BOTA

Trump dhe Vance në fushatë elektorale, ndërsa vazhdon e paqartë situata në kampin demokrat

E.D Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 15:44

Trump dhe Vance në fushatë elektorale, ndërsa vazhdon e

SHBA- Kandidati republikan për president Donald Trump mbajti të shtunën në Miçigan tubimin e parë elektoral së bashku me kandidatin e sapoemëruar për postin e nënpresidentit. Aktiviteti u bë ekzaktësisht një javë pasi ish-presidenti i mbijetoi atentatit gjatë një tubimi në Pensilvani.

“Ishte pikërisht një javë më parë, madje në të njëjtën orë dhe minutë... Qëndroj sot përpara jush vetëm falë Zotit të plotfuqishëm. Nuk duhet të isha këtu tani. Ndodhi diçka shumë e veçantë”, u tha mbështetësve ish-presidenti Trump.

Së bashku me ish-presidentin, në aktivitet ishte edhe senatori nga Ohajo J.D. Vance. Ishte aktiviteti i tyre i parë i përbashkët që kur morën zyrtarisht emërimin në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki.

Miçigani është një ndër shtetet kryesore që pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Ish-presidenti Trump shfrytëzoi rastin për të deklaruar se do të fitojë pavarësisht se kush do të jetë kandidati demokrat.

“Kush është kandidati juaj i preferuar? Kë do të dëshironit?... Me kë do të dëshironit më shumë të përballemi? Kush thoni se është kandidati më i mirë? Do t’ja fillojmë me Kamala Harrisin dhe do të vazhdojmë”, tha ish-presidenti Trump.

Presidenti Joe Biden është zotuar se do ta vazhdojë kandidimin dhe po kështu kanë deklaruar edhe zyrtarët e ekipit të tij elektoral, megjithëse zërat mes të zgjedhurve demokratë që po bëjnë thirrje për tërheqjen e ij nga gara po rriten, duke arritur në 36 gjatë fundjavës.

Madje gjatë fundjavës pati edhe një protestë përpara Shtëpisë së Bardhë. Aktivistë dhe votues demokratë u mblodhën me moton “Kaloje Stafetën”, duke i bërë thirrje presidentit Biden që të tërhiqet nga kandidimi për një mandat të dytë.

Ndërsa demokratët po shqyrtojnë një mundësi të tillë, situata në Partinë Demokrate do të varet shumë nga fakti nëse do të jetë nënpresidentja Kamala Harris ajo që do të marrë stafetën, apo nëse do duhet të organizohet me shpejtësi një procesi i ri për përzgjedhje kandidatësh.

Nga ana e saj, nënpresidentja Harris mori pjesë të shtunën në një aktivitet elektoral për mbledhje fondesh në Masaçusets në mbështetje të rizgjedhjes së presidentit Biden. “Do t’i fitojmë këto zgjedhje”, deklaroi nënpresidentja Harris.

Presidenti 81-vjeçar vazhdon të jetë në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer për shkak të infeksionit nga COVID-i, ndërsa mediat njoftojnë se po peshon alternativat që mund të përcaktojnë drejtimin e vendit dhe të Partisë së tij Demokrate./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë