BOTA

Tolerancë zero për evazionin fiskal në Greqi, një model i ri i luftës kundër shmangies nga taksa

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 08:49

Tolerancë zero për evazionin fiskal në Greqi, një model i ri

Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroze ka rikuperuar financat e shtetit por edhe imazhin duke u kthyer në model për korrektësi në shlyerjen e detyrimeve tatimore.

Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë.

Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim

Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë, nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë, se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal.

Një nga hetuesit tatimorë përzihet me klientët e një argjendarie dhe vëzhgon pa rënë në sy arkëtaren, ndërsa Penny dhe kolegu i tyre e presin jashtë. Por asgjë e pazakontë. Edhe klientët kanë një faturë blerjeje.

Disa rrugë më tutje punonjësja e administratës tatimore dhe kolegët e saj gjejnë diçka. Në një restorant ata kontrollojnë tavolinat. Aty duhet të jenë faturat e porosive. Ky është rregulli.

Kamarieri e gjen veten në vështirësi për t`u shpjeguar kur flet me ekipin hetimor tatimor:

Si është puna me këto tri colat?

Kamarieri: Nuk janë printuar ende.

Penny: Mirë na ler të flasim për këto.

Kamarieri: Sigurisht që i kam regjistruar këto pjata, por nuk pata kohë për t'i printuar. Mund ta bëj menjëherë tani. U pengova nga një klient.

Penny: Ky nuk është justifikim. Klientët i kanë ngrënë mezet tashmë.

Aplikacion për qytetarët për të raportuar ankesat

Autoritetet e kanë forcuar mbikëqyrjen jo vetëm përmes hetuesve të fshehtë tatimorë si Penny. Por edhe me një aplikacion, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë faturat e munguara ose të falsifikuara.

Penny e regjistroi tani në mënyrë elektronike shkeljen e restorantit. Kamarieri duhet të nënshkruajë në emër të pronarit, të cilit do ti'i vijë një gjobë prej së paku 500 eurosh. Ai nuk dëshiron të intervistohet.

Hetuesit tatimorë pasi dalin nga lokali veshin jelekët e tyre të shërbimit, sepse pjesa e hetimit në fshehtësi për këtë ditë ka përfunduar. Qoftë me ose pa jelek, Penny thotë se në punën e saj ajo ndihet gjithmonë e sigurt: "E di që vizitat tona nuk janë zbavitje për njerëzit e biznesit. Por varet nga mënyra se si flet me ta. Nëse i trajton me respekt, edhe ata të respektojnë. Për Penny dhe kolegët e saj besimi në etikën tatimore është i mirë. Por kontrolli është më i mirë.

Nga vend problematik në model
15 vjet më parë Greqia ishte në prag të falimentimit shtetëror. Vendi ishte i zhytur në mënyrë të pashpresë në borxhe dhe u desh të shpëtohej nga BE dhe huadhënësit ndërkombëtarë.

Sot Greqia e ka marrë përsëri veten ekonomikisht. Vendi ka mundur të shlyejë një pjesë të borxheve miliardëshe.

Edhe falë agjencisë tatimore të themeluar enkas. Ajo ka mundur të përgjysmojë humbjen e të ardhurave nga TVSH-ja në më pak se dhjetë vjetë.

George Pitsilis, Autoriteti i pavarur për të ardhurat publike thotë se"kjo është një çështje, që shqetëson të gjithë shoqërinë greke. Nëse duam të arrijmë një fitim për të gjithë dhe drejtësi, atëherë duhet të kontribuojmë të gjithë dhe të kërkojmë gjithmonë një faturë, për shembull. Mendoj se mentaliteti i qytetarëve ka ndryshuar vitet e fundit. Ata e kuptojnë se është e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të respektosh ligjet.” Sepse TVSH-ja është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit. Në Greqi ajo është 24%, pak mbi mesataren e BE-së./ DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë