BOTA

“Thirrje për revokimin e pasaportave!” Analiza e DW: A do të hiqet dyshtetësia në Gjermani?

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 11:00

“Thirrje për revokimin e pasaportave!” Analiza e DW: A do

Unioni CDU/CSU po kërkojnë reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizimet mbi shtetësinë e dyfishtë, me thirrje për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë. Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane.

“Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” të mërkurën deputeti në Buindestag i partisë CSU, Stefan Mayer.

“Reformat e nënshtetësisë…”

Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani i CSU kërkoi gjithashtu që “banditëve, kriminelëve të rëndë, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.

“Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.

“Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo ​​rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikanja e CDU-së, Cornell Babendererde.

Përkushtim apo përfitim?

“Nëse 80 përqind e atyre që morën shtetësinë në vitin 2023 duan të mbajnë edhe pasaportën e tyre të mëparshme, së bashku me shtetësinë gjermane, atëherë duhet të pyesim veten: A nuk mjafton dashuria, identifikimi me vendin tonë në fund të fundit, apo kjo bëhet më shumë për ruajtjen e përfitimeve të garantuara nga një pasaportë gjermane?”

Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane – 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër (28 përqind) prej tyre janë me origjinë nga Siria. Nga rreth 201,000 persona që kanë kërkuar dhe marrë shtetësinë gjermane në vitin 2023, sipas të dhënave të Entit federal për Statistika, 80,9 përqind e mbajtën pasaportën e tyre të mëparshme, që do të thotë se tani kanë shtetësi të dyfishtë.

Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate (SPD) ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë apo shumështetësisë siç thuhet në ligj. Nëse partitë e Unionit CDU/CSU duan të ndryshojnë këtë ligj, duhet të bindin edhe deputetët e SPD. Por deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje në këtë drejtim.

Para pak kohësh në Gjermani ka ndryshuar ky ligj dhe është hequr mundësia e marrjes së shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar brenda tre vitesh për “personat e integruar mirë”, siç është thënë përpara./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë