New York Times: Fitorja e AfD-së në Gjermani i dërgon një mesazh Evropës
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti Harvard, në kuadër të konfliktit të vazhdueshëm mes Shtëpisë së Bardhë dhe institucionit prestigjioz akademik.
Deklarata vjen pasi New York Times raportoi se qeveria amerikane ishte tërhequr nga kërkesa e mëparshme për një pagesë prej 200 milionë dollarësh gjatë negociatave me universitetin. Trump reagoi përmes një postimi në rrjetin Truth Social, duke akuzuar Harvardin se ka “ushqyer me gënjeshtra” median amerikane.
Zyrtarë të administratës Trump kanë akuzuar Harvardin se nuk ka vepruar mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze në kampus, akuza që universiteti i ka hedhur poshtë.
Harvardi ka qenë një nga objektivat kryesore të fushatës së Shtëpisë së Bardhë kundër asaj që Trump e quan ideologji “woke” dhe “e majta radikale” në universitetet amerikane.
Në prill të vitit të kaluar, Trump anuloi rreth 2 miliardë dollarë fonde federale për kërkime shkencore dhe ngriti financimet për Harvardin. Universiteti reagoi duke paditur administratën, duke argumentuar se qeveria nuk ka të drejtë të diktojë çfarë mësohet, kë pranon apo kë punëson një universitet privat.
Një gjykatë federale amerikane më pas rrëzoi vendimin për ndërprerjen e fondeve, duke konstatuar shkelje të së drejtës së fjalës së lirë. Shtëpia e Bardhë e quajti vendimin “skandaloz” dhe paralajmëroi apelim.
Tashmë, Trump ka deklaruar se nuk ka më interes për marrëveshje me Harvardin.
“Po kërkojmë një miliard dollarë dëmshpërblim dhe nuk duam më asnjë marrëdhënie me Universitetin Harvard në të ardhmen,” shkroi ai.
Trump ka kërcënuar më herët edhe me heqjen e statusit të përjashtimit nga taksat për universitetin, si dhe me marrjen nën kontroll të patentave të krijuara nga kërkimet e financuara nga shteti.
Ndryshe nga Harvardi, universitete të tjera të Ivy League, si Columbia, Penn dhe Brown, kanë arritur marrëveshje me administratën Trump për të shmangur humbjen e fondeve federale.
Pasi fituan kontroll të plotë mbi policinë dhe shërbimet, autoritetet serbe kanë filluar ta nënshtrojnë edhe gjyq...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi për të pesëmbëdhjetin herë të hënën se nëse nuk arrihe...
Andrew Mountbatten-Windsor është nën presion në rritje për të bashkëpunuar me zyrtarët amerikanë që hetojn&e...
Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj perëndimorë që çdo shkelje e vazhdueshme e një marrëveshjeje të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka rënë dakord për një marrëveshje tregtare me kryeministrin e Indisë, Naren...
Gjermania po përballet me një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar — nga infermierët te specialist...
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, kanë rënë dakord të dësh...
Fondacioni bamirës i Sarah Ferguson, i njohur si Sarah’s Trust, ka njoftuar se do të mbyllet “për një afat të pacaktuar&r...
Transporti publik në të gjithë Gjermaninë u pezullua pas një grevë të thirrur nga një nga sindikatat më të m...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, po udhëton drejt Uashingtonit për një vizitë me peshë të lartë politike, ku pri...