Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara ndaj Iranit, pas, siç tha ai, një procesi negociatash që janë zhvilluar në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar nga palët kryesore ndërkombëtare.
Në deklaratën e tij, presidenti amerikan tha se vendimi për të pezulluar operacionet ushtarake është marrë pasi diskutimet kanë arritur një marrëveshje “në koncept dhe në detaje të plota”, duke përfshirë një grup të gjerë aktorësh rajonalë dhe ndërkombëtarë.
"Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në parim ashtu edhe në detaje të plota, nga të gjitha palët e përfshira", pohoi 79-vjeçari.
Ai përmendi si palë të përfshira Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqinë, Pakistanin, Bahrainin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Egjiptin.
Sipas tij, marrëveshja synon të ulë tensionet dhe të shmangë përshkallëzimin ushtarak në rajon, i cili prej muajsh është përballur me rritje të pasigurisë dhe përplasjeve indirekte mes aktorëve të ndryshëm. Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen e marrëveshjes, as mbi kushtet e saj politike apo ekonomike.
Lideri amerikan theksoi gjithashtu se, pavarësisht anulimit të sulmeve, “bllokada detare” do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në finalizimin e plotë të marrëveshjes. Sipas tij, kjo masë është pjesë e presionit diplomatik dhe ushtarak që synon sigurimin e zbatimit të marrëveshjes nga të gjitha palët.
Ai shtoi se koha dhe vendi i nënshkrimit të dokumentit final do të bëhen publike së shpejti, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të reja diplomatike në ditët në vijim.
Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga qeveritë e vendeve të përmendura në deklaratë lidhur me ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë apo me pezullimin e operacioneve ushtarake. Situata mbetet e paqartë dhe nën vëzhgim, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 Qershor18:22
Dyshime për substanca të rrezikshme në Pentagon, aktivizohet ekipi i reagimit biokimik
Një incident që përfshin praninë e mundshme të substancave të rrezikshme ka shkaktuar alarm në Pentagon, duke detyruar autori...
BOTA
11 Qershor18:20
Vrau hajdutin me makinë, sipërmarrësja dënohet me 18 vite burg në...shtëpi
Gjykata e Assizës në Lucca ka dënuar për vrasje me dashje me 18 vjet burg Cinzia Dal Pino, një sipërmarrëse 65-vjeçare...
BOTA
11 Qershor18:11
Vret të dashurin pasi ai refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale.
Një grua e quajtur Katerina Ivanovna Markiv po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, pasi dyshohet se ka goditur...
BOTA
11 Qershor18:04
Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, “Telegraph” zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë
Rrjete të trafikimit të emigrantëve po reklamojnë në rrjetet sociale një rrugë të paligjshme hyrjeje në Mbret&eum...
BOTA
11 Qershor17:18
Fenomeni “El Niño”nis zyrtarisht/ Nga zjarret tek uraganet, ja cilat janë vendet më të të prekura
Shkencëtarët amerikanë kanë njoftuar se fenomeni klimatik “El Niño” ka nisur zyrtarisht, duke paralajmëruar se bota ...
BOTA
11 Qershor16:57
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja, BE paralajmëron rrezik sigurie
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë ses...
BOTA
11 Qershor16:25
“Do ta godasim Iranin shumë fort”/ Trump paralajmëron: Do të marrim ishullin Kharg dhe kontrollin mbi tregjet e naftës e gazit!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta “godasin” Iranin shumë fort sonte dhe do të marrin “kontroll t&e...
BOTA
11 Qershor15:21
Kina anulon papritur takimet e nivelit të lartë me zyrtarët e BE-së
Kina ka anuluar në mënyrë të papritur dy takime diplomatike të planifikuara të zhvilloheshin këtë muaj në Pekin m...
BOTA
11 Qershor14:48
Kanadaja: “Stop” rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç! Ligji parashikon gjoba të larta për shkeljet
Kanadaja po propozon ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç, me përjashtime për kompanitë që provojnë ...
BOTA
11 Qershor14:42
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga Ukraina dhe SHBA, BE paralajmëron për rreziqe sigurie
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë s...