BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023! Dy vite nga nisja e luftës në Gaza

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 08:30
Tmerri i 7 Tetorit 2023! Dy vite nga nisja e luftës në Gaza

7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kufirin e blinduar të Gazës dhe nisën sulmin në Izrael, duke vrarë rreth 1200 vetë dhe duke pengmarrë 251 të tjerë në territorin e vogël palestinez. Përjetimi i një dobësie të tillë çoi drejt një traume që ndihet ende në Izrael edhe sot.

Një ditë më pas, në 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi sulmin në Gazë dhe dy vitet që pasuan ishin të tmerrshme për palestinezët në enklavë. Aksionet e ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë vrarë të paktën 66 mijë vetë – 80% prej të cilëve civilë – dhe kanë plagosur rreth 169 mijë të tjerë, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila drejtohet nga Hamasi. Agjencitë botërore besojnë se shifrat e vërteta të numrit të vdekjeve janë shumë herë më të larta.

Organizata Botërore e Migracionit ka raportuar se 90% e shtëpive në Gazë janë shkatërruar ose dëmtuar, duke lënë 1.9 milionë banorë – nga 2.1 milionë në total – të zhvendosur brenda vendit. Për shkak të „bllokadës së plotë“ që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës, pjesë të mëdha të territorit po përjetojnë një zi akute buke që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën 450 vetëve, 150 prej të cilëve fëmijë.

Synimet e Izraelit, të arritura pjesërisht

Pas sulmit të 7 tetorit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përcaktoi dy objektiva kryesore për luftën në Gazë: të rikthente të gjithë pengjet izraelite dhe të “shkatërronte” Hamasin. Dy vite më vonë, ai nuk ka përmbushur asnjërin prej objektivave.

Nga 251 pengjet që u çuan në Gazë, 148 janë kthyer të gjallë në Izrael. Tetë u gjetën nga IDF, ndërsa 140 të tjerët u liruan nga Hamasi në këmbim të qindra palestinezëve të kapur nga Izraeli. Trupat e disa pengjeve izraelite janë rikthyer në Izrael. Sipas qeverisë së Izraelit, 48 pengje janë ende të mbajtur peng. Nga këta, vetëm 20 mendohet të jenë gjallë.

Hamasi, të cilin Izraeli, BE-ja dhe SHBA-të, mes shumë qeverive të tjera, e konsiderojnë organizatë terroriste, është ende i pranishëm në Gazë, megjithëse shumë nga luftëtarët e tij janë vrarë gjatë dy viteve të fundit. Izraeli ka vrarë gjithashtu një sërë figurash kryesore të Hamasit, midis tyre Ismail Haniyeh dhe Yahya Sinwar. Pavarësisht këtyre vrasjeve, grupi vazhdon të veprojë.

Në fund-shtatorin e këtij viti, presidenti i SHBA-së Donald Trump paraqiti një plan paqeje me 20 pika për Gazën, i cili kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe çarmatimin e Hamasit, luftëtarët e të cilit, në rast se “angazhohen për bashkëjetesë paqësore” me Izraelin, do të amnistohen. Kjo nënkupton fundin e Hamasit si një milici e armatosur.

Armiqtë e dobësuar të Izraelit

Luftimet nuk janë kufizuar vetëm në Qyztetin e Gazës gjatë dy viteve të fundit. Hezbollahu, i cili është aktiv në Liban, dhe Huthët e Jemenit shprehën solidaritet me Hamasin kur filloi lufta në Gazë. Të trija organizatat, Hezbollahu, Huthët dhe Hamasi, raportohet se marrin mbështetje financiare nga Irani.

Hezbollahu nisi sulme të shumta kundër Izraelit në vitet 2024 dhe 2025, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Huthët gjithashtu e kanë shënjestruar vazhdimisht Izraelin me raketa dhe dronë.

Izraeli ndërmori veprime ushtarake kundër të gjitha këtyre organizatave, duke vrarë në një shpërthim në Bejrut udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe të tjerë luftëtarë të Hezbollahut në një sulm të koordinuar shpërthimesh nga pajisje elektronike, që tërhoqi vëmendjen e mediave në shtator të vitit 2024. Sulmet ajrore në Libanin jugor e dobësuan më tej Hezbollahun.

Gjithashtu, forcat ajrore të Izraelit sulmuan Iranin për disa ditë, duke dëmtuar rëndë objektet bërthamore. Vrasja e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në qendër të Teheranit, e vuri në pozitë të vështirë regjimin e Iranit.

Rrëzimi i sundimtarit jetëgjatë të Sirisë, Bashar Assad, nga rebelët në fund të vitit 2024 nënkuptonte që Irani humbi edhe një aleat rajonal. Kundërshtarët e Izraelit në Iran, Siri, Liban dhe Gazë pësuan goditje të rënda, me supremacinë ushtarake izraelite në rajon, më e vendosur se kurrë.

Akuzat për gjenocid ndaj Izraelit

Mënyra se si Izraeli e ka zhvilluar luftën në Gazë, ka shkaktuar dënim ndërkombëtar.

Gjatë dy viteve të fundit, ushtria izraelite ka bombarduar spitale, kampe refugjatësh dhe shkolla në Gazë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë, si dhe gazetarë, punonjës shpëtimi dhe ndihmës të panumërt. Në shumë raste, Izraeli ka bllokuar qëllimisht shpërndarjen e ndihmave që synojnë të lehtësojnë vuajtjet e popullsisë civile të Gazës. Zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se qëllimi ishte të parandalohej që furnizimet me ndihma të merreshin nën kontroll nga Hamasi.

Këto veprime, mes shumë syresh, kanë ngritur akuzat se qeveria e Izraelit po kryen gjenocid kundër palestinezëve. Një komision i pavarur i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, si dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit dhe organizatat izraelite të të drejtave të njeriut si B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut, thonë se Izraeli po kryen gjenocid. Qeveria e Netanyahut e mohon këtë, duke pretenduar se nuk ka prova dhe se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes.

Në dhjetor 2023, Afrika e Jugut ngriti padi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shkelje të Konventës së OKB-së për Gjenocidin. Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe ministrit të tij të atëhershëm të mbrojtjes, Yoav Gallant, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Qeveria izraelite dhe mbështetësit e saj i hodhën poshtë urdhër-arrestet. Më vonë Hungaria njoftoi tërheqjen e saj nga GJND-ja.

Njohja e shtetit palestinez

Kushtet e vështira në Gazë i kanë dhënë vrull përpjekjeve për të njohur një shtet të pavarur palestinez. Rreth 140 shtete në mbarë botën e kanë njohur shtetin palestinez para 7 tetorit 2023. Dy vite më vonë, 20 shtete të tjera – ndër to Franca, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Australia dhe Kanadaja – e kanë njohur zyrtarisht Palestinën.

Në këtë mënyrë, qeveritë kanë shprehur mbështetje për zgjidhjen me dy shtete: Një Palestinë të pavarur përkrah Izraelit. Netanyahu pretendon se shtetësia palestineze do ta “shpërblente” Hamasin. Por qeveritë që kanë ofruar këtë zgidhje, e kanë përjashtuar mundësinë që Hamasi të luajë ndonjë rol në shtetin palestinez.

Shumë vende kanë ndaluar eksportet e armëve drejt Izraelit, për shkak të luftës së vazhdueshme në Gazë. Disa shtete, përfshirë Kolumbinë, Afrikën e Jugut dhe Malajzinë, kanë vendosur sanksione ndaj Izraelit.

Bashkimi Europian ka diskutuar masa ekonomike ndëshkuese. Një numër gjithnjë e në rritje i shteteve anëtare mbështesin gjithashtu pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, kufizimin e udhëtimit pa viza në Bashkimin Europian për qytetarët izraelitë dhe bllokimin e importeve nga vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor. Megjithatë, Gjermania dhe disa shtete të tjera anëtare të BE-së, deri tani, kanë refuzuar të pajtohen me këto masa.

Fragmentimi shoqëror i Izraelit

Në Izrael, shoqëria është e ndarë në dy kampe, nëse vendi duhet të vazhdojë luftën e tij në Gazë. Ministrat e ekstremit të djathtë, që mbulojnë sigurinë kombëtare dhe financat, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, janë në favor të veprimeve të vazhdueshme ushtarake kundër Hamasit dhe kanë sugjeruar publikisht se Izraeli mund të aneksojë Bregun e pushtuar Perëndimor, hap i cili do t’i jepte fund çdo plani për një zgjidhje me dy shtete.

Grupime të tjera në shoqërinë izraelite – sidomos të afërmit e pengjeve që janë ende në Gazë – prej muajsh bëjnë thirrje për armëpushim. Ata kanë organizuar protesta javore dhe kanë kërkuar zgjidhje të negociuar. Shumë thonë se ndihen të braktisur nga qeveria e tyre.

Arabo-izraelitët, veteranët e ushtrisë dhe të afërmit e rekrutëve të IDF-së kanë dalë gjithashtu në rrugë për të kundërshtuar luftën. Në përgjithësi, më shumë se 60% e popullsisë izraelite mbështet armëpushimin, sipas një sondazhi të publikuar në korrikun e këtij viti.

Nëse zbatohet, plani i Trump për Gazën mund të ketë sukses në arritjen e një armëpushimi, por plagëve të shkaktuara nga lufta do t’u duhen dekada për t’u shëruar./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë