BOTA

Trendafilova: Gjykatësit do të vendosin nëse ish-krerët e UÇK-së do të lirohen pasi ZPO-ja të përfundojë rastin

n.f Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2024, 20:58
Trendafilova: Gjykatësit do të vendosin nëse ish-krerët e
Foto ilustruese

HAGË- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, tha se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPO) ka thënë se deri në prillin e vitit 2025 pret që të përmbyllë marrjen në pyetje të dëshmitarëve në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Nuk e di [nëse do të lirohen nga paraburgimi]. U takon gjykatësve të vendosin. E dini që gjykatësit lëshojnë vendime [për masën e paraburgimit] çdo dy muaj. Nuk e di se çfarë vendimi do të merret”, tha Trendafilova gjatë një konference online për media.

Ajo shtoi se për lirim nga paraburgimi ka kritere të qarta, në mënyrë që të liruarit të mos kryejnë vepra të tjera penale apo të pengojnë procedurat e mëtejme gjyqësore. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.

Në prill, pasi ZPO-ja të ketë përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre. Duke folur për përmbylljen e këtij rasti, Trendafilova tha se gjykatësit duan që ai “të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pa kompromentuar drejtësinë”.

Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi. Trendafilova tha se përmbyllja e rastit, që e quajti voluminoz, varet pikërisht nga mbrojtja, pasi Prokuroria të përfundojë rastin.

“E dimë që deri së largu në prill prokuroria do të përmbyllë rastin. Më pas kemi katër ekipe të mbrojtjes. Po hamendësoj, ndoshta mbrojtja nuk do të ketë shumë.... Kjo është pyetja e njëjtë që është ngritur dy vjet më parë nga disa nga hisedarët. U kam thënë se ndoshta dëshironi të dëgjoni një përgjigje definitive, më vjen keq që do t’iu zhgënjej, unë do t’iu ofroja afate të rreme sepse njëherë është rasti i Prokurorisë, e më pas i mbrojtjes. E dimë që prilli është muaji kur përfundon Prokuroria. Kush e di, mund të jetë shumë shpejt”, tha kryetarja e Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Ajo po ashtu tha se Prokuroria ka përshpejtuar këtë rast me largimin e 14 dëshmitarëve, ndërkaq edhe 43 të tjerë do të dëshmojnë deri më 8 prill. Numri i përgjithshëm i dëshmitarëve të ftuar nga Prokuroria, qoftë për t’u paraqitur para gjykatës apo për të dhënë dëshminë e tyre me shkrim, është 152. Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte thënë se numri i dëshmitarëve do të mund të arrijë deri në 350.

Trendafilova, e cila më herët kishte thënë se frikësimi i dëshmitarëve paraqiste sfidën më të madhe për Gjykatën Speciale, tha se kur nisi puna në Hagë, nuk e kishte pritur që do të kishte “kaq shumë raste” të frikësimit të dëshmitarëve.

Ndonëse ajo tha se është informacion i klasifikuar sesa dëshmitarë janë frikësuar gjatë rasteve që po zhvillohen në Hagë, ajo tha se në Speciale janë tri raste që kanë të bëjnë me pengim të drejtësi.

“Deri më tani dëshmitarët nuk kanë marrë vendim që të tërhiqen. Ata vijnë dhe paraqiten para nesh”, tha ajo, duke shtuar se gjykata ka njësi të posaçme për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ajo po ashtu arsyetoi redaktimet e shumta që bëhen në dëshmitë e dëshmitarëve, duke thënë se kjo bëhet për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të mos rrezikuar sigurinë e tyre. Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë