BOTA

Tërheqja nga gara presidenciale, çfarë mendojnë amerikanët për vendimin e papritur të Biden

n.f Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 16:07
Tërheqja nga gara presidenciale, çfarë mendojnë
SHBA

SHBA- Disa orë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore dhe të mbështesë nënpresidenten Kamala Harris për emërimin e partisë, banorë të Uashingtonit u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të shprehur mbështetjen për Presidentin. Zëri i Amerikës foli me disa prej tyre si dhe disa qytetarë në Nju Jork mbi reagimet e tyre ndaj këtij vendimi historik.

Mbështetësit e Presidentit të Shteteve të Bashkuara u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të kujtuar karrierën 50 vjeçare të zotit Biden pasi ai njoftoi largimin nga gara për t’u rizgjedhur.

“Presidenti Biden ishte udhëheqësi më i mirë që kemi patur për mbrojtjen e mjedisit. Ai krijoi mundësinë që të ndalojmë ndryshimet mjedisore dhe unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës për këtë”, thotë mbështetësi i zotit Biden, Trevor Higgins.

“Jam mirënjohëse për Presidentin Biden dhe atë që ai ka bërë. Unë do të doja që ai të kujtohej si një president shumë i mirë dhe jo për dobësinë që kemi parë së fundmi si pasojë e moshës”, thotë një mbështetëse tjetër e Presidentit.

Në Nju Jork, disa prej qytetarëve të intervistuar nga Zëri i Amerikës, thonë se nuk mund të fshihet nga kujtesa paraqitja e dobët e Presidentit gjatë debatit të parë dhe të vetëm televiziv me rivalin republikan, Donald Trump.

“Gjatë debatit ai nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. Babai im ka filluar të shfaqë shenjat e para të Alcajmerit dhe unë kujdesem për të. Kur pashë debatin mendova se ai ishte më shumë një individ që ka nevojë për kujdes dhe nuk duhet të vihet në një situatë aq stresuese sa ç’kërkon detyra e udhëheqësit të kombit më të rëndësishëm në botë”, thotë Cesar Gonzalez, banor i Nju Jorkut.

“Unë mendoj se ai duhej të hiqte dorë. Ai nuk është në gjendje të mirë mendore që të vazhdonte garën dhe është më mirë që t’ia japë këtë detyrë dikujt tjetër”, thotë banorja tjetër e Nju Jorkut, Nereida Sarracin.

Një banore tjetër thotë se u habit nga lajmi.

“Jam e tronditur dhe nuk e kuptoj ç’po ndodh! Ky ishte reagimi i parë kur dëgjova lajmin, por nga ana tjetër, Kamala po del në krye dhe kjo më pëlqen”, thotë Frenchie Langford.

Ndërsa një tjetër banore e Nju Jorkut thotë se Partia Demokrate duhej të ndërhynte më parë për ta zëvendësuar zotin Biden.

“Sinqerisht, nuk jam e befasuar. Uroj që Partia Demokratike ta kishte kuptuar më herët këtë, që vendimi të mos dukej kaq i nxituar dhe kaotik. Nëse zoti Biden do të kishte qëndruar si kandidat, ai gjithsesi do të kishte humbur ndaj zotit Trump. Megjithatë, mendoj që ky vendim i vonshëm është shumë më i mirë, sesa të vazhdohej gara me zotin Biden”, thotë Madeline Mills.

Banorë të tjerë të Nju Jorkut e mirëpresin vendimin dhe thonë që duan ta kujtojnë Presidentin si një politikan që ka punuar mirë.

“Mendoj se është një ide e mirë. Unë kam votuar për zotin Biden. Ai dhe zyrtarët e tjerë demokratë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ata miratuan dy ose tre ligje të mëdha kundrejt përpjekjeve të ashpra kundër të opozitës republikane, por është fakti që ai është plakur shumë. Unë mendoj se shumë amerikanë e dinë këtë”, thotë Jeff Kiffer.

“Jam i lehtësuar. Ai është njeri i mrekullueshëm. Por padyshim, mosha e ka bërë të vetën. Më vjen mirë që po largohet pasi kështu bëri atë që është e drejtë për vendin”, thotë Charles Buddeke.

“Mendoj që Presidenti Biden meriton çdo lëvdatë pasi vendosi të tërhiqet. Padyshim nuk ka qenë një vendim i lehtë”, thotë banori i Nju Jorkut, Scott Perkins.

Diskutimet rreth mundësisë së largimit të Presidentit Biden filluan pas debatit me ish Presidentin Trump më 27 qershor. Jo pak zyrtarë demokratë, përshirë dhjetëra ligjvënës i bënë thirrje publike presidentit të tërhiqej, duke përmendur sondazhet që tregonin rënien e mbështetjes për të pas debatit, si dhe disa intervistave që ai dha më pas për mediat amerikane./ VOA

biden shba trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë