
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ishte shumë i zhgënjyer nga presidenti Putin sa i përket zhvillimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Mund ta them këtë – u shpreh ai në një intervistë radiofonike me komentatorin konservator Scott Jennings – dhe do të bëjmë diçka për t’i ndihmuar njerëzit të jetojnë.”
Ndërkohë kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti Putin “kriminelin më të rrezikshëm të luftës i kohës sonë” Gjatë një interviste për televizionin gjerman Sat.1, Merz tha: Putin po kryen krime të rënda lufte dhe dhe po e bën në shkallë të gjerë. Sipas tij, Perëndimi duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj Moskës:
“Duhet të jemi të qartë se si i trajtojmë kriminelët e luftës. Në këtë kontekst, çdo butësi është e pavend”, theksoi kancelari gjerman.
Ndërkohë presidenca franceze informoi se nesër presidenti i Ukrainës do të jetë në Paris në një takim pune me presidentin Emmanuel Macron pasuar me një darkë ne pallatin Elize. Presidenca franceze sqaroi se dy udhëheqësit do të “diskutojnë për situatën në terren, dhe kreu i shtetit do të konfirmojë mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Ukraina dhe udhëheqësit e Evropës Perëndimore kanë thënë se nuk besojnë se Putini është serioz sa i përket arritjes së paqes në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar se nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, atëherë Putini mund të sulmojë Evropën dhe aleancën ushtarake të NATO-s. Ndërsa në deklaratat e bëra në Kinë, Putin i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si “histeri” nga njerëz të papërgjegjshëm, që sipas tij, e paraqesin Rusinë si armik.
Putin pretendoi se Rusia ishte e detyruar të vepronte në Ukrainë për shkak të asaj që ai e përshkroi si përpjekjen e Perëndimit, me ndihmën e NATO-s, për të “përvetësuar gjithë hapësirën post-sovjetike”.
“Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në BE, ne kurrë nuk e kemi kundërshtuar”, tha Putin gjatë bisedës me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Kinë. “Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër... Kundërshtimi ynë për këtë çështje është i njohur: ne e konsiderojmë një gjë të tillë të papranueshme”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shtator21:36
“Vdekja e Greqisë”, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave lëshon alarmin në vendin fqinj
Postimi i Elon Musk rreth “tragjedisë” së Greqisë shkaktoi sensacion, duke komentuar krizën demografike që po çon ...
BOTA
2 Shtator20:24
Trump deklaratë të fortë në rrjete sociale: Do dërgojmë trupat federale për zgjidhjen e kriminalitetit në Çikago
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin e tij social Truth Social, duke e cil&eu...
BOTA
2 Shtator19:16
Po merrnin ujë në një zonë të sigurt, nëntë persona humbin jetën nga sulmi izraelit në Gaza, mes tyre dhe fëmijë
Të paktën nëntë persona, mes tyre pesë fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit në zonën a...
BOTA
2 Shtator18:46
Sherr me thika mes nxënësve në Kosovë, plagoset adoleshenti. Dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Një incident i rëndë është shënuar sot rreth orës 15:00 në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën &...
BOTA
2 Shtator18:41
Shpenzoi mijëra euro nga fondet e BE për darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet me burg
Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator pë...
BOTA
2 Shtator18:36
Sulm me thikë në Marsejë, disa të plagosur, agresori vritet nga policia
Një burrë ka goditur me thikë të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite. Pas sulmit burri u ...
BOTA
2 Shtator18:05
Vuçiç takohet me Vladimir Putinin: Jemi të gatshëm të punojmë së bashku për të mbrojtur territorin e Beogradit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, se për Beogradin ësht&eum...
BOTA
2 Shtator17:43
Afganistani shkundet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, numri i viktimave shkon në 1400! Ja sa ishte magnituda
Një tërmet tjetër, me magnitudë 5.5 ballë, tronditi Afganistanin juglindor të martën, duke shkaktuar frikë për d&...