Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ftoi të enjten sipërmarrjet botërore që të prodhojnë produktet e tyre në SHBA dhe u premtoi atyre taksa më të ulëta, por paralajmëroi se nëse zgjedhin që të prodhojnë mallrat diku tjetër, do të duhet të paguajnë tarifa për t'i eksportuar ato në Shtetet e Bashkuara.
"Amerika është rikthyer dhe është e hapur për biznes", u tha Presidenti Trump, përmes një video-lidhjeje nga Uashingtoni, udhëheqësve të korporatave në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë: Ejani dhe prodhoni mallin në Amerikë dhe ne do t'ju ofrojmë taksat më të ulëta në botë”, tha zoti Trump. “Por nëse nuk e prodhoni produktin tuaj në Amerikë, që është e drejta juaj, atëherë, shumë e thjeshtë, do të duhet të paguani një tarifë”.
Presidenti Trump, në ditën e tretë të mandatit të tij të dytë, tha se dëshiron të ulë normën e taksave për korporatat amerikane nga 21 në 15 për qind, megjithëse për këtë duhet miratim nga aleatët e tij politikë në Kongresin e kontrolluar nga republikanët. Trump premtoi se Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Evropën me gazin e lëngshëm natyror që i nevojitet, por shtoi se Bashkimi Evropian i trajton Shtetet e Bashkuara "në mënyrë shumë, shumë të padrejtë" me rregulloret që vendos ndaj bizneseve amerikane që operojnë në bllokun prej 27-vendesh.
Presidenti u ankua veçanërisht për tarifat dhe raportet mbi ndikimin mjedisor për projektet e reja në fushën e ndërtimit, duke i cilësuar ato si "gjëra që nuk duhet t’i bëni". Ai tha se planifikon t'i kërkojë Arabisë Saudite dhe Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që të ulin çmimin e naftës që prodhojnë me qëllim që të nxisin ekonominë botërore.
Ai argumentoi se nëse çmimi aktual global i naftës - rreth 77 dollarë për fuçi - ulet, "lufta në Ukrainë do të përfundojë menjëherë".
Rusia përdor të ardhurat nga prodhimi i naftës së saj për të financuar luftën trevjeçare kundër Ukrainës fqinje. Trump tha se në ekonominë botërore, SHBA-të “duan thjesht të trajtohen në mënyrë të drejtë nga vendet e tjera”.
Ai pohoi se Shtetet e Bashkuara duan të kenë një "marrëdhënie të drejtë" me Kinën, ekonominë e dytë më të madhe në botë.
"Ne nuk duam të përfitojmë", tha ai për marrëdhëniet Uashington-Pekin. "Ne duam të kemi një konkurencë të drejtë”./ VOA
SHBA- Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John ...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash të rinj ekzekutivë në Zyrë...
Foto ilustruese BRAZIL- Brazili pasi duroi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2024, e mbylli vitin me një tje...
IZRAEL- Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke synuar celulat e militant&eum...
Foto ilustruese SHBA- Kompania farmaceutike amerikane Purdue Pharma dhe pronarët e saj, familja Sackler, arritën një marrëveshje me 15 ...
IRLANDË- Irlanda po përgatitet për atë që është përshkruar si një nga stuhitë më të rrezikshme q&e...
Foto ilustruese RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 49 dronë ukrainas u rrëzuan sot, brenda tre orëve, shumica e tyre në rajoni...
Foto ilustruese ANGLI- Forca muskulare dhe aftësia e mirë fizike mund të përgjysmojnë rrezikun që pacientët me kancer t&...
GREQI- Një 58-vjeçare, Ioanna Tzouma, ka humbur jetën nga gripi H1N1 në Greqi, duke shënuar viktimën e parë të k&eum...
SHBA- Senati amrika konfirmoi kandidatin e Trump John Ratcliffe si drejtor të CIA-s. Senati votoi 74 me 25 në favor të kandidatit&nbs...