Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të kishte hezitim të dërgonte fonde federale në qytetin e tij të lindjes, New York City, nëse kandidati kryesor i majtë, Zohran Mamdani, zgjidhet kryebashkiak i qytetit më të madh të Amerikës këtë javë.
“Do të jetë e vështirë për mua si president të jap shumë para për New York-un, sepse nëse ke një komunist që drejton New York-un, do shpenzojnë kot paratë, që do dërgojmë atje”, tha Trump në një intervistë televizive.
Administrata e Trump-it është përpjekur disa herë të prishë grante federale dhe fonde për projekte, kryesisht në zonat që udhëhiqen nga demokratët.
Anketat tregojnë se Mamdani është përpara rivalit të tij kryesor, ish-guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo, në prag të votimit të së martës. Trump nuk sqaroi më tej komentet e tij për fondet, nëse Mamdani fiton. New York City mori 7.4 miliard dollarë në fonde federale këtë vit fiskal.
Në një intervistë të gjatë për programin CBS “60 Minutes” të dielën, Trump tha se një kryebashkiak si Mamdani, do të bënte që ish-kryebashkiaku i majtë si Bill de Blasio të dukej “shumë mirë”.
“Unë e pashë de Blasion, sa keq ishte si kryebashkiak dhe ky njeri do të bëjë një punë më të keqe se Blasio, për shumë gjëra”, tha presidenti për Mamdanin.
Trump, i cili u rrit në lagjen Queens të New York-ut, gjithashtu praktikisht mbështeti Cuomo-n, një demokrat, në intervistë.
“Nuk jam fans i Cuomos në asnjë mënyrë, por nëse duhet të zgjedh midis një demokrati të keq dhe një komunisti, unë do të zgjedh gjithmonë demokratin e keq, për të qenë i sinqertë me ju”, tha presidenti republikan.
Mamdani, i cili do të drejtojë një qendër financiare botërore, është një socialist demokrat, megjithëse ai ka mohuar akuzat se është komunist, duke bërë shaka në një intervistë televizive se ai është “paksa, si një politikan skandinav”.
Mamdani fitoi primaret e Partisë Demokratike, ndërsa Cuomo ishte i dyti. Ky deputet 34-vjeçar e ka quajtur ish-guvernatorin e New York-ut një kukull dhe papagall të Trump-it.
Trump ka vendosur trupa të Gardës Kombëtare në qytete që udhëhiqen nga demokratët si pjesë e një operacioni kundër krimit, ndërsa përpiqet të heqë fonde nga juridiksionet që kufizojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të imigracionit.
Policia britanike u përball me pyetje në lidhje me kaosin 24-orësh me thikë të një të dyshuari, përpara se ai të ni...
Mijëra njerëz që ikën nga një qytet kyç në vijën e frontit gjatë luftës së Sudanit, ndërsa ky qyte...
Ndërsa Zohran Mamdani ecte rrugëve të Upper East Side për fushatë, mbështetësit e tij e ndalonin vazhdimisht. Dy gra t...
Policia në Izrael ka arrestuar dhe ndaluar oficeren më të lartë ligjore të ushtrisë, pasi ajo pranoi publikimin e pamjeve të...
jedhja e kafshëve në Kretë është ende një realitet sot. Krimi ka evoluar në kultivimin e kanabisit dhe&nb...
Pesë milionë nga më shumë se gjashtë milionë hebrenj të vrarë në Holokaust tani janë identifikuar dhe, me ndih...
Çipat më të fuqishëm të krijuar nga Nvidia do të rezervohen vetëm për SHBA-në dhe do të mbahen larg vendeve ...
Një shofer i cili vodhi verë të mirë dhe shampanjë me vlerë 31,000 paund nga restorantet luksoze i ka shpëtuar burgut pasi kt...
Raportuesi në Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, vlerësoi se qëndrimi i Komisionit Evropian ndaj pushtetit të presid...
Moska ka zbuluar nëndetësen e saj më të fundit bërthamore, Khabarovsk , e cila është e aftë të mbajë dronin ...