BOTA

Tensionet në Bosnjë-Hercegovinë dhe gjendja në Kosovë/ Pse Rutte dhe Vuçiç biseduan për herë të dytë brenda dy javësh?

b.z Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 08:10
Tensionet në Bosnjë-Hercegovinë dhe gjendja në Kosovë/
Rutte Vuçiç

SERBI - Protestat në Serbi, si dhe zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, kanë tërhequr vëmendjen e politikës ndërkombëtare. Pas muajsh injorimi të kryengritjes studentore dhe qytetare, disa politikanë perëndimorë janë shprehur, duke ofruar ndër të tjera mbështetje për integritetin territorial të B-H, por edhe disa komente të kujdesshme për valën e pakënaqësisë në rrugët e Serbisë.

Duket se është bërë disi e qartë se mbështetja për "stabilokracinë" e Aleksandër Vuçiçit nuk është shumë garanci për stabilitetin rajonal dhe takimet e drejtpërdrejta ndërmjet disa zyrtarëve ndërkombëtarë dhe Presidentit të Serbisë tani janë bërë të shpeshta.

"Të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare"

Nuk pati detaje për publikun, përveç frazave të zakonshme për gatishmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për paqen, por sigurisht është interesante, se brenda vetëm pesëmbëdhjetë ditësh, kjo ishte biseda e dytë mes Sekretarit të Përgjithshëm tëNATO-s Mark Rutte dhe Aleksandar Vuçiçit.

Siç tha për DW, Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, kjo është një shenjë e sigurt se tema e parë e takimit do të jetë Serbia.

"Tregohet se Serbia është në prag të një rreziku të madh sigurie dhe se sjellja e qeverisë po i kontribuon këtij procesi, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s, sepse Serbia ka edhe rëndësi rajonale. Tema ndoshta do të jetë përdorimi/mospërdorimi i "topave zanorë" dhe kërkesa që të bëhet gjithçka për të shmangur konfliktet e armatosura qytetare”, thotë Janjiç.

Në këtë kontekst, Janjiç thekson edhe faktin se gjatë një bisede të mëparshme me Vuçiçin, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka tërhequr vëmendjen edhe për zgjidhjen e çështjes Banjska:

"Ky nuk është vetëm obligim ndërkombëtar i Serbisë. Çarmatimi dhe vënia nën kontroll e të ashtuquajturës mbrojtje civile, që ne shohim se u aktivizua gjatë protestave të 15 marsit, është e domosdoshme. Sistemi i menaxhimit të saj duhet të çmontohet, e ky sistem ndodhet në Serbi", vëren Janjiç.

Paralajmërim diplomatik për Vuçiçin

Aleksandar Vuçiç ka thënë nga Brukseli se me Marko Rutte ka folur për sjelljen e KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, por edhe për situatën në B-H.

Kur bëhet fjalë për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, Dushan Janjiç beson se Vuçiç ka marrë një "paralajmërim diplomatik se koha ka mbaruar dhe se nuk ka më kohë për të ashtuquajturat lojëra të dyfishta dhe të trefishta të mbështetjes ose mosmbështetjes së Milorad Dodikut”, tërheq vëmendjen Janjiç.

Komisionerja evropiane për Zgjerim Marta Kos e vlerësoi takimin në Bruksel me Vuçiqin si "konstruktiv” dhe tha se "u diskutuan hapat konkretë në rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”. Ajo gjithashtu theksoi "rëndësinë e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura në këtë proces".

Ky formulim sigurisht që nuk do të pritet me entuziazëm në opinionin serb, siç ishin deklaratat e mëparshme modeste të përfaqësuesve të BE-së për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. Kjo me shumë gjasa vetëm do të thellojë më tej mosbesimin ndaj BE-së në Serbi.

Dushan Janjiç, megjithatë, tërheq vëmendjen se "Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është kritikuar për deklaratat e Marta Kos. Ne kemi parë mirënjohje për ata që gjoja mbronin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa tani të gjithë e dimë se ata në të vërtetë kryen një sulm ndaj qytetarëve", vëren Janjiç.

Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër, nuk mund të thotë asgjë të re për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sepse ky proces është ndalur pothuajse plotësisht, shton Janjiç. "Fakti i ri është se askush më nuk i beson Vuçiqit. Ai mund do të përpiqet të formojë një qeveri të re që do të ishte pak më pro-evropiane me eksperte në letër, por Vuçiqi më nuk e ka besimin në BE që e kishte para ngjarjeve të 15 marsit në Beograd”, beson Janjiç.

Një lojtar i ri politik në Serbi – qytetarët rebelë

Gjatë protestës së 15 marsit, disa qindra banditë të maskuar u grumbulluan në të ashtuquajturin "Parku i studentëve që duan të mësojnë". Sipas dëshmive të deritanishme, përplasjet e rënda janë shmangur vetëm duke i falënderuar fatit dhe organizimit të mirë të sigurisë së protestës.

Pas protestës u duk se parku po braktisej, por aktualisht prapë ka tubime dhe organizime të reja në zonën e "Parkut të Pionierëve" përballë Presidencës. Atje shihen tenda që duken si tenda ushtarake dhe civilë të maskuar, ndërsa policia nuk po ndërhyn.

Dushan Janjiç thekson se në këtë park janë parë njerëz nga Kosova por edhe njerëz të Dodikut si dhe nga Mali i Zi. "Nëse ata nuk parandalohen, ekziston mundësia e destabilizimit të mëtejshëm të gjendjes. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë parasysh se në skenën politike në Serbi tani ka një lojtar të ri, e ata janë qytetarët e rebeluar që aktualisht kanë ndikimin më të madh në opinion”, pohon Janjiç./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë