BOTA

Tërbim në Rusi për përshkallëzimin serioz të luftës me Ukrainën

r.ll Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 14:29
Tërbim në Rusi për përshkallëzimin serioz të
vladimir putin

RUSI- Vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja ka shkaktuar një reagim të furishëm në Rusi.

“Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden… ka marrë një nga vendimet më provokuese, të pallogaritura të administratës së tij, që rrezikon pasoja katastrofike”, thuhet në faqen e internetit të gazetës qeveritare ruse Rossiyskaya Gazeta të hënën në mëngjes.

Deputeti rus Leonid Slutsky, kreu i Partisë Liberal-Demokratike pro-Kremlinit, u shpreh se vendimi "do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një përshkallëzim serioz, duke kërcënuar me pasoja të rënda".

Senatori rus Vladimir Dzhabarov e cilësoi vendimin e Biden si "një hap të paprecedentë drejt Luftës së Tretë Botërore".

Zemërimi në reagimet e zyrtarëve dhe politikanëve rus ishin të menjëhershme, por nuk ishin një surprizë. 

Komsomolskaya Pravda, tabloidi pro-Kremlinit, e quajti atë "një përshkallëzim të parashikueshëm".

Por nga të gjitha reagimet, mungon ai i udhëheqësit kryesor, liderit të Kremlinit, Vladimir Putin. Ky i fundit siç duket deri tani, ka zgjedhur të heshtë

Ndërkohë ditën e sotme, zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se "nëse një vendim i tillë është marrë, do të thotë një spirale e re tensioni dhe një situatë krejtësisht e re në lidhje me përfshirjen e SHBA në këtë konflikt". Peskov akuzoi administratën Biden se i ka hedhur benzinë ​​zjarrit dhe ka vazhduar të nxisë tensionin rreth këtij konflikti.

Udhëheqësit perëndimorë do të argumentonin se është Rusia ajo që po "shton benzinë zjarrit" duke vendosur trupa të Koresë së Veriut në zonën e luftës për të luftuar përkrah forcave ruse dhe duke vazhduar të sulmojë Ukrainën.

Në muajt e fundit, Kremlini ia ka bërë të qartë mesazhin Perëndimit: Mos e bëni këtë, mos hiqni kufizimet në përdorimin e armëve tuaja me rreze të gjatë, mos lejoni që Kievi të godasë thellë në territorin rus me këto raketa.

Ndonëse nuk ka reaguar deri tani, në shtator, presidenti Putin paralajmëroi se nëse kjo do të lejohej të ndodhte, Moska do ta konsideronte atë si pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në luftën e Ukrainës.

"Kjo do të thotë se vendet e NATO-s... po luftojnë me Rusinë," u shpreh ai asokohe. Një muaj më pas, udhëheqësi i Kremlinit njoftoi ndryshimet në doktrinën bërthamore ruse, dokumenti që përcakton parakushtet nën të cilat Moska mund të vendosë të përdorë një armë bërthamore. Kjo u interpretua gjerësisht si një tjetër aluzion për Amerikën dhe Evropën për të mos lejuar Ukrainën të godasë territorin rus me raketa me rreze të gjatë.

Të hamendësosh lëvizjet e ardhshme të Vladimir Putin nuk është kurrë e lehtë. Por ai ka lënë vend shpesh për aludime. Në qershor, në një takim me krerët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Putin u pyet: Si do të reagonte Rusia nëse Ukrainës do t'i jepej mundësia të godiste objektivat në territorin rus me armë të furnizuara nga Evropa?

"Së pari, ne, sigurisht, do të përmirësojmë sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre. Së dyti, ne besojmë se nëse dikush mendon se është e mundur të furnizohen me armë të tilla në një zonë lufte për të goditur territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse nuk mund të furnizojmë armët tona të së njëjtës klasë në ato rajone anembanë botës ku ata do të synojnë objektet e ndjeshme të vendeve që po ia bëjnë këtë Rusisë?"u përgjigj Presidenti Putin.

Me fjalë të tjera, armatosja e kundërshtarëve perëndimorë për të goditur objektivat perëndimore jashtë vendit është diçka që Moska e ka pritur herët apo vonë.


Në një intervistë të BBC me Aleksandër Lukashenkon, liderin e Bjellorusisë, aleati i ngushtë i Putinit dukej se konfirmoi se Kremlini ka menduar në këtë drejtim. Lukashenko  tha se kishte diskutuar këtë temë në një takim të fundit me zyrtarë perëndimorë.

"Unë i paralajmërova ata. 'Djema, kini kujdes me ato raketa me rreze të gjatë', Rebelët Houthi mund të vijnë te Putini dhe të kërkojnë sisteme të armëve bregdetare që mund të kryejnë sulme të tmerrshme mbi anijet. Dhe nëse ai hakmerret ndaj jush për furnizimin e armëve me rreze të gjatë për [Presidentin] Zelensky duke furnizuar Houthis me sistemin raketor Bastion? Çfarë ndodh nëse goditet një aeroplanmbajtëse? Një britanike apo amerikane. Çfarë atëherë?", është shpreur Lukashenko.

Por disa nga reagimet e mediave në Rusi u dukën si të krijuara për të minimizuar gjërat.

“Forcat e armatosura ruse kishin përgjuar tashmë raketat ATACMS gjatë sulmeve në bregun e Krimesë”, tha një ekspert ushtarak për gazetën Izvestia, e cila vazhdoi të sugjeronte se presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të “rishikonte” vendimin.

Kjo është, për ta thënë më qartë, një situatë e pazakontë. Pas dy muajsh, Presidenti Biden do të jetë jashtë detyrës dhe Donald Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë.

Kremlini e di se Presidenti i zgjedhur Trump ka qenë shumë më skeptik se Presidenti Biden për ndihmën ushtarake për Ukrainën. A do të jetë ky një faktor në llogaritjet e Vladimir Putin ndërsa ai formulon përgjigjen e Rusisë?/Marrë nga BBC.

lufta ukraine-rusi vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë