, për shembull përmes zonave të mbrojtura të siguruara ushtarakisht, aksione të mundshme evakuiimi dhe zona të ndaluara fluturimi.

Kjo ndoshta tingëllon joreale, por të mbijetuarit e masakrave serbe në pranverën e vitit 1992 jetojnë në një klimë të frikës. Kjo mbetet reale, për sa kohë që shoqatat e çetnikëve serbë çdo vit e kujtojnë me festime masakrën e tyre në Vishegrad dhe mbeten të pandëshkuar, për sa kohë që bandat nacionaliste të çiklistëve "Ujqit e natës" kalojnë nëpër Republikën Srpska dhe presidenti i RS mohon gjenocidin.

Potencial për shkallëzim

Për kryekomandantin e trupave të NATO-s për Europën (SACEUR), gjeneralin Christopher Cavoli, gjendja është serioze. Para kongresit amerikan më 17 prill ai tha: "Situata në Ballkanin Perëndimor është ashpërsuar. Tensionet etnike në Bosnje e kanë potencialin të shkallëzohen. Republika Srpska, sipas Cavoli, përpiqet të "dobësojë autoritetin shtetëror" dhe marrëdhënien me BE dhe NATO-n dhe njëkohësisht të mbajë lidhje të forta me Rusinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se është "thellësisht i shqetësuar" për vazhdimin e "politikës secesioniste" në Bosnje-Hercegovinë.

Politikanja serbe, Ana Brnabic i quajti deklaratat e Cavolit "një mesazh shqetësues" dhe kërcënoi, se "do të krijohej një rast precedent, nëse ata kalojnë rezolutën e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata do të hapin kutinë e Pandorës. T'i ruajë zoti pastaj me atë që do të shkaktojnë pas kësaj."

Tani perëndimi i lirë duhet të marrë masa për të shpëtuar një nga projektet më të suksesshme të paqes që nga Plani Marshall. NATO tregoi në mënyrë impresionuese në Kosovë në shtatorin e vitit 2023, se brenda pak ditësh mund të shuajë një konflikt që rindizet. Perëndimi duhet të veprojë kështu në mënyrë preventive për të shpëtuar Bosnje-Hercegovinën./DW

ballkan gjenocidi i srebrenices milorad dodik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë