Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
SERBI - Një numër i madh studentësh dhe qytetarësh janë organizuar të shtunën për bllokimin e tri urave të Novi Sadit, fiks tre muaj pasi 15 persona janë vrarë si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.
Studentët janë nisur nga kampusi i Universitetit të Novi Sadit drejt urave Varadin, Zhezhele dhe atë të Lirisë, të cilat do të jenë të bllokuara prej orës 15:00.
Disa janë parë duke mbajtur në duar mbishkrimet “Tre muaj – tri ura”. Urat do të jenë të bllokuara fillimisht për tri orë dhe më pas pjesëmarrësit do të mblidhen në Urën e Lirisë, të cilën do ta bllokojnë për 24 orë.
Studentëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe studentët prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Studentët e Beogradit kanë pushuar në disa qyteza derisa kanë arritur në Novi Sad, ndërsa banorët lokalë i kanë mirëpritur me ushqime. Protestës i janë bashkuar edhe rreth 1.000 motoristë që janë nisur prej Beogradit.
Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.
Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre. Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.
Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat. Protesta organizohet në tremujorin e tragjedisë në Novi Sad, e cila ka nxitur një valë të madhe protestash, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra persona.
Protestat janë udhëhequr prej studentëve, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete. Ata besojnë se incidenti është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës./REL
SERBI- Universiteti i Beogradit është ende i trazuar. Pak ditë pas bllokadës 24-orëshë të një prej akseve më t&eu...
MALI I ZI- Qytetarët në Mal të Zinë shenjë proteste për shkak të çmimeve githnjë e më të la...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë s...
TIRANA- Dy perosna janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se grabisnin banesa dhe biznese. Bëhet me dije se në pranga kanë ...
LINDJE E MESEM- Grupi militant i Hamasi njoftoi dhe Izraeli e konfirmoi identitetin e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën bazuar n&eu...
EUROPA- Fjalët “komuniteti i pensionistëve” të sjellin ndër mend imazhe të njerëzve të ulur nëpër kar...
VENEZUELA- I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro patën një diskutim të re...
SHBA- Një avion transporti u rrëzua në Filadelfia të premten rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar disa shtëpi në nj&...
EUROPA- Në “Carl’s Villa” në Kopenhagën, klientët e restorantit në katin e parë mund të shijojnë pam...
SHBA- Astronautja e NASA-s, Suni Williams, ka vendosur një rekord si gruaja me më shumë orë qëndrimi jashtë anijes kozmike ...