
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet në formë shumë të mirë, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor prej se u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit.
Ai u tha gazetarëve në avionin presidencial se "u përgjigja saktë në çdo pyetje" në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka “zemër të mirë” por ka edhe “shpirt shumë të mirë”.
"Mendoj se shkoi mirë", tha Trump për ekzaminimin mjekësor, duke shtuar se i ishte nënshtruar “çdo testi që mund ta paramendoni”. Ai theksoi se raporti pritet të publikohet më 13 prill.
Presidentët amerikanë e kanë zakon të japin hollësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, megjithëse nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë.
Trump është akuzuar vazhdimisht për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, por Shtëpia e Bardhë tha se mjeku presidencial Sean Barbabella do të japë një përmbledhje të ekzaminimit dhe se "natyrisht" kjo do të bëhet publike.
"Mund të konfirmoj se presidenti është në formë shumë të mirë, siç e shihni pothuajse çdo ditë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Trump, një adhurues i madh i golfit i cili nuk pi alkool apo cigare, është mburrur vazhdimisht për energjinë e tij që nga fillimi i mandatit të dytë, megjithatë është e ditur se ushqimi i shpejtë është dobësia e tij.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të tij të parë, Ronny Jackson, tha në vitin 2018 se me një dietë më të shëndetshme Trump mund të "jetojë deri në 200 vjet".
Ekzaminimet e bëra gjatë mandatit të parë treguan se Trump po merrte ilaçe për të trajtuar kolesterolin e lartë.
Raporti i Jacksonit sugjeronte se Trump duhet të humbiste 4.5 deri në 7 kilogramë, por në përgjithësi ishte me "shëndet të shkëlqyer" dhe pa shenja të "ndonjë problem me shëndetin mendor".
Një vit më vonë, një ekzaminim tregoi se presidenti 1.9 metra i gjatë peshonte 110 kilogramë. Që atëherë, Trump duket se ka humbur pak peshë.
Mosha dhe shëndeti mendor u bënë një çështje kryesore në zgjedhjet e vitit 2024, kur Trump dhe presidenti i atëhershëm, Joe Biden, u përballën si kandidatët më të vjetër në histori nga partitë kryesore.
Biden, tani 82 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga gara pas një debati televiziv kundër Trumpit në qershor, gjatë të cilit pati vështirësi në të folur, duke shtuar shqetësimet për shëndetin e tij.
Që nga rikthimi në detyrë, Trump ka krahasuar vazhdimisht energjinë e tij me atë të Bidenit, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka akuzuar administratën e mëparshme për fshehjen e asaj që ajo e quan dobësim të shëndetit të Bidenit./REL
Artikuj te sugjeruar
I.A
BOTA
12 Prill10:41
Mes tensioneve dhe mungesës së besimit, SHBA-ja dhe Irani takohen sot në Oman
OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shteteve të Bashkuara ...
M.B.
BOTA
11 Prill22:45
VIDEO/ Shpërthimi i bombës në Athinë, ja momenti i ngjarjes! Çfarë regjistruan kamerat
ATHINA- Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train në Avenue Syggrou të...
M.B.
BOTA
11 Prill22:39
Lidhet me aksidentin e trenave? Shpërthim i fuqishëm në Athinë, bomba u paralajmërua nga telefonata misterioze: Nuk është farsë!
ATHINA- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train ...
M.B
BOTA
11 Prill22:31
"A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë?" Analiza: Djegia e urave lidhëse
SHBA- A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë? Kompani të ndryshme si Asahi dhe TSMC po zgjerojnë prodhimin...
r.ll
BOTA
11 Prill16:56
"Bën komente keqdashëse dhe vazhdimisht na ngacmon", OpenAI padit Musk: Ka provuar çdo mjet në dispozicion për të dëmtuar kompaninë
altman, musk
SHBA- OpenAI, kompania që zhvillon modelin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka ngritur një padi kundër milia...
r.ll
BOTA
11 Prill16:09
Analiza: Pse Pekini nuk po tërhiqet nga tarifat?
foto ilustruese
KINË- Në përgjigje të arsyes pse Pekini nuk po tërhiqet nga Donald Trump për tarifat, përgjigja ës...
M.B.
BOTA
11 Prill15:20
I dërguari i Trump, Steve Witkoff do të takohet me Putinin në Rusi
SHBA- Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një stuhie diplomatike ...
n.f
BOTA
11 Prill14:58
Gjermania ndan gati rreth 11 miliardë euro ndihma ushtarake për Ukrainën
GJERMANI- Gjermania ka vendosur të ofrojë një mbështetje ushtarake prej 11 miliardë euro për Ukrainën. Një shumë ...
n.f
BOTA
11 Prill14:41
Pentagoni planifikon të tërheqë 10,000 trupa amerikane nga Evropa dhe të shkurtojë 5.1 miliardë dollarë për shpenzimet e "panevojshme"
SHBA- Propozimi për tërheqjen e deri në 10,000 ushtarëve nga Evropa Lindore, i cili po shqyrtohet seriozisht nga zyrtarët e Pentagoni...